Bella Hadid rikthehet në pasarelë për Saint Laurent pas trajtimit të sëmundjes Lyme

Bella Hadid është rikthyer fuqishëm në botën e modës. Modelja 28-vjeçare, pas një periudhe trajtimi për sëmundjen Lyme, sfiloi në Javën e Modës në Paris për shtëpinë prestigjioze Saint Laurent.

Ngjarja u zhvillua më 29 shtator, në një skenë madhështore në kopshtet pranë Kullës Eiffel, ku Bella u shfaq me një pallto të tejdukshme të koleksionit pranverë/verë 2026 të dizajnerit Anthony Vaccarello, të kombinuar me vathë të mëdhenj dhe syze dielli elegante.

Dalja e saj në pistë erdhi vetëm disa ditë pas shtrimit në spital për shkak të komplikimeve nga sëmundja Lyme, me të cilën ajo jeton prej moshës 16-vjeçare, shkruan People.