Miss Finlanda shkarkon fituesen me origjinë nga Kosova, shkak një foto raciste?

miss-finlanda-shkarkon-fituesen-me-origjine-nga-kosova,-shkak-nje-foto-raciste?

Miss Finlanda Sarah Dzafce, bukuroshes me origjinë nga Kosova, do t’i hiqet kurora, njoftuan organizatorët e konkursit të bukurisë në një konferencë për shtyp të enjten.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se Dzafce e cila u kurorëzua Miss Finlanda në shtator, e gjeti veten në qendër të vëmendjes në mediat sociale pasi një fotografi e saj duke bërë një gjest të dukshëm racist u postua në platformën Jodel.

Fotografia tregon Dzafce duke i tërhequr sytë në një formë të pjerrët me gishtat e saj, me tekstin poshtë që lexon (në finlandisht), “kiinalaisenkaa syömäs” – që mund të përkthehet përafërsisht si “duke ngrënë me një kinez”.