35 vende do të marrin pjesë në Eurovision 2026

nis-zyrtarisht-‘eurovision-2025’:-lista-e-15-shteteve-qe-konkurrojne-ne-gjysmefinalen-e-pare-–-ne-mesin-e-tyre-edhe-shqiperia

Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka shpallur zyrtarisht 35 vendet që do të marrin pjesë në Festivalin Evropian të Këngës Eurovision 2026, i cili do të mbahet në Vjenë të Austrisë.

Transmetuesit anëtarë të EBU-së kishin afat deri në mesin e dhjetorit 2025 për të paraqitur aplikimet e tyre zyrtare për të garuar në Eurovision 2026.

Pesë nga këto vende janë parakualifikuar direkt për Finalen e Madhe, e cila do të zhvillohet më 16 maj 2026: Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar – si dhe vendi pritës, Austria.