Bashkëpunon prej 7 vitesh, Fifi: Nëse Erkand Shabani për dikë është një tmerr, me mua është shumë korrekt

fifi:-nuk-jam-mire-me-koncertet-pasi-u-bera-nene

Filloreta Raçi – Fifi ka reaguar në rrjete sociale marrë parasysh bashkëpunimin që ka me kompaninë muzikore “Onima” prej shtatë vitesh.

Në një postim në rrjete sociale, ajo thekson se është pjesë e kompanisë që nga viti 2019 dhe se pronari Erkand Shabani ka qenë korrekt me të deri më tani.

Kjo vjen pas rastit me Gjestin, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim, pas dyshimeve se ka kërcënuar pronarin e kësaj kompanie.

 Foto: Instagram

Fifi thekson se kënaqësitë e paqartësitë janë individuale, por që ajo nuk ka hasur në ndonjë problem.

Postimi i plotë i Fifit (pa ndërhyrje):

“Për krejt juve që po më shkruani mesazhe në Instagram.

Unë jam artiste e cila kam një marrëveshje me Onima dhe këngët më distribuon Onima.

Pakënaqësitë, kënaqësitë, qartësitë dhe paqartësitë janë individuale dhe relative.