WhatsApp do të prezantojë rezervimet e emrave të përdoruesve në Android

whatsapp-po-pergatit-nje-funksion-te-ri

Që nga fillimi i tij, WhatsApp kërkonte që numrat e telefonit të regjistroheshin dhe të shërbenin si ID-ja juaj, shkruan gsmarena.

Megjithatë, klienti popullor i mesazheve së shpejti do t’ju lejojë të lidheni nëpërmjet emrave të përdoruesit, një veçori që ka qenë e pranishme në aplikacione të tjera të mesazheve, si Telegram dhe Signal, për vite me radhë.

Në versionin më të fundit beta për Android, menyja e cilësimeve të WhatsApp ju lejon të rezervoni emrin tuaj të përdoruesit përpara se të prezantohet sistemi i plotë i emrave të përdoruesit.