Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës ka publikuar çmimet e reja të derivateve për ditën e sotme.
Sipas përditësimit, nafta shitet me 1.66 euro për litër, benzina deri në 1.44 euro për litër, ndërsa gazi 0.86 euro për litër.


Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës ka publikuar çmimet e reja të derivateve për ditën e sotme.
Sipas përditësimit, nafta shitet me 1.66 euro për litër, benzina deri në 1.44 euro për litër, ndërsa gazi 0.86 euro për litër.


Një vetaksident është regjistruar mbrëmjen e së dielës afër kazermës së FSK-së në Gjilan.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha për Klankosova.tv se një pasagjer është lënduar lehtë.
Sipas informacioneve të policisë, dyshohet se vozitësi ka humbur kontrollin duke u përplas jashtë rrugës.
I lënduari me urgjencë është transportuar në emergjencën e spitalit Rajonal në Gjilan, derisa për rastin është njoftuar prokurori i shtetit.
Njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat se si ka ardhur deri te ky aksident.

Pasditja e së dielës ka troditur Shqipërinë, si pasojë e një vrasjeje të rëndë që ka ndodhur në Lezhë.
Nga të shtënat me armë zjarri, një makinë është goditur me mbi 30 plumba, duke lënë të vrarë dy persona.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se nga të shtënat kanë mbetur të vrarë burrë dhe grua.
Rrethanat dhe motivi i këtij rasti ende nuk dihet. Paraprakisht, dyshohet se atentati ka ndodhur teksa viktimat kanë qenë në lëvizje.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e rastit. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës, Arben Nasufi, ka reaguar në lidhje me atentatin e rëndë.
“Është konstatuar që një mjet në lëvizje është qëlluar me breshëri armësh dhe dyshohet dhe mjekët kanë konfirmuar se kanë humbur jetën dy persona, një burrë dhe një grua. Lajmi është shumë i rëndë. Nën drejtimin e prokurorit është ngritur grupi hetimor, janë marrë të gjitha masat. Po punojmë intensivisht, po fiksojmë çdo provë me qëllim hetimin e plotë, zbardhjen e gjithë dinamikës dhe zbulimin e autorëve dhe vënien para përgjegjësisë së tyre”, ka thënë ai.
Hoffenheimi ka kaluar në epërsi në minutën e 31-të në duelin që po e zhvillon në udhëtim ndaj Hamburgut.
Dy skuadrat po përballen me njëra-tjetrën në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në kampionatin gjerman.
Autor i golit të epërsisë për Hoffenheimin ishte sulmuesi kosovar Fisnik Asllani.
Ylli i Kosovës shënoi për rezultatin 1-0 në minutën e 19-të me një volej goditje pas asistimit nga Vladimir Coufal.
Ky ishte goli i dhjetë i Asllanit deri më tani këtë sezon në Bundesliga, teksa ka edhe gjashtë asistime.
Kliko linkun për video:
https://x.com/1337xh0x/status/2048083681466569203/video/1?s=46
Drenica ka arritur një fitore të rëndësishme në Superligë.
Ata mposhtën Prishtinën e Re, në një ndeshje dramatike e cila u mbyll me rezultat 2-3.
Golat për Drenicën u realizuan nga Kreshnik Uka (2 gola) dhe Jeton Krasniqi, ndërsa për Prishtinën e Re shënoi Kargbodhe Elom Nya-Vedji.
Me këtë fitore, Drenica mbetet e 7-ta me 38 pikë, ndërsa Prishtina e Re e fundit me 28 të tilla.

Një vjedhje e rëndë është raportuar mbrëmjen e së premtes në Prishtinë ka njoftuar Policia e Kosvoës.
Bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në momentin që nuk ka qenë askush në banesën e tij, përmes dritares së dhomës, kanë hyrë persona të panjohur dhe prej aty kanë vjedhur stoli ari.
Rasti është duke u hetuar.
“Rr. Avni Hodaj, Prishtinë 24.04.2026 – 19:00-23:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se në momentin që nuk ka qenë askush në banesën e tij, përmes dritares së dhomës kanë hyrë persona të panjohur dhe prej aty kanë vjedhur stolia ari. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, njofton PK.

Një 30-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në një aksident trafiku të ndodhur në Gjermani.
Viktima, Besnik Fana, nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të rënda të marra në aksident, i cili ndodhi të enjten.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe familja nga Prishtina, e cila ka shprehur dhimbje të madhe për humbjen.
Në një njoftim në rrjete sociale, familjarët kanë thënë se ai do të kujtohet për mirësinë dhe respektin ndaj të gjithëve, ndërsa detajet për ceremoninë mortore pritet të bëhen të ditura më vonë.
“Besniku do të kujtohet gjithmonë për zemrën e tij të madhe, mirësinë dhe respektin ndaj të gjithëve.” – thuhet në postimin e bërë në Facebook.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për datën 24 prill 2026.
Sipas vendimit, i cili hyn në fuqi nga ora 10:00, çmimet janë:
MINTI ka bërë të ditur se këto janë çmime tavan dhe asnjë pikë shitjeje nuk lejohet të tejkalojë këto vlera. Masa, sipas ministrisë, synon mbrojtjen e konsumatorëve nga luhatjet në tregun e karburanteve.
Qytetarët janë inkurajuar të raportojnë çdo shkelje të mundshme në numrin 0800 11000 ose në email-in konsumatori@rks-gov.net.

Një rast i hetimit të vdekjes është raportuar më 23 prill në Prizren.
Sipas informacioneve zyrtare, një mashkull kosovar ka ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, si dhe ekipi mjekësor, ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Prizren / 23.04.2026-NN. Është raportuar se një mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, njofton PK.
Reprezentuesi kosovar, Vedat Muriqi po kalon sezonin më të mirë të karrierës me Mallorcën, duke u shndërruar në një nga golashënuesit më të spikatur në La Liga me 21 gola.
Forma e tij e shkëlqyer ka tërhequr vëmendjen edhe të Barcelonës, që po kërkon alternativa efektive dhe ekonomike për repartin ofensiv.
Sipas mediave spanjolle, klubi katalanas e sheh Muriqin si një profil ndryshe nga sulmuesit aktualë, i fortë fizikisht, dominues në ajër dhe shumë i rrezikshëm në zonë.
Për më tepër, përvoja e tij në La Liga e bën një opsion të sigurt për t’u përshtatur menjëherë. Operacioni konsiderohet i realizueshëm financiarisht, pasi kartoni i tij mund të kushtojë rreth 15 milionë euro, një shifër e përballueshme për Barcelonën në kushtet aktuale ekonomike.
Nëse lëvizja realizohet, Muriqi mund të bëjë hapin më të madh të karrierës dhe të kalojë në një nga klubet më të mëdha në Evropë.