Category: MOTI

  • Reshje shiu përfshijnë vendin nesër

    Të reshura shiu përfshinë vendin ditën e diel, që gjatë mbrëmjes mund të jenë më të vazhdueshme me kalimin në ditën e hënë.

    Deri nga mesdita e së hënës reshjet mund të pushojnë, e priten intervale me diell. Temperaturat zbresin deri në 12C. Ndonjë rrebesh shiu kalon ditën e martë, derisa zonave malore priten edhe reshje dëbore.

    Më pas të mërkurën parashihen kushte më stabile me kthjellime.

    Mirëpo depërtimi i masave më të ftohta ajrore zbret temperaturat, minimalet deri në1C, e maksimalet luhaten ndërmjet 12C e 15C.

    Të dielën frynë ende erëra jugore e jugperëndimore të lehta dhe mesatare 3-8m/s, ndërsa nga dita e hënë ndryshojnë drejtimin në verilindore, njofton Mendimi për Motin.

  • Parashikimi i motit për ditën e hënë

    Kjo javë pritet të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme meteorologjike, si pasojë e masave të ajrit me origjinë verilindore dhe jugperëndimore.

    Gjatë ditës së sotme, sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

    Po sipas këtyre të dhënave, temperaturat maksimale gjatë ditës së hënë, parashihen të jenë 17 gradë Celsius.

    “Temperaturat minimale: 4-7°C. Temperaturat maksimale: 14-17. Era: Kryesisht nga veriperëndimi e lehte deri mesatare”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e IHMK-së.

  • Parashikimi i motit: Kosova nën ndikimin e borës dhe shiut

    • Temperaturat aktuale janë të ulëta, rreth 2 °C dhe me re të dendur.
    • Gjatë mbrëmjes dhe natës, moti pritet të qëndrojë me re dhe lagështi, me temperatura që luhaten rreth 1-2 °C.
    • Ka paralajmërim “Red Warning for Snow/Ice” për të gjithë Kosovën — rrezik për akull, dëborë dhe vështirësi në shfrytëzimin e rrugëve.
    • Po ashtu është paralajmërim “Yellow Warning for Rain” — reshje që mund të ndikojnë në transport dhe infrastrukturë.

    📋 Çfarë të prisni dhe si të përgatiteni

    Kundërmasat që mund të ndërmerrni:

    1. Rrugët mund të jenë të akullta ose të rrëshqitshme — për udhëtime dil ngadalë, përdor goma dimërore, dhe kontrollo mirë karrocerinë.
    2. Vishuni mirë — veshje izoluese, mbyllëse ndaj erës dhe lagështisë, këpucë që nuk rrëshqasin.
    3. Planifikoni lëvizjet — shmang orët e vona apo mëngjesin kur rrugët janë më të rrezikshme.
    4. Informohu për paralajmërimet lokale — meteorologjia dhe autoritetet komunale mund të japin njoftime të përditësuara.
    5. Kontrolloni gjendjen e energjisë dhe dispositivos— dimri dhe ngricat shpesh shkaktojnë ndërprerje.
  • Fillimi i tetorit me reshje shiu e borë, temperaturat zbresin deri në 1°C

    Temperaturat do të ulen drastikisht, teksa mund të ketë edhe reshje bore gjatë fillimit të tetorit, sipas “Mendimi për motin”.

    Në ditën e parë të tetorit, vransirat shtohen që nga orët e mëngjesit, megjithëse intervale të shkurta me diell nuk mungojnë.

    “Krejt më vonë gjatë mbrëmjes reshje të shiut fillojnë të përfshinë vendin, e zonave më të larta malore po priten edhe të reshura dëbore. Temperaturat maksimale më të ulëta, luhaten ndërmjet 13C e 17C, derisa minimalet në mëngjes zbresin në 5C e 8C. Frynë erë mesatare verlindore 5-10m/s”, thuhet në njoftim.

    Të reshura më të shumta dhe më të vazhdueshme shiu do të përfshinë vendin ditën e enjtë. Temperaturat pësojnë rënie deri në 6C e 4C.

    “Zonave malore reshjet e dëborës formojnë shtresën e parë të borës për këtë stinor dimëror. Duke kaluar në ditën e premtë reshjet e dëborës, zbresin në lartësi më të ulëta mbidetare, përfshi pjesë të Prishtinës e rrafshit të Kosovës, ku mund të formohen edhe shtresa dëbore. Temperaturat minimale zbresin deri në 1C. Këto të reshura shoqërohen edhe me erëra më të theksuar të ftohta veriore, që frynë me intenzitet mesatarë, 6-12m/s. Me kalimin nga dita e shtunë, reshjet pushojnë, mirëpo vransira dominojnë edhe më tutje vendin. Më shpesh intervale me diell parashihen ditën e diel, kur dhe temperaturat rriten deri në 15C”

  • Java e ardhshme ka mot me diell, vranësira e reshje shiu

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të mbajë mot me diell, vranësira, dhe reshje shiu.

    Sipas njoftimit temperatura minimale do të jetë një gradë Celsius, kurse ajo maksimale do të jetë 18 gradë Celsius.

    Moti i plotë për pesë ditët e javës së ardhshme:

    E hënë
    Moti me diell dhe vranësira të shpërndara nga dita e enjte parashihen riga shiu.
    Temperaturat minimale: 5-9°C.
    Temperaturat maksimale: 15-18.
    Era kryesisht nga jugperëndimi e lehte deri mesatare.

    E martë
    Moti me diell dhe vranësira të pjesshme.
    Temperaturat minimale: 5-7°C.
    Temperaturat maksimale: 15-18°C.
    Era nga perëndimi, 1–3 m/s.

    E mërkurë
    Moti kryesisht i vranët .
    Temperaturat minimale: 4-7°C.
    Temperaturat maksimale: 11-15°C.
    Era kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare.

    E enjte
    Mot i vranët dhe me kushte për reshje shiu.
    Temperaturat minimale: 1-3°C.
    Temperaturat maksimale: 7-12°C.
    Era: nga verilindja, 1-7 m/s.

    E premte
    Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.
    Temperaturat minimale: 1-4°C.
    Temperaturat maksimale: 5-9°C.
    Era e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

  • Parashikimi i motit për të dielën

    Parashikimi i motit për të dielën

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se e diela do të karakterizohet me mot kryesisht të kthjellët dhe me diell, por në disa zona pritet të ketë edhe vranësira të cilat mund të sjellin reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

    Temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 25–29°C, varësisht nga rajoni, transmeton lajmi.net.

    Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1 deri në 6 metra për sekondë.

    IHK bën thirrje për kujdes në rast të reshjeve me rrufe, sidomos në orët e pasdites, kur mund të shfaqen kushte lokale jo të qëndrueshme.

  • Njoftimi zyrtar: Moti i keq do të vazhdojë, 3 qarqet më të rrezikuara gjatë natës

    Reshjet e shiut dhe era do të vazhdojë gjatë orëve të pasdites dhe natës së shtunë, por edhe gjatë ditës së diel.

    Sipas Institutit të Gjeoshkencave (IGJUM), Tirana, Durrësi dhe Lezha do të vijojnë të jenë nën pushtetin e reshjeve intensive të shiut.

    Në qarqet Shkodër, Dibër, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në Kukës dhe Fier priten reshje mesatare.

    Qarqet e tjera do të kenë reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.

    Po sipas IGJEUM, reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet, ndërsa intensiteti i lartë i tyre mund të shkaktojë përmbytje të shpejta në zona urbane, sidomos në Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

    Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa për momente të shkurtra deri e fortë në bregdet dhe zonat malore.

    I gjithë vendi u përfshi këtë të shtunë nga moti i keq, duke shkaktuar probleme në disa qarqe. Në Tiranë, era e fortë shkaktoi edhe të lënduar, ndërsa shumë pemë ranë duke dëmtuar biznese e makina. Probleme pati edhe në Durrës, ku uji pushtoi rrugët dhe lundrimi në det u pezullua. Edhe Lezha e Vlora u përballën me reshje intensive e erëra të forta.

    Për shkak të motit të keq, autoritetet në aeroportin e Rinasit pezulluan për rreth 30 minuta fluturimet, me qëllim garantimin e sigurisë për udhëtarët.

    Ndërsa Policia e Shtetit apeloi për kujdes në rrugë, si nga shoferët ashtu edhe nga këmbësorët.

  • Sot më ngrohtë, maksimalja deri në 30 gradë

    Mot më i ngrohtë me intervale më të gjata me diell pritet të mbajë në vend ditën e mërkurë. Pasdite me kalime vransirash, mund të shfaqen kushte për ndonjë rrebesh shiu, më shumë pranë zonave malore.

    Frynë erë më e theksuar verilindore, mesatare e mesatarisht e fuqishme, 6-14m/s. Temperaturat minimale zbresin në 12C e 15C, ndërsa maksimalet gjatë ditës shkojnë deri në 28C e 30C.

    Ditën e enjtë kalojnë vransira përgjatë vendit, por pa mundësi për të reshura. Nga dita e premtë parashihet mot më stabil, kryesisht me kthjellime e diell, e mjaft i nxehtë.

    Temperaturat gradualisht në rritje deri në 29C e 31C, të enjtën e të premtën. Në fundjavë arrinë vlera prej 34C e 36C. Minimalet luhaten ndërmjet 12C e 15C. Era frynë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe mesatare 3-10m/s, njofton Mendimi për Motin.

     

  • Të hënën priten stuhi të forta, breshër dhe mundësi për vërshime

    Ndonëse kjo javë ka qenë dukshëm më e freskët pas valës së të nxehtit ekstrem, që solli temperatura deri në 42.5°C në Klinë, ku u thye rekordi i të gjitha kohërave në Kosovë, tashmë masat e nxehta janë rikthyer ndjeshëm, duke ngritur termometrin deri në 34°C.

    Megjithatë, të hënën pritet një përmbysje e menjëhershme e kushteve të motit. Masa të ftohta dhe të lagështa, të shoqëruara nga një ciklon i fuqishëm, do të sjellin destabilizim të theksuar atmosferik. Fillimisht, me përjashtim të ndonjë rrebeshi të izoluar gjatë orëve të paradites, pasditja pritet të karakterizohet nga zhvillime të fuqishme të vranësirave.

    Lokalisht, këto do të sjellin rrebeshe intensive shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh – disa prej tyre potencialisht të rënda. Stuhitë mund të shoqërohen me erëra të forta dhe breshër të madh në zona të izoluara. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, me ulje prej të paktën 10-15°C.

  • Temperaturat deri në 35 gradë javën e ardhshme në Kosovë

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike, me mot kryesisht të kthjellët dhe me diell. Përjashtim bën dita e premte, kur pritet të ketë mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat në pjesën e dytë të ditës mund të sjellin stuhi lokale, kryesisht në disa zona të izoluara.

    Të hënën moti do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 10 dhe 12°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 27 deri në 31°C. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.

    Të martën moti do të jetë me diell gjatë gjithë ditës. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 10 dhe 14°C, kurse ato maksimale pritet të arrijnë nga 28 deri në 32°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.

    Ndërkaq të mërkurën, moti parashihet me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 18°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin ndërmjet 28 dhe 33°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-2 m/s.

    Të enjten, moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi relievin malor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 12 dhe 18°C, kurse maksimalet do të arrijnë nga 31 deri në 35°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga verilindja.

    Ndërkohë të premten moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Në pjesën e dytë të ditës, vranësirat pritet të shtohen dhe në disa zona mund të krijojnë kushte për stuhi afatshkurtra. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 18°C, ndërsa maksimalet nga 30 deri në 34°C. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë, nga veriperëndimi dhe verilindja.