Category: SHOWBIZ

  • Atij i pëlqejnë burrat”, merr fund zyrtarisht martesa e Yllit, nëna e tij e surprizon në Ferma VIP

    Atij i pëlqejnë burrat”, merr fund zyrtarisht martesa e Yllit, nëna e tij e surprizon në Ferma VIP

    Vazhdonje surprizat ën Ferma VIP. Nëna e Yllit, Vlora ëhstë futur në fermë mbrëmjen e sotme për t’i sjellë një mesazh të rëndësishëm të birit nga jashtë.

    Ajo i ka sjellë një letër, ku thuhet se tashmë ai është zyrtarisht i divorcuar. Historia e Yllit u bë publike disa javë më parë, ku ish-bashkëshortja tashmë i kishte dërguar një letër ku edhe thoshte se atij i pëlqejnë burrat dhe kërkonte të mos i përmendej emri.

    Pas kësaj erdhi dhe reagimi i Yllit i cili tregoi një tjetër version, ku sipas tij shkak i zënkave ishte se partnerja e tij nuk i donte familjen.

    Pjesë nga biseda:

    Vlora: Kam ardhur t’i trgoj Yllit letrën se është i shkurorëzuar tani e në vazhdim.

    Luana: Ylli si ndihesh për këtë lajm?

    Ylli: Jam shumë i lumtur. Siç e kam përmendur gjatë kohës që më kanë ardhur mesazhe, e kam ndier veten që jam në një peng, mendoja se si do të pritet. Jam shumë i lumtur. Ky lajm është diçka që më ndryshoi jetën, dhe më la të jetoj jetën i lirë me familjen time.

    Luana: Uroj të gjesh njeriun e jetës tënde.

    Ylli: Njeriu njëherë gabon në jetë. Jam shumë i lumtur për momentin. Normalisht që personin e zemrës e kam menduar dhe e mendoj që të më dojë nënën, babën, familjen dhe të mos më largohjë asnjëherë nga familja.

  • Bebe Rexha debuton për herë të parë në Met Gala 2025, me një veshje dramatike nga Christian Siriano

    Bebe Rexha debuton për herë të parë në Met Gala 2025, me një veshje dramatike nga Christian Siriano

    Bebe Rexha bëri hyrjen e saj të parë në Met Gala këtë vit, duke shkëlqyer me një pamje tërheqëse nga stilisti Christian Siriano.

    Për natën më të madhe të modës, këngëtarja 35-vjeçare zgjodhi një xhaketë të zezë të prerë me kujdes dhe një fund të gjatë prej tyli, që krijuan një kombinim të fuqishëm mes finesës dhe dramës.
    Pamja u përforcua nga doreza rrjetë dhe një stil flokësh elegant me ndarje anësore.

    Rexha tha se Siriano “gjithmonë më bën të dukem mirë”, duke vlerësuar bashkëpunimin me të për këtë event të rëndësishëm, shkruan people.

    Ajo iu përmbajt me finesë temës së këtij viti “Superfine: Tailoring Black Style”, e cila nderon elegancën dhe ndikimin e stilit “dandy” në kulturën e modës.

    Met Gala 2025 u bashkëkryesua nga emra të njohur si Colman Domingo, ASAP Rocky, Lewis Hamilton, Pharrell Williams dhe Anna Wintour, ndërsa LeBron James ishte kryetar nderi.

    Debutimi i Rexhës u mirëprit nga fansat dhe kritikët, duke shënuar një moment të veçantë në karrierën e saj të modës.

  • Gruaja e Aaron Goodwin arrestohet për komplotin e vrasjes së tij

    Gruaja e Aaron Goodwin arrestohet për komplotin e vrasjes së tij

    Victoria Goodwin, gruaja e Aaron Goodwin, i njohur nga reality show Ghost Adventures, është arrestuar me dyshimin se kishte planifikuar vrasjen e tij, me ndihmën e një të burgosuri nga një burg në Florida.

    Sipas Daily Mail, Victoria u mor në paraburgim më 6 mars me akuzën e nxitjes për vrasje dhe komplotit për të kryer vrasje, transmeton Indeksonline.

    Arrestimi erdhi pasi policia gjeti mesazhe që Victoria kishte shkëmbyer me të burgosurin e lartpërmendur. Sipas hetuesve, ka qenë ajo që ka nisur bisedën për vrasjen e mundshme të bashkëshortit të saj, ndërkohë që po mendonte mënyrat për t’i shpëtuar martesës së saj të pakënaqur.

    Policia përfshiu gjithashtu si provë mesazhin e saj, i cili thoshte: “A jam një person i keq që kam zgjedhur t’i jap fund ekzistencës së tij dhe jo ta divorcoj?”

    Sipas hetimit, plani do të zbatohej ndërsa Aaron ishte i zënë me xhirimet e një shfaqjeje me Zak Bagans në Kaliforni. Victoria dyshohet se pranoi të bashkëpunonte me personin që supozohej të kryente krimin në tetor 2024, për të cilin ajo i pagoi atij 11,515 dollarë.

    Përveç kësaj, ajo i dha atij informacion të detajuar në lidhje me lëvizjet e Aaron dhe pagoi një depozitë prej 2500 dollarë. Megjithatë, vrasja nuk u krye kurrë.

    Zak Bagans është një hetues paranormal amerikan, prezantues televiziv, autor dhe regjisor. Ai njihet më së miri si nikoqiri dhe producenti i serialit popullor Ghost Adventures, në të cilin ai dhe ekipi i tij eksplorojnë vende të supozuara të përhumbura në mbarë botën. Shfaqja transmetohet në Travel Channel dhe ka pasur sezone të shumta dhe speciale.

  • Kush janë gratë shqiptare më të kërkuara në Google?

    Kush janë gratë shqiptare më të kërkuara në Google?

    Një hulumtim i ri tregon se audienca globale është e magjepsur nga talenti, inteligjenca dhe suksesi i tyre. Sipas kërkimeve të bazuara në të dhënat e Google, këngëtarja Dua Lipa kryeson si gruaja shqiptare më e kërkuar në mbarë botën, me 10 milionë kërkime në muaj – duke arritur në 120 milionë kërkime vjetore në vitin 2024.

    Menjëherë pas saj vjen Nëna Terezë, me 89 milionë kërkime, duke dëshmuar sefigurat shqiptare, si historike ashtu edhe bashkëkohore, vazhdojnë të ngjallin interes global.

    Top 10-shja vazhdohet nga Rita Ora me 24 milion klikime në vit. E katërta Mira Murati me 12 milionë klikime në vit. Pastaj vijnë Bebe Rexha, Ava Max, Loradana, Enca Haxhiu, Melisa dhe Era Istrefi.

    Miratuar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1977, çdo vit, 8 Marsi festohet si Dita Ndërkombëtare e Gruas. Për atë arsye, për këtë ditë të veçantë, sot do t’i përmendim disa prej grave shqiptare që kanë vërtetuar se janë të pandalshme dhe që njihen si ambasadoret tona më të mira.

    Rezultatet e këtij hulumtimi jo vetëm që vijnë në kohën perfekte – më 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas – por gjithashtu ofrojnë një këndvështrim në interesimin e njerëzve në mbarë botën për suksesin e grave shqiptare.

    Është inkurajuese të shohësh që jo vetëm femrat shqiptare nga diaspora po ndikojnë në botë, por edhe femrat e vendlindjes, siç janë Era Istrefi, Loredana, e Enca Haxhiu.

    Mira Murati: Shqiptarja që po udhëheq revolucionin e AI

    Përtej yjeve të muzikës, gratë shqiptare po bëjnë histori edhe në teknologji. Mira Murati, ish-Kryeshefe e Teknologjisë dhe CEO e OpenAI, ka pasur një rol kyç në zhvillimin e inovacioneve të AI-së, përfshirë ChatGPT. Së fundi është bërë e ditur se Mira ka hapur kompaninë e saj, Thinking Machines Lab, e cila thuhet se ka një vlerë prej 9 miliard dollarësh dhe definitivisht duket premtuese.

    Me 1 milion kërkime mujore (12 milionë në vit), Murati spikat si një lidere në inteligjencën artificiale dhe një nga zërat më prominent në botën e teknologjisë, sidomos në Amerikë. Suksesi i saj është një dëshmi e aftësisë së grave shqiptare për të sfiduar barrierat në industri të mëdha globale.

    Mbretëreshat e muzikës: Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha

    Artistet me origjinë shqiptare kanë pushtuar industrinë muzikore globale.

    ë Dua Lipa dominon listat botërore, ka fituar çmime Grammy dhe performon në

    skenat më të mëdha të botës. Këtë vit ajo siguroi çmimin Best Pop Act, një status i veçantë në skenën e muzikës pop.

    ë Rita Ora, e njohur për hitet e saj dhe aktivitetet në modë dhe film, grumbullon 24 milionë kërkime në vit.

    ë Bebe Rexha, një nga zërat më unikë në pop dhe dance music, që performoi edhe në Sunny Hill në Kosovë vitin e kaluar, arrin po ashtu 12 milionë kërkime vjetore.

    Lista vazhdon me emra si Era Istrefi, Dafina Zeqiri dhe Elvana Gjata, të cilat vazhdojnë të tërheqin miliona fansa globalisht.

    Vajzat e arta të sportit: Majlinda, Nora & Distria

    Gratë shqiptare kanë bërë histori edhe në sport. Fitoret e tyre frymëzojnë brezat e rinj të sportisteve shqiptare. Sidomos në xhudo, tri kampione kanë shkëlqyer:

    ë Majlinda Kelmendi – fituesja e parë e medaljes së artë olimpike për Kosovën (2016), me 120,000 kërkime në vit.

    ë Nora Gjakova & Distria Krasniqi, që fitoi vitin e kaluar medaje të artë në Paris, të dyja kampione të shquara të xhudos, me 100,000 kërkime vjetore.

    ë Kosovare Asllani, futbolliste që përfaqëson Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, me 120,000 kërkime në vit. Influenceret, aktore; modelet që po pushtojnë internetin

    Studimi nxjerr në pah edhe ndikimin e madh të influencueseve, modeleve dhe aktoreve shqiptare:

    ë Eliza Dushku (Aktore) – 12 milionë kërkime në vit

    ë Melissa (Influencerja “Melixt”) – 12 milionë kërkime në vit

    ë Rina Lipa (Modele, motra e Dua Lipës) – 100,000 kërkime në vit

    ë Të tjera emra të njohur: Festa Qoqaj, Drenusha Latifi, Arbana Osmani, Luana Vjollca, Alketa Vejsiu dhe Kiara Tito.

    Prania e tyre online po ndikon në kulturën dhe tendencat globale.

    Sa janë të pasura gratë shqiptare?

    Suksesi shpesh shoqërohet me pasuri, dhe studimi vë në dukje gratë shqiptare më të pasura. Në krye të kësaj liste qëndron Dua Lipa, e cila vlerësohet të ketë një pasuri prej rreth 100 milionë dollarësh. Me ndryshimet e fundit në menaxhim dhe kalimin nën drejtimin e të atit, Dukagjin Lipës, disa mediume parashikojnë se ajo mund të arrijë nivelin e miliarderëve në vitet e ardhshme.

    Mirëpo ajo nuk është e vetmja. Pas saj vjen Rita Ora, me 30 milionë dollar. E pastaj renditen këngëtarja Bebe Rexha 8 milionë, modelja Emina Cunmulaj me 5 milonë dollar, dhe Ava Max, me 3 milionë dollar.

    Rrugën e shtruar për sukses monetar padyshim se e ka edhe Mira Murati, pritet të shihet se si do të ec kompania e saj e re, por një gjë dihet, e ajo është se me punë dhe talentin e saj Mira Murati do jetë gjithashtu në mesin grave më të pasura shqiptare. Heroniat e të gjitha kohërave.

    Historia shqiptare është e mbushur me gra që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme. Nga Shote Galica, që luftoi për lirinë e vendit, tek Nëna Terezë, që iu përkushtua ndihmës ndaj të varfërve, gratë shqiptare kanë qenë gjithmonë shtylla të forta të shoqërisë.

    Në ditët e sotme, gratë si Atifete Jahjaga dhe Vjosa Osmani, presidentet e para femra të Kosovës, vazhdojnë të frymëzojnë brezat e rinj me lidershipin dhe vizionin e tyre. Lista e grave shqiptare që bëjnë punë inspiruese dhe që janë model për vajzat e reja po rritet çdo ditë dhe ky është lajm jashtzakonisht i mirë për gjeneratat e reja.

    Rreth hulumtimit

    Ky studim është realizuar nga platforma dua.com, që gjithmonë synon të promovojë vlerat shqiptare, duke përdorur të dhëna nga Google Ads e duke analizuar volumin e kërkimeve globale mujore dhe vjetore për gratë më të famshme shqiptare në industri të ndryshme.

  • A e takoi Gjesti Eglin para largimit? Banori: Shpresoj të më ketë kuptuar, u bë e tepërt

    A e takoi Gjesti Eglin para largimit? Banori: Shpresoj të më ketë kuptuar, u bë e tepërt

    Largimi i Eglit nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” ka shkaktuar shumë reagime, dhe një prej banorëve që duket se e ka përjetuar thellë këtë situatë ka qenë Gjesti.

    Ai ka shprehur shqetësimin dhe keqardhjen për gjendjen në të cilën ndodhej Egli, duke theksuar se ishte i shqetësuar për shëndetin e saj. Banori ka shprehur:

    Shkova në dhomë të rrëfimit e përcolla, qante, gjynah. Ia shpjegova disa gjëra, ishalla më ka kuptuar. E kuptoi që vetëm vetes keq po i bën. E shkatërron veten pa sens, pa asgjë

    Gjesti ka theksuar se Egli ishte duke e dëmtuar veten duke u zhytur emocionalisht në një situatë që i shkaktonte më shumë dhimbje sesa lumturi.

    Ai shtoi se kjo situatë kishte kaluar kufijtë e dashurisë dhe kishte marrë një formë që vetëm po e rëndonte atë.

    U bë e tepërt, nuk është kjo dashuri, është të luash nga mendja i bën vetes keq

    – ka thënë ai, duke njohur ndikimin e mundshëm të izolimit në një person emocionalisht të brishtë.

    Gjesti beson se, pas disa ditësh, Egli do të mund ta shihte situatën me një perspektivë tjetër dhe do të ndjehej më mirë.

    E di që kur të kalojnë 2 ose 3 ditë, do të shohë gjërat ndryshe, do të jetë mirë, do të qetësohet. E ka pasur nga izolimi. Ishte e kotë, edhe motra i tha vëre veten të parën. Gjynah pasha Zotin

  • Gjesti i kërkon falje Eglit dhe i premton takim pas ‘BBVA’ – çfarë ka për t’i thënë?

    Gjesti i kërkon falje Eglit dhe i premton takim pas ‘BBVA’ – çfarë ka për t’i thënë?

    Pas daljes së Eglit, Gjesti ka ndarë një moment të flas direkt me kamerat në shtëpinë e vëllait të madh.

    Ai mes fjalëve tregoi se “Po te premtoj se kena me u taku, sa të përfundoj ky ‘Big’ kom shumë sene me t’i tregu, ndoshta edhe ti ki diçka me thanë

    Mes tjerash ai i kërkoi falje Eglit dhe familjes së saj.

    Se a do të ndodh ky takim mbetët të shihet në vazhdim.

  • Vëllai i Madh merr një vendim pasi Gjestit ia ‘vodhen’ zarfat

    Vëllai i Madh merr një vendim pasi Gjestit ia ‘vodhen’ zarfat

    Gjesti ka marrë dje një shpërblim nga Vëllai i Madh si lider i shtëpisë më të famshme në Shqipëri. “Valixhja e tundimeve” e priste banorin te dhoma e surprizave dhe brenda kishte 7 zarfe me shpërblime dhe dënime.

    Gjesti 3 zarfe i hapi mbrëmjen e djeshme. Por, që gjatë natës Gjesti e humbi vigjilencën dhe e zuri gjumi.

    Pikërisht në këtë moment, Vserlo pa mundësinë perfekte për t’i ndërhyrë në lojë dhe, pa u vënë re, i vodhi dy zarfa nga valixhja.

    Ndërsa, Vëllai i Madh sot solli një zarf tjetër në shtëpi duke i bërë me dije banorëve që duhet të kthejnë zarfat e fshehur.

  • Reagojnë familjarët e Eglit ndaj Gertës

    Reagojnë familjarët e Eglit ndaj Gertës

    Egli Tako është banorja më e komentuar në rrjet dhe jo vetëm.

    Ndonëse brenda shtëpisë po ndodhin debate mes Eglit dhe Gertës, këta të fundit kanë reaguar në rrjetin social Instagram.

    Në një instastory të publikuar ata kanë shkruar:

    “Ke perfunduar personal trainer, Gerta po ti e di çfarë është dhe pse qenka kaq gje e ulet te besh kete pune”

  • Për çfarë po e akuzon kryetarin e komunës së Obiliqit Sami Ahmeti.

    Për çfarë po e akuzon kryetarin e komunës së Obiliqit Sami Ahmeti.

    Së fundmi aktivisti nga rradhet e LVV Sami Ahmeti akuzon kryetarin e komunës së Obiliqit z. Xhafer Gashi!

     

    Kërkoj publikisht nga kryetari i komunës së Obiliqit, njëherazi kandidat për deputet nga LDK-ja, që të informojë qytetarët se çfarë borxhi i ka Sllavisha Jakovljeviçit, i cili po bashkëpunon me strukturat paralele të Serbisë dhe nuk po shkarkohet nga pozita e nënkryetarit të Komunës?!

    Qytetarët që nga dje po kërkojnë ta dinë këtë të vërtetë?!

  • Berat Gjimshiti bëhet baba për herë të tretë, zbulon gjininë dhe emrin e fëmijës

    Berat Gjimshiti bëhet baba për herë të tretë, zbulon gjininë dhe emrin e fëmijës

    Futbollisti i Kombëtares, Berat Gjimshiti është bërë baba për herë të tretë. Mbrojtësi dhe partnerja e tij serbe, Alisa Jalize, kanë njoftuar ardhjen në jetë të djalit të tyre, Aron Noah.

    Kapiteni kuqezi ka gjithashtu një djalë dhe një vajzë, ndërsa familjes i shtohet edhe një tjetër djalë.

    “Me zemrat plot mirënjohje, mirëpresim mrekullinë tonë të vogël: Aron Noah Djimsiti. Ti, vëllai dhe motra jote, jeni dhurata më e bukur që mund të kërkojmë ndonjëherë. Tani jemi të kompletuar. Mirë se erdhe në botë, vogëlushi jonë”, shkroi Gjimshiti në postimin e tij.

    Gëzimet sa vijnë dhe shtohen për futbollistin shqiptar, i cili edhe në karrierën e tij, po kalon momentin më të mirë ndonjëherë, teksa është kthyer në lojtar kyç për Atalantën, por edhe për Kombëtaren shqiptare.