Tag: AAK

  • AKK ka shqyrtuar projektligjin për zyrtarët publik dhe projektligjin e pagave

    Asociacioni i Komunave të Kosovës ka shqyrtuar projektligjet për Zyrtarët Publik dhe Projektligjin e Pagave, raporton Gazeta Blic.

    Ai i ka dhënë vërejtjet, propozimet dhe rekomandimet dhe këto do t’ia përcjell grupeve punuese qeveritare.

    Sa i përket Projektligjit të Pagave, propozimi i AKK-së vazhdon të jetë i një njëjtë pozitë e njëjtë- pagë e njëjtë, po ashtu është e nevojshme të bëhen disa ndërhyrje te disa pozita të caktuara, që presim në takimin e radhës së grupit punues të diskutohen.

    Njoftimi i plotë:

    Kryesitë e dy kolegjiumeve të AKK në takim të përbashkët shqyrtuan projektligjet për Zyrtarët Publik dhe Projektligjin e Pagave, e që këto projekt ligje janë në disktuim publik, ku edhe i dhanë vërejtjet, propozimet dhe rekomandimet e tyre. Këto vërejtje, propozime dhe rekomandimet do përcillen përmes shkresës zyrtare në grupet punuese qeveritare.

    Projektligji për Zyrtarët Publik, parasheh që menaxhmenti i mesëm dhe i ulët të mandatohet me afat vetëm prej 4 vitesh. Kjo u kundërshtua nga të gjithë anëtarët dhe me ç’rast është kërkuar që nenet që e parashohin këtë rregullim të mos përfshihen në ligjin e ardhshëm. Propozohet që të mbetet në fuqi rregullimi aktual, pra që të mos ketë ndryshime në këtë aspekt.

    Projekt-ligji I propozuar eliminon procesin e avancimit në detyrë, transferin në pozita të ngjashme brenda institucioneve dhe kërkesa e AKK-së është që pozitat e menaxhmentit të mesëm dhe të ulët të rregullohen me akt-emërime të përhershme, ashtu siç është e rregulluar me ligjin aktual.

    Shërbimi Civil në Kosovë është i ndërtuar mbi karrierë. Investimet që janë bërë dhe bëhen në administratë edhe në personel kanë ndikuar dhe ndikojnë në ngritjen e kapaciteteve të tyre e që kjo shndërrohet me automatizëm në ofrim të shërbimeve më të mira për qytetarët.

    Ndërrimi i zyrtarëve çdo 4 vite do të krijojë shumë probleme në institucione, nuk do të ketë stabilitet, zyrtarët nuk do të paraqesin interesim të madh për ngritje të kapaciteteve të tyre, pasi nuk do dihet edhe e ardhmja e tyre.

    Në Kosovë është punuar mjaft shumë për të arritur në këtë nivel, jemi shembull për rajonin për stabilitein në administratë, u theksua në këtë takim, andaj nuk do të i bënte mirë vetë Kosovës, ndryshimi shpeshtë i stafit menaxhues sepse do të humbej kontinuiteti i punëve në vazhdimësi.

    Po ashtu kishte edhe propozime tjera rreth procedurave, afateve ku u kërkuan disa qartësime sa i përket procesit të rektrutimit në nivel lokal.

    Sa i përket Projektligjit të Pagave, propozimi i AKK-së vazhdon të jetë i një njëjtë pozitë e njëjtë- pagë e njëjtë, po ashtu është e nevojshme të bëhen disa ndërhyrje te disa pozita të caktuara, që presim në takimin e radhës së grupit punues të diskutohen.

    Kolegjiumi i Zyrtarëve Ligjor, mbajti takim tjetër përveç shqyrtimit të projektligjeve në fjalë , u diskutuan disa çështje juridike edhe rreth situatës aktuale.

  • Vjen edhe një dorëheqje nga Dega e AAK’së në këtë qytet

    Vjen edhe një dorëheqje nga Dega e AAK’së në këtë qytet

    Sot ka dhënë dorëheqje kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Lipjan Vehbi Imeri.

    Dorëheqja e Imerit ka ardhur pas rezultatit të dobët që kishte AAK-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit në këtë komunën e Lipjanit.

    “Pas një analize gjithëpërfshirëse të ecurisë së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt, konsideroj se Dega e AAK-së në Lipjan nuk arriti të realizoi objektivat e parashikuara”, ka shkruar Imeri në dorëheqjen e tij.

    Imeri më tej ka njoftuar se si pasojë e kësaj ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në AAK.

    “Në frymën politike të krijuar dhe me aktualitetin e ri politik e shoh të pamundur vazhdimin e të qenit pjesë e rrugëtimit politik në AAK dhe drejtimin e kësaj defe, andaj nisur nga këto fakte paraqes dorëheqjen time nga të gjitha pozitat në të gjitha nivelet që i kam në AAK”, ka shkruar Imeri.

    Sipas rezultateve preliminare, partia e Ramush Haradinajt është radhitur e katërta me 7.4% të votave.

  • “Gjykata Supreme do të urdhërojë certifikimin e kandidatëve të LVV-së, AAK-së dhe Nismës”

    “Gjykata Supreme do të urdhërojë certifikimin e kandidatëve të LVV-së, AAK-së dhe Nismës”

    Ish-deputeti Visar Ymeri mendon se Gjykata Supreme do të urdhërojë certifikimin e kandidatëve të LVV-së, AAK-së dhe Nismës që nuk kanë pasur problem me ligjin, duke i lënë jashtë listës kandidatët që kanë pasur dënime.

    Ymeri në “Debat Plus” ka thënë se mos certifikimi i disa listave zgjedhore nga KQZ do të shkojë në Gjykatën Supreme.

    “Gjykata Supreme mund të thotë se duke u bazuar edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese këta persona nga këto lista nuk mund të certifikohen ndërsa pjesa tjetër e listës është në rregull dhe certifikohet me apo pa zëvendësim [të personave të pa certifikuar]”.null

    Ai thotë se nuk është e drejtë t’iu ndalohet certifikimi qindra personave pse disa në ato lista kanë dënime.

    “Nuk mundesh me ua ndalua LVV-së, AAK-së apo Nismës të garojnë në zgjedhje vetëm pse i kanë disa persona të dënuar. Ne po flasim për certifikim të kandidatëve dhe kandidaturat janë individuale. Nuk është në rregull nëse zoti Kurti s’mundet mu certifiku, të mos certifikohen edhe 100 kandidatë tjerë”.

    Ymeri thotë se nuk ka nevojë për të krijuar panik dhe sipas tij gjithçka do të shkojë mirë në zgjedhje.

    “Do të ishte humbje e madhe për LVV-në nëse i bojkoton zgjedhjet”, tha ndër të tjera Ymeri.

  • “Nipi i Bajraktarit të Rugovës” kandidat për deputet në listën e AAK-së

    “Nipi i Bajraktarit të Rugovës” kandidat për deputet në listën e AAK-së


    Daut Haradinaj, ka bërë zyrtare edhe një kandidat tjetër për deputet në zgjedhjet e reja, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan Gazeta Blic.

    Bëhet fjalë, për Shemsedin Dreshajn nga Peja, i cili siç thotë Haradinaj, është nip i Bajraktarit të Rugovës.

    “Listës së AAK-së i bashkohet profesor doktor Shemsedin Dreshaj nga Peja, nip i Bajraktarit të Rugovës. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj.

  • Eskalon beteja mes partnerëve, AAK e akuzon LDK-në për korrupsion

    Eskalon beteja mes partnerëve, AAK e akuzon LDK-në për korrupsion

    Beteja LDK-AAK është zhvendosur në komunën e Pejës. Tashmë partnerët e koalicionit po ia përmendin njëra tjetrës korrupsionin.

    Kandidati për kryetar të Pejës, i nominuar nga AAK-ja, Arbër Grabovci, mëngjesin e sotëm ka realizuar një aksion, në qendër të qytetit.

    Ai ka vendosur një obelisk, ku shkruhet PA KORRUPSION, e këtë, ai ia ka dedikuar kryetarit Gazmend Muhxhari.

    Vet Grabovci, ka publikuar një fotografi në FB ku shihet para këtij obelisku me të cilin edhe sfidon Muhaxherin.

    Ky është postimi i tij:

    #PAKORRUPSION në Pejë

    Puna #1 e Kryetarit duhet të jetë vet i pa korruptuar dhe të eliminoi korrupsionin që ka kapluar çdo pore të qeverisjes komunale!

    Sfidoj Kryetarin Muhaxheri të dalë publikisht para kësaj motoje të fuqishme.

    Pejën e dua #PAKORRUPSION.

  • AAK-ja e përjashton Donika Kadajn nga partia

    AAK-ja e përjashton Donika Kadajn nga partia

    Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi,  ka thënë se nga 3 qershori, kur ishte votuar Qeveria Hoti, është përjashtuar nga pjesëmarrja në diskutimet në parti.

    Ajo ka thënë se nuk e di nëse krerët e partive kanë kërkuar shkarkimin e Driton Selmanajt.

    “E di që deputetë të caktuar e kanë kundërshtuar vazhdimisht këtë qëndrim, e di që kanë qenë të gjithë unik dhe unanimisht në përkrahje të deputetes Bogujevci dhe sigurisht në përkrahje të familjarëve të cilët janë lënduar në atë debat. Mirëpo, a është kërkuar zyrtarisht nga krerët e subjektit shkarkimi i tij, reciprokisht a ka pas biseda ndërmjet krerëve të LDK-së dhe Aleancës, nuk e di”, ka thënë Kadaj-Bujupi. “Unë prej datës 3 qershor, kur është votuar Qeveri, nuk kam qenë e ftuar në takimet brenda subjektit politik, brenda Aleancës, pra në njëfarë forme jam përjashtuar nga vendimmarrja dhe diskutimet në të gjitha instancat prandaj kam mungesë të informatave se çfarë ndodhë brenda dhe jam e kufizuar që të jap informata nga brenda sepse nuk i di”, tha ajo në Interaktiv të KTV-së.

    E pse ka ndodhur kjo ajo ka thënë se ka qenë një hatërmbetje për mosvotimin e Qeverisë Hoti, ose abstenimi në raport me kryeministrin Hoti.

    “Moralisht mendoj se Selmanaj është dashur të shkarkohet menjëherë, atë ditë”, ka thënë ajo.