Tag: Adriana Hoxhiq

  • Supremja e la jashtë Kuvendit, vjen reagimi i parë nga Adriana Hoxhiq

    Supremja e la jashtë Kuvendit, vjen reagimi i parë nga Adriana Hoxhiq

    Kryetarja e Partisë Komuniteti i Bashkuar, Adriana Hoxhiq ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, që e la atë jashtë Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

    Hoxhiq deklaroi se është shumë e zhgënjyer me këtë vendim të Supremes teksa shtoi se kjo gjykatë i ka vjedhur votat e qytetarëve.

    “Nuk mujta me gjet asnjë argument të qartë që ndërlidhet me ligjin dhe jam ,e të vërtetë e zhgënjyer sepse kam pritur që do të kemi një vlerësim profesional dhe se ky vendim do të tregonte se krejt rajoni e ka problemin ekonomik, demokracia të jetë në nivelin e duhur. Kam besuar që ata më së shumti e dinë së çfarë domethënë të jesh i pabarabartë. Supremja e ka marr një vendim që i ka vjedhur votat e lira të qytetarëve të Kosovës, që kanë  dal dhe kanë vendosur sipas vullnetit. Kjo është e papranueshme dhe shkelje e demokracisë”, ka thënë ajo, në emisionin “Frontal”, në T7.

    Ajo tha se është humbur mundësia që të krijohet një frymë e re në Kuvendin e Kosovës.

  • Presionet nga Lista Serbe për të votuar Adrijana Hoxhiqin dalin në shesh/Bojan Maroviqi thotë se u largua nga puna pasi refuzoi të votonte Adrijana Hoxhiqin

    Presionet nga Lista Serbe për të votuar Adrijana Hoxhiqin dalin në shesh/Bojan Maroviqi thotë se u largua nga puna pasi refuzoi të votonte Adrijana Hoxhiqin

    Bojan Markoviq nga komuna e Ranillugut, komunë kjo më shumicë serbe, pretendon se e ka humbur vendin e punës vetëm sepse refuzoi të votonte për Adrijana Hodxhiqin, përfaqësuese e një prej subjekteve politike boshnjake nga Mitrovica, në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

    Markoviq thotë se kryetari i komunës së Ranillugut, Vlladica Aritonoviq nga Lista Serbe, i kërkoi që të votonte për Hoxhiqin.

    Markoviq, i cili është baba i dy fëmijëve të mitur, punonte për kompaninë e sigurimit fizik “Scorpion” me seli në Ferizaj, e cila është në pronësi të një shqiptari. Vendi i punës së Markoviqit ishte në ndërtesën e komunës së Ranillugut. Komuna është 60 kilometra nga Prishtina.

    “Ai më thirri mua (kryetari i Ranillugut, Vlladica Aritonoviq) dhe më dha një fletëvotim. E rrumbullakoj opsionin për mua dhe numrin në të djathtë, dhe më tha: ‘Këtë kërkesë do të ma respektosh. Voto për Adrijana Hoxhiqin dhe i pres katër vota nga ti’. Pra, që unë, prindërit e mi dhe gruaja ime ta mbështesnim këtë opsion”, thotë Markoviq në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.

    “Ata më thirrën më 16 shkurt (dy ditë pas zgjedhjeve) për një bisedë me kryetarin. Unë shkova dhe ai më tha: ‘Ku janë votat?’. Unë i thashë se nuk mund ta votoja atë, as prindërit e mi nuk donin të votonin (për Iniciativën Qytetare Komuniteti i Bashkuar- Adrijana Hoxhiq)”, shtoi ai.

    Më 21 shkurt, shtatë ditë pas zgjedhjeve, Markoviq u shkarkua nga kompania ku ai punonte. Dokumenti që iu dorëzua atij me atë rast dhe të cilin e ka parë edhe Radio Evropa e Lirë, thotë se punësimi i tij është ndërprerë për shkak të “zvogëlimit të numrit të punëtorëve, sipas urdhrave të komunës së Ranillugut”.

    Markoviq shton se kryetari i Komunës së Ranillugut dhe zyrtarët e tjerë shpërndanë fletëvotime me një opsion të vetëm politik, për të cilin u thoshin qytetarëve që të votojnë.

    Ai nuk është ankuar për vendimin e punëdhënësit dhe nuk është i gatshëm që ta raportojë rastin në polici. Sidoqoftë, ai vendosi të flasë për këtë publikisht për Radion Evropa e Lirë, sepse, siç thotë, ajo që i ndodhi atij është “turp”.

    Pse Adrijana Hoxhiq?

    Adrijana Hoxhiq garoi në zgjedhje me Iniciativën Qytetare Komuniti i Bashkuar-Adrijana Hoxhiq. Subjekti i saj fitoi 6.422 vota apo një ulëse në Kuvendin e Kosovës

  • Hoxhiq votonte në zgjedhjet që i organizonte Serbia në Kosovë

    Hoxhiq votonte në zgjedhjet që i organizonte Serbia në Kosovë

    Lista e Adriana Hoxhiq ka dalur e para nga partitë boshnjake në zgjedhjet e mbajtura me 14 shkurt në Kosovë.

    Dyshimet se ajo ka qenë e përkëdhelura e Listës Serbe në Kosovë kanë dalur në pah pas publikimit të rezultateve ku siç shihet, Hoxhiq ka pak vota në komunitetin boshnjak në Kosovë, por votat i ka marrë në komunat Veriore ku numri i boshnjakëve është shumë i vogël.

    Se Hoxhiq ka lidhje të kahershme me politikën serbe, tregon fakti se ajo në zgjedhjet e vitit të kaluar kishte votuar për zgjedhjet në Serbi, në komunat Veriore të Kosovës.

    Ndaj fitores së dyshimtë të saj kanë reaguar edhe dy përfaqësueset e partive boshnjake në Kosovë, Emilia Redzepi e Duda Balje të cilat kanë bërë thirrje që shteti i Kosovës duhet të reagojë dhe mos të njeh fitoren e dyshimtë të listës së Hoxhiq.