Tag: Agim Bahtiri

  • Agim Bahtiri i ndan mirënjohje djalit nga Deçani që priste t’i dhuronte veshkën Nazlije Sherifit

    Agim Bahtiri i ndan mirënjohje djalit nga Deçani që priste t’i dhuronte veshkën Nazlije Sherifit

    Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka pritur në takim djaloshin nga Deçani, Val Deçani, i cili para disa javësh ka bërë një veprim tejet njerëzor duke ardhur nga mërgimi për të dhuruar veshkën e tij për vajzën mitrovicase 19 vjeçare, Nazlije Sherifi, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë, ku fatkeqësisht nuk arriti të priste transplantin e veshkës dhe ndërroi jetë ditë më parë.

    Në këtë takim ishte i pranishëm edhe vëllau i të ndjerës Nazlijes, Iliri Sherifi, me ç’ rast kryetari Bahtiri ka potencuar se Vali meriton respektin më të madh për gjestin e tij human që ai ka shprehur, dhe njëkohësisht ka falënderuar gjithë qytetarët tjerë të cilët kanë kontribuar me mjete financiare për të mundësuar shërimin e vajzës mitrovicase, e cila fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetoj sëmundjes.

    Në fund të këtij takimi, kryetari Bahtiri ka nderuar me mirënjohje djaloshin nga Deçani, për vullnetin dhe gatishmërinë e tij për t’ ia dhuruar veshkën tashmë të ndjerës Nazlije Sherifit, ku vdekja e saj ka prekur zemrat e të gjithë qytetarëve.

  • Bahtiri i reagon Lushtakut: Ma dhuro gjithë pasurinë tënde, ma premtove

    Bahtiri i reagon Lushtakut: Ma dhuro gjithë pasurinë tënde, ma premtove

    Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka reaguar nënkryetarit të PDK-së, Sami Lushtakut, pasi ky i fundit e quanti “rrenc”.

    Statusi i plotë

    Arsyeja pse unë kam kandiduar për kryetar komune në vitin 2013 është se në Mitrovicë, kryetar i vërtetë ka qenë Sami Lushtaku e kukullë e tij Avni Kastrati. Pra, Mitrovicën më është dashur t’ua kthej mitrovicasve.

    Asokohe, Samiu ishte mësuar më i hap dyert e komunës së Mitrovicës me shkelm, ndërsa që nga viti 2013 së pari duhet me marrë leje e pastaj sikurse secili qytetarë, edhe ai mund ta vizitoj komunën që unë e udhëheqi.

    Sami, unë e kuptoj mllefin tënd, sepse duke qenë kryetar i tri komunave, fillimisht e ke humbur Mitrovicën, pastaj ortaku i humbjeve për ty ka vazhduar edhe në Skenderaj dhe Vushtrri. Por humbjet për ty kanë vazhduar edhe më shumë, sepse tash ‘brryl’ ta ka bërë edhe Ramiz Lladrovci.

    Sami, ti je pensionuar nga politika, sa më parë që e kupton, aq ma me lehtësi e kalon mllefin.

    Sami, asnjëherë ty e as askënd nuk e kam gënjyer, sepse gjithmonë e them të vërtetën.

    Nuk ta kam permendur më herët, por pasi që po merresh me mua, po ta përmendi. Ju nuk jeni njeri i fjalët, sepse sikur të ishit do ta paguanit kushtin që e ke humbur, kur keni thënë në prani edhe të djalit tuaj para zgjedhjeve të 2017 se nëse unë fitoj garën për kryetar komune, atëherë do të ma jepni krejt pasurinë.

    Shumë folët për burrëri mbrëmë, andaj mbajeni fjalën dhe ma dorëzoni pasurinë, duke përfshirë edhe tokën që e keni privatizuar nga 50 euro arin. Ndërsa, nëse ju e mbani fjalën, unë atë pasuri do t’ua jap skamnorëve.

    Sami, nuk ke lënë guri pa lëvizur për t’i ndihmuar PDK-së në zgjedhjet e 2017-së, por ju kam mundur të gjithëve së bashku. Mirëpo, sivjet nuk do të të mundoj shumë, sepse do të fitoj pa balotazh.