Tag: Agim Veliu

  • Veliu për Abdixhikun: Autokrati i katapultuar hyri nga dritarja në parti

    Ish-nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka hedhur një lum akuzash në drejtim të kryetarit të ri të kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

    Veliu, përmes një postimi në facebook, e ka quajtur Abdixhikun “autokrat të katapultuar në parti, “narcisoid”, “gardian që rri me çelësa në dorë” e të tjera.

    Aliu ka akuzuar liderin e ri të partisë, pas “fshesës” që bëri në degën në Podujevë, ku Aliu ishte kryetar për shumë vjet.

    Në Podujevë, kandidati i LDK-së, Ekrem Hyseni humbi përball atij të VV-së, Shpejtim Bulliqi.

    “Në vend se të marr përgjegjësi dhe bashkë me kandidatin e tij të kërkojnë falje për humbje në garën për Podujevën, Lumir Abdixhiku, që hyri nga dritarja në LDK, i paska marr çelësat e partisë që t’ua mbyllë derën e shtëpisë atyre që e ndërtuan dhe me sakrificë e mbajtën dhe e ngritën për 30 vjet. Autokratit të katapultuar në krye të partisë, që paska kërcënuar me mbyllje dyersh e diferencime, ia bëj me dije se është anëtarësia e LDK-së ajo që vendos për vendin e secilit në parti dhe jo ai me vendime kundërstatutare. Heshtja e deritashme nuk do të thotë se unë si kryetar i Degës së LDK-së do të dorëzohem përballë ndërhyrjeve kundërligjore dhe kundërstatutare të Lumirit, në degën e Podujevës”, ka shkruar Veliu.

  • Deklarata ofenduese e Agim Veliut, VV i del në mbrojtje Vjosa Osmanit: Nuk mundesh me idiotizma

    Deklarata ofenduese e Agim Veliut, VV i del në mbrojtje Vjosa Osmanit: Nuk mundesh me idiotizma

    Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Tinka Kurti, ka reaguar pas deklaratës së nënkryetarit të LDK-së, AgimVeliu, pasi ky i fundit “se edhe po të largohet e gjithë Kryesia e LDK-së nuk do ta zinte Osmanin aty”, raporton GazetaBlic.

    Kurti, në një postim në Facebook, ka kërkuar nga Veliu të pensionohet, teksa ka shtuar se këto komente, sipas saj, s’kanë pikë rëndësie.

    “Unë e kuptoj se ai (Agim Veliu) është i vogël, shumë i vogël. Po e dini në çfarë kuptimi. Mendjengushtë. Shpirtngushtë.  Agim Veliu pensionohu më ndershëm. Nuk mundesh me idiotizma. Rezultatin e tyre e ke pa. As mençëm nuk është për ty por e panevojshme për këdo. Pa pikë rëndësie komentet tua”, ka shkruar ajo./GazetaBlic

  • Kujtim Shala kandidat për kryeministër nga LDK? – Flet Agim Veliu

    Kujtim Shala kandidat për kryeministër nga LDK? – Flet Agim Veliu

    Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka thënë se janë në bisedime brenda subjektit të LDK-së për të dalë me një kandidat për kryeministër në zgjedhjet e reja.

    “Gjithsesi LDK do ta ketë kandidat edhe ne jemi në një proces të ndërtimit të një konsensusi të këtij kandidati. Besoj që atë konsensus do ta arrijmë pa problem dhe do të kandidojmë me kandidatin më të mirë që mund të ketë LDK. Meqenëse që dy ditë kemi filluar procesin e biseda. Do ta diskutojmë edhe me strukturat dhe shumë shpejt do ta arrijmë konsensusin. Por kemi emra mjaft të mirë. Nuk po përmendi emra. Unë nuk do të jem”, tha ai.

    “Nuk po permendi emra. Por mund te jete edhe ai qe ju po e permendni(Kujtim Shala), është një njeri i respektuar), ka thënë Veliu në T7.

  • Veliu i bindur për kthimin e LDK-së në Podujevë

    Veliu i bindur për kthimin e LDK-së në Podujevë

    Ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ka thënë se kthimi i LDK-së në Podujevë nuk ka alternativë.

    Ministri i Punëve të Brendshme ka thënë se LDK-ja e pranon verdiktin e qytetarëve të 29 nëntorit, ku në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës fitoi Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes.

    Ai ka thënë se qytetarët do të bindem shumë shpejt se askush më mirë se LDK-ja nuk i adreson nevojat e komunës, shtetit e qytetarëve.

    “Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka një konsistencë bashkëjetese me llapjanë. Për rreth tri dekada kemi kaluar nëpër shumë sfida së bashku dhe ia kemi dalë mbanë. I falënderoj gjithë anëtarët e LDK-së, simpatizantët dhe qytetarët për besimin që na kanë dhënë për vite të tëra. Dega e LDK-së në Podujevë përulet para këtij besimi. Ne e pranojmë verdiktin e qytetarëve dhe zotohemi se do të reflektojmë në bazë të nevojave dhe kërkesave tuaja. Ne i ftojmë shërbyesit civilë, të punësuarit në arsim, shëndetësi dhe në përgjithësi në nivel lokal, që të vazhdojnë të shërbejnë me nderë, pasi që kthimi ynë në vjeshtën e vitit të ardhshëm është i sigurt. Qytetarët shumë shpejt do të binden se askush më mirë se LDK-ja, nuk i adreson nevojat e komunës, shtetit dhe qytetarëve. Për dallim prej të tjerëve, ne nuk konsiderojmë që jemi të pagabueshëm. Por për dallim prej të tjerëve ne lëshimet tona eventuale dimë t’i korrigjojmë dhe të reflektojmë. Shumë shpejt ne do të dalim me një program të ri politik, i cili parasheh kthimin e LDK-së në qeverisjen lokale në Podujevë dhe adresimin e të gjitha nevojave të komunës dhe qytetarëve. LDK-ja është shtëpia e të gjithë llapjanëve, të rinjve dhe të rejave, burrave dhe grave, mësimdhënësve, mjekëve, profesionistëve të fushave të ndryshme, bujqve, të moshuarve etj. Ne kemi bashkëjetuar dhe kemi udhëhequr komunën drejt fitoreve të njëpasnjëshme për 20 vjet. Vitin e ardhshëm beteja e re politike do të na gjej më të përgatitur, më unik dhe më të fortë se kurrë. Kthimi i LDK-së në Podujevë nuk ka alternativë!” – ka shkruar Veliu në Facebook.

  • Ermal Panduri ironizon me Agim Veliun: E thirra Agim Veliun ne Debat Plus, mi solli veq mustaqet!

    Ermal Panduri ironizon me Agim Veliun: E thirra Agim Veliun ne Debat Plus, mi solli veq mustaqet!

    Drejtori i RTV Dukagjinit Ermal Panduri ka ironizuar me Agim Veliun, ai përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka postuar një fotografi ku ai shihet më ndryshe.

    Panduri ka shkruar se:

    “E thirra Agim Veliun ne Debat Plus, mi solli veq mustaqet!”

  • Anëtarët e LVV’së i shkojnë në konak ish-kryetarit të Podujevës, “thumbojnë” Agim Veliun

    Anëtarët e LVV’së i shkojnë në konak ish-kryetarit të Podujevës, “thumbojnë” Agim Veliun

    Lëvizja Vetëvendosje, ka vazhduar me “goditje” ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, shkruan Gazeta Blic.

    Zyrtarë të lartë të partisë së Albin Kurtit, kanë qëndruar në konakun e ish-zyrtarit të larë të LDK-së, njërit prej njerëzve më të afërt të Agim Veliut dhe ish-kryetarit të Podujevës, Ilaz Pireva.

    Pireva, ka qenë kryetar i Komunës së Podujevës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    “Gjenerata të ndryshme, por shumë të përbashkëta. Në konakun e Ilaz Pirevës, në nderim të 52 vjetorit të demonstratave të 68-tës!”, ka shkruar Xhelal Sveçla.

  • Deputetja Musliu “thumbon” Agim Veliun: E kuptoj, do ta ketë të vështirë të kthjellet pas humbjes në Podujevë

    Deputetja Musliu “thumbon” Agim Veliun: E kuptoj, do ta ketë të vështirë të kthjellet pas humbjes në Podujevë

    Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka munguar në seancën e sotme plenare të Kuvendi të Kosovës.

    Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar ministrin Veliu, për mosparaqitjen e tij në Kuvend, derisa edhe e ka përqeshur atë.

    Musliu ka thënë se Veliu do ta ketë shumë vështirë të kthjellet pas humbjes së zgjedhjeve në Komunën e Podujevës, derisa është shprehur se do ta ketë të vështirë ta gjej edhe rrugën për të ardh deri në Kuvend.
    “Ka me pas shumë vështirë me u kthjell dhe me e ditë rrugën për në Kuvend. Njeri i papërgjegjshëm nuk e meriton ma shumë se me bo hajgare me të”, ka thënë ajo.

    Musliu ka thënë tutje se i uron shërim të shpejtë emocional ministrit Veliu, pasi sipas saj, një gjë e tillë i duhet tani.

    Në mungesë të ministrit, deputetët tjerë të Kuvendit të Kosovës, nuk i kanë bërë pyetjet të cilat i kishin përgatitur për të./GE

  • Fitim Haziri – Agim Veliut: Llapjanët ta thyen “kalanë” dhe ta treguan derën

    Fitim Haziri – Agim Veliut: Llapjanët ta thyen “kalanë” dhe ta treguan derën

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, ka reaguar pas fitores në zgjedhjet e sotme në Komunën e Podujevës, shkruan Gazeta Blic.

    Ai ia ka përmendur nënkryetarit të LDK-së, “kalanë”, duke i thënë se llapjanët ta thyen atë.

    Haziri thekson se “llapjanët ia kanë treguar derën secilit person të korruptuar, duke e përmendur vetë Veliun”.

    Tutje, ai ka ngritur lavde për qytetarët e Podujevës.

    Shkrimi i plotë nga Haziri:

    Kur qëllim e kanë pasur korrupsionin, hajninë e keqpërdorimet, llapjanët shumëkujt ia kanë treguar derën për të dalur e për të mos u kthyer kurrë më.

    I radhës është Agim Veliu dhe Lidhja Demokratike.

    Llapjanët ia thyen “kalanë” e shumëpërmendur nga ai.

    20 vjet na vodhën, na rrejtën e na mashtruan. Por, çdo gjë e keqe e ka një fund, ashtu siç secila gjë e mirë, e ka fillimin e saj.

    Llapjanë të dashur, duke ju falenderuar të gjithëve e secilin prej jush, ju them me bindje se Lëvizja VETËVENDOSJE!, do të qeverisë ndryshe nga çka jemi mësuar të shohim tani e 20 vite.

    Sepse ju meritoni më mirë. Sepse ju jeni të ndershëm. Sepse ju keni zemër të madhe. Sepse ne nuk jemi si ta.

    Urime fitorja ju qytetarë e aktivistë. Fitorja është e juaja.

    Urime fitorja kryetarit, Shpejtim Bulliqi.

    Për Podujevën po nisë një epokë e re.

    Na priftë e mbara e shihemi në fitoren e madhe të VETVËNDOSJE!-s në zgjedhjet e përgjithshme.

    Kjo që nisi sot me Shpejtimin, do të përfundojë shumë shpejt me Albinin.

    I juaji,

    Fitimi

  • LVV: Bandat e Agim Veliut provokuan e sulmuan aktivistët tanë para zyreve tona, po i qesin shkelmat e fundit

    LVV: Bandat e Agim Veliut provokuan e sulmuan aktivistët tanë para zyreve tona, po i qesin shkelmat e fundit

    Një përplasje mes aktivistëve të LDK-së dhe atyre të VV-së ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në sheshin e qytetit të Podujevës, konkretisht tek zyret e VV-së, raporton Llapi.info.

    Për këtë ka reaguar dega e VV-së në Podujevë, teksa ka akuzuar ish-kryetarin e Podujevës, Agim Veliu dhe aktivistët të LDK-së, të cilët, sipas reagimit, ishin mbledhur pikërisht përpara zyreve të Lëvisjes Vetëvendosje.

    “Sot, rreth orës 14:00, para zyreve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, aktivistët tanë u provokuan disa herë për t’u sulmuar më pas nga banditët e Agim Veliut të cilët të gjendur para humbjes në zgjedhje hedhin shkelmat e fundit. Isa Mustafa bashkë me Agim Veliun e Nexhmi Rudarin e militantë të tyre të mbledhur para zyreve të Lëvizjes sonë i provokuan vazhdimishtë aktivistët tanë derisa, persona të këtyre bandave filluan sulmin ndaj kamermanit të organizatës sonë”, thuhet në reagim.

    Reagimi i plotë:

    BANDAT E AGIM VELIUT TENTOJNË TA NDALOJNË FITOREN E SHPEJTIM BULLIQIT

    Sot, rreth orës 14:00, para zyreve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, aktivistët tanë u provokuan disa herë për t’u sulmuar më pas nga banditët e Agim Veliut të cilët të gjendur para humbjes në zgjedhje hedhin shkelmat e fundit.

    Isa Mustafa bashkë me Agim Veliun e Nexhmi Rudarin e militantë të tyre të mbledhur para zyreve të Lëvizjes sonë i provokuan vazhdimishtë aktivistët tanë derisa, persona të këtyre bandave filluan sulmin ndaj kamermanit të organizatës sonë. Ndër ta qytetarët e pranishëm e kanë identifikuar edhe një person, i cili është polici me emrin Butrint Krasniqi. Ky polic civil, me maskë të LDK-së, ndërkohë është djali i arkatarit të Komunës së Besianës, nipi i ish-komandantit të Njësitit Special për Regjionin e Prishtinës, Amir Gërgurit e shok i afërt i djalit të Agim Veliut.

    Është e çuditshme se në kohën kur militantët e LDK-së parakalonin duke provokuar para zyreve tona, policia nuk gjindej aty, anipse nga shtabi ynë zgjedhor kishim kërkuar takim për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
    Lëvizja VETËVENDOSJE! i dënon këto provokime e sulme të cilat kanë për qëllim prishjen e procesit zgjedhor. Bandat e Agim Veliut, të gjendura para humbjes i duan me çdo kusht provokimet e tilla me qëllim të frikësimit të qytetarëve. Por, kjo nuk do të ndodhë. Podujeva është përcaktuar për ndryshim. Bandat që kanë udhëhequr komunën tash e 20 vjet nuk do të mund ta ndalin fitoren e qytetarëve.

  • Zbulohet vendndodhja e Agim Veliut pasi u shpallë në kërkim nga opozita, po shtron rrugë me Abrashin dhe Rudarin!

    Zbulohet vendndodhja e Agim Veliut pasi u shpallë në kërkim nga opozita, po shtron rrugë me Abrashin dhe Rudarin!

    Partia Demokratike e Kosovës ka ironizuar sot me Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun, meqenëse i njëjti ka munguar në seancë.

    Deputetja e kësaj partie, Ganimete Musliu vendosi edhe një fotografi të tij në vendin ku ulet, derisa u kërkoi të gjithë atyre që e shohin, t’i tregojnë ministrit se e ka obligim ligjor që të raportojë në Kuvend.

    E gjatë kohës, sa kuvendi mbante seancë, Veliu ishte në Podujevë në përkrahje të kandidatit të LDK’së për kryetar të kësaj komune, Nexhmi Rudarit. Ai po ashtu mori pjesë edhe në fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës Prishtinë-Podujevë.

    Madje, gjatë kohës sa ai mbante fjalim, është penguar nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje atje, të cilët kanë përmendur emrin e Shpejtim Bulliqit, kandidat tjetër për kryetar të kësaj komune.