Tag: AKI

  • Ish-drejtorit të AKI-së i konfiskohet telefoni nga Gjykata Speciale

    Ish-drejtorit të AKI-së i konfiskohet telefoni nga Gjykata Speciale

    Zyra e Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale ia ka konfiskuar telefonin ish-drejtorit të AKI-së, Driton Gashit.

    Insajderi ka mësuar se ngjarja ka ndodhur dje në mëngjes dhe arsyeja që i është dhënë Gashit, sipas urdhrit të nënshkruar nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake, me kërkesë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, është se ai dyshohet për kryerjen e veprës penale, sipas nenit 15 (2) të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

    Ish-drejtori i AKI-së, Driton Gashi, mësohet se në këtë rast është përfaqësuar nga avokati Artan Qerkini.null

    Insajderi ka provuar të bie në kontakt me Gashin, por nuk ka arritur ta konfirmojë konfiskimin e telefonit nga vetë ai. 

  • Kush është Petrit Ajeti, i emruar drejtori i ri i AKI-së

    Kush është Petrit Ajeti, i emruar drejtori i ri i AKI-së

    Petrit Ajeti ka lindur në Gjilan, më 11 tetor 1981. Shkollën fillore dhe të mesme gjimnazin matematiko-natyror i ka mbaruar në Gjilan. Në vitin 2001 ka vazhduar studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë. Gjithashtu, ka kryer studimet në nivelin Baçelor në Shkencat Politike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

    Ajeti ishte bursist i programit të bursave pasuniversitare të BE-së “Young Cell Scheme”, përmes të cilit mbaroi studimet e nivelit Master në fushën e Arteve në Përgjegjësinë Sociale të Korporatave në Universitetin Metropolitan të Londrës në Mbretërinë e Bashkuar.

    Ajeti ka ndjekur disa programe ndërkombëtare në kuadër të zhvillimit profesional në fushën e Sigurisë. Në vitin 2016 ka ndjekur “Programin për Studimet e Aplikuara të Sigurisë”, në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë “George C. Marshall” në Gjermani, pastaj programin certifikues për Menaxhim të Mbrojtjes si dhe për Marrëdhëniet Civile – Ushtarake dhe Buxhetim të Mbrojtjes në “Naval Postgraduate School” në SHBA, programin certifikues “Menaxhimi i Bashkëpunimit të Sigurisë” në Institutin e Mbrojtjes për Studime të Bashkëpunimit të Sigurisë në SHBA, si dhe programin PRINCE 2 për Menaxhim të Projekteve. Ai gjithashtu është i certifikuar në Menaxhim dhe Operim të Emergjencave nga Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së.

    Paralelisht me edukimin Ajeti gjithashtu ka qenë aktiv në fushën e sigurisë. Mbi 15 vjet përvojë pune në institucionet publike dhe private në fushën e sigurisë. Nga viti 2013 ka punuar në kapacitete të ndryshme në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës si Zyrtar për koordinim të investimeve të huaja të mbrojtjes dhe ushtrues detyre i shefit të sektorit për integrim euro-atlantik si dhe së fundi Shef i Kabinetit të Sekretarit të Përgjithshëm. Çështjet kryesore ku ai është angazhuar përfshijnë Planifikimin, Programimin, Buxhetimin, dhe Ekzekutimi në fushën e mbrojtjes. Gjithashtu z. Ajeti ka qenë anëtar i grupit punues ndërinstitucionale për hartimin e Strategjisë së parë të Mbrojtjes. Nga viti 2007 deri në vitin 2010 z. Ajeti ka punuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme në cilësinë e zyrtarit të lartë në Departamentin për Hartimin e Politikave të Sigurisë së Brendshme si dhe në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion. Ai gjithashtu ka përvojë ndërkombëtare në fushën e sigurisë si kontraktor civil për ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bazat ushtarake në Afganistan dhe Kosovë.

    Angazhimi në këto detyra Ajeti i ka ofruar një këndvështrim të shkëlqyeshëm të çështjeve që duhet trajtuar nga institucionet e sigurisë, përfshirë kërcënimet ekzistenciale.

    Petrit Ajeti ka përvojë edhe në fusha tjera si: Asistent i angazhuar në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan (viti akademik 2015-2016), si dhe Menaxher i Projektit të Financuar nga Komisioni Evropian për Themelimin e Qendrës Rajonale të Marketingut për Rajonin Ekonomik Lindor.

    Ajeti flet rrjedhshëm gjuhën angleze. Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë. Z. Ajeti është vëlla i dëshmorit Alban Ajeti.

  • Vjosa Osmani: AKI tentoi të ‘avulloi’ dokumente Top Sekret nga Presidenca

    Vjosa Osmani: AKI tentoi të ‘avulloi’ dokumente Top Sekret nga Presidenca

    Një ditë pasi ish-presidenti Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale, një ngjarje e pazakontë ndodhi në Presidencë. Gazeta Sinjali mëson se pikërisht në këtë institucion të lartë shtetëror, një zyrtar i Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë tentoi të ‘avullojë’ dokumente “Sekret” dhe “Top sekret” nga kasaforta e Presidencës.

    Për këtë rast, U.D. e Presidentit, Vjosa Osmani e ka denoncuar në Prokurori këtë ndërhyrje të AKI-së, mëson Gazeta Sinjali.

    Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë dhënë detaje nga denoncimi i U.D. Presidentit, Vjosa Osmani, lidhur me këtë rast.

    Sipas të njëjtave burime, në denoncimin e Faton Pecit, këshilltar i Osmanit, i autorizuar për ta denoncuar këtë rast, thuhet se Osmani mori përsipër ushtrimin e detyrës së presidentit, më 5 nëntor dhe në proces të bartjes së përgjegjësive, pas një intervali kohor prej 24 orësh, ka qenë edhe bartja e kasafortës së sigurisë që përmban raportet e AKI-së dhe dokumente të tjera konfidenciale.

    Sinjali merr vesh se më 6 nëntor 2020, sekretari i zyrës së Presidencës, fillimisht e kishte njoftuar stafin e U.D. Presidentit se EULEX-i do të bastis zyrat e Presidencës.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se pas një njoftimi të tillë, U.D. e Presidentit e kishte kontaktuar ELEUX-in, të cilët e kanë mohuar se një gjë e tillë do të ndodhë, pasi nuk kishte urdhër për bastisje.

    Por çfarë ndodhi kur zyrtari i AKI-së tentoi të hap kasafortën?

    Sinjali merr vesh se përkundër justifikimit se kasaforta e sigurisë nuk duhet të jetë objekt i bastisjes, pa autorizimin e U.D. Presidentit dhe në kundërshtim me vendimin e saj, në prezencë të një zyrtari që është prezantuar nga sekretari i zyrës së presidencës si inspektor i AKI-së, kanë tentuar të hapin kasafortën e sigurisë.

    Edhe pse në denoncimin e kabinetit të Osmanit thuhet se ftesa për AKI-në për të ndërmarrë një veprim të tillë është bërë pa njoftimin dhe autorizimin e U.D. Presidentit, zyrtari i AKI-së dhe një zyrtar tjetër i IT-së, kishin hapur kasafortën shkurtimisht dhe e kanë mbyllur përsëri.

    Gazeta Sinjali mëson se për një veprim të tillë të zyrtarit të AKI-së, Osmani ka ftuar në takim shefin e këtij institucioni, Kreshnik Gashin, të cilit ia ka shprehur pakënaqësinë e saj për ndërhyrjen e paautorizuar.

    Mirëpo arsyetimi që U.D. Presidentit, Vjosa Osmani, ka marrë në këtë diskutim të ashpër, ishte se ky është dokumentacion i AKI-së dhe mund ta tërheqim kurdo.

    Tutje në denoncim thuhet se pasditen e datës 06 11 2020, kabineti i Osmanit, në koordinim me administratën dhe në prezencë të sekretarit të zyrës së Presidentit dhe stafit të tij kanë evidentuar materialet që ishin në kasafortë (duke evidentuar vetëm datat dhe numrat referent të klikove, ato që kishin) dhe pas një procesi të tillë është bërë ndërrimi i passwordit të cilin e posedon nga ajo ditë vetëm Vjosa Osmani.

    Çfarë thonë nga Presidenca?

    Gazeta Sinjali ka kontaktuar kabinetin e U.D. Presidentit më 27 nëntor për të marrë një konfirmim zyrtar se çfarë ka ndodhur atë ditë.

    Në përgjigjen e tyre thuhet se: “Rastin në fjalë menjëherë e kemi denoncuar te organet e rendit, të cilat po merren me të. Kjo ka qenë ndërhyrje e paautorizuar dhe shkelje e protokollit të sigurisë. Meqë rasti po hetohet, nuk mund të japim më shumë detaje.”

    Përveç zyrës së Osmanit, Sinjali ka dërguar pyetje edhe në AKI për të marrë vesh nëse është bërë apo jo koordinimi me Presidencën, për t’i tërhequr dokumentet e klasifikuara, por ende nuk ka marrë përgjigje.

    Ndërkohë që Gazeta Sinjali ka mësuar se Prokuroria është në vazhdën e grumbullimit të provave dhe fakteve për të konstatuar nsëe kishte apo jo ndërhyrje të paautorizuar në kasafortën e të parit të shtetit dhe nëse tentimi për të zbrazur kasafortën nga dokumentet e klasifikuara ishte në përputhje me interesin shtetëror.

    Kujtojmë që dokumentet e klasifikuara nuk janë pronë e AKI-së pavarësisht se ky institucion është një nga shtyllat më të rëndësishme të sigurisë në vend.