Tag: Aksident trafiku

  • Axha i familjes Ramadani me lotë në sy: “Kjo derë u shua përgjithmonë”

    Axha i familjes Ramadani me lotë në sy: “Kjo derë u shua përgjithmonë”

    Sali Ramadani, axha i katër anëtarëve të familjes që humbën jetën dje në aksidentin që ndodhi në koshare të Ferizajt, deklaroi i emocionuar se kjo familje u shua dhe se dera e shtëpisë së tyre është mbyllur përgjithmonë.

    Për Klan Kosova ai po ashtu u shpreh se janë në bisedime për ta falur personin që e shkaktoi aksidentin, duke thënë se janë të interesuar për të bërë mirë dhe se ai nuk ka faj, siç tha që i ka vrarë, por se as viktimat nuk kanë asnjë faj.

    “Boll zor se e ka tranu familjen, se katër pula me i qit poshtë, e lërë më katër njerëz. Mirëpo ka ndodhur, çka të bëjmë”.

    “Kemi bërë bisedime dhe ishalla bëhet mirë. Nuk jemi të interesuar t’i bëjmë keq se prej së keqes nuk ka asgjë të mirë. Mendojmë me bë mirë, kemi bërë bisedime. Ai zotëri s’ka faj që na ka mbyt, por edhe ne s’kemi faj, ndodhin këto gjëra”.

    “S’ka më fëmijë të tjerë të kësaj familjeje. Kjo derë u mbyll”, deklaroi i përlotur Ramadani, transmeton Klan Kosova.

  • Familja nga Kosova që u shua në aksidentin tragjik në “Rrugën e Kombit” ishin nisur për në Zvicer

    Familja nga Kosova që u shua në aksidentin tragjik në “Rrugën e Kombit” ishin nisur për në Zvicer

    Një ngjarje tragjike ishte ajo çfarë ndodhi për familjen Avdiaj nga Kosova.

    Blerim Avdiaj 49-vjeç së bashku me bashkëshorten Anjezën dhe fëmijët po udhëtonin drejt Shqipërisë në momentin kur u përplasën me një mjet të tonazhit të rëndë.

    Nga familja Avdiaj ka mundur të shpëtoje më e vogla Violeta e cila është vetëm 3 vjeçe por ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë. Dyshimet e para janë se makina me të cilën udhëtonte familja nga Kosova ka tentuar të parakalojë automjetet para tij në një kthesë.

    Dhe nuk ka mundur ta shohë kamionin që vinte në drejtim të tij kur dhe ndodhi përplasja tragjike. Drejtuesi i kamionit po nga Kosova, është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje.
    Mësohet se familja ishte nisur nga Kosova për në Rinas pasi do udhëtonin për në Zvicër.

    Ndërsa policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti mjaft të rëndë.

  • Aksident i pazakonshëm: Nusja dhe vjehrri ndeshen me vetura!

    Aksident i pazakonshëm: Nusja dhe vjehrri ndeshen me vetura!

    Me arritjen e dimrit shtohet rrëshqitshmëria e rrugëve dhe si pasojë shtohet numri i aksidenteve rrugore.

    Mirëpo një aksident mjaft i pazakonshëm ka ndodhur në Bosnje, respektivisht në fshatin Srednja Çagjavica afër qytetit Bijelina. Në këtë aksident me veturat e llojit Opel dhe Mazda janë përplasur vjehrri dhe reja e tij, respektivisht nusja e djalit.

    Në këtë aksident lëndime të rënda ka pësuar vjehrri i cili ka drejtuar veturë Opel, kurse nusja me veturën mazda ka marë lëndime të lehta.
    Policia ka realizuar hetime lidhur me shkaqet që sollën deri te aksidenti.

  • E diele e zezë në Shqipëri, më shumë viktima nga aksidentet se nga COVID

    E diele e zezë në Shqipëri, më shumë viktima nga aksidentet se nga COVID

    E diele e zezë mund të cilësohet dita e tretë e vitit në Shqipëri ku katër persona humbën jetën nga aksidentet në të gjithë vendin, duke tejkaluar kështu edhe shifrën ditore të viktimave nga COVID-19 pasi sot Shqipëria regjistroi 3 të tillë.

    Përpos katër viktimave dhe 10 të tjerë janë lënduar nga aksidentet në Lezhë, Laç, Përmet, Vlorë dhe Elbasan.
    Viktima e parë e aksidentit u shënua pranë kryqëzimit të Ishull-Shëngin në Lezhë ku një makinë me dy persona doli nga rruga duke përfunduar në një biznes anë saj dhe për pasojë drejtuesi mbeti i vdekur ndërsa pasagjeri është dërguar në spital.

    Dita e sotme ishte fatale edhe për një 62-vjeçar nga Përmeti që ishte me biçikletë në momentin kur ishte përplasur për vdekje nga një makinë e tipit “Renault”.

    Në fshatin Gjormë të Vlorës një 27-vjeçar humbi jetën pasi humbi kontrollin e makinës të cilën e drejtonte, ndërsa personi tjetër në makinë është dërguar në spital.
    Në Laç një makinë është përfshirë nga flakët duke bërë që të dy personat që gjendeshin brenda saj të përfundonin në spital.

    Ndërsa në Elbasan ndodhi një tjetër aksident i rëndë kur një fugon u përplas me një makinë ku një person humbi jetën dhe 6 të tjerë mbeten të lënduar.

  • Pamje nga aksidenti në Hajvali, ku vdiq këmbësori 39 vjeçar

    Pamje nga aksidenti në Hajvali, ku vdiq këmbësori 39 vjeçar

    Familja Zeqiri është pajtuar me familjen Qorrolli pas aksidentit të javës së kaluar që ndodhi në magjistralen Prishtinë-Gjilan, më saktësisht në Hajvali, ku vdiq një person.

    Nga ky aksident, një anëtar i familjes Zeqiri nga Janjeva ka pësuar lëndime të rënda, ku si pasojë të shtunën ka ndërruar jetë.

    Tashmë janë publikuar pamjet nga momenti i aksidentit tragjik ku mbeti i vdekur 39 vjeçari.

  • LAJMI I FUNDIT/ Aksident i rëndë në Komaran, ka të lënduar

    LAJMI I FUNDIT/ Aksident i rëndë në Komaran, ka të lënduar


    Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Komaran.

    Burimet kanë siguar pamje nga vendi i ngjarjes ku një automjet shihet i dëmtuar rëndë.

    Nga vëzhgimet e para po raportohet për të lënduar.