Tag: Albin Kurti

  • Kurti takon drejtoreshën e MCC-së, flasin për nisjen e negociatave të Kompaktit të Kosovës

    Kurti takon drejtoreshën e MCC-së, flasin për nisjen e negociatave të Kompaktit të Kosovës

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Kurti ka bërë të ditur se është takuar me drejtoreshën e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright, njofton Klankosova.tv.

    Kreu i ekzekutivit, mes tjerash, tha se kanë diskutuar për të nisur negociatat të Kompaktit të Kosovës.

    “Një nder i veçantë për t’u takuar@MCC_CEO Znj. Alice Albright dhe për të nisur negociatat të Kompaktit të Kosovës. E falënderova për punën e palodhshme të MCC-së për të mundësuar Kompaktin, i cili do të bëhet investimi më i madh në sektorin e energjisë në Kosovë dhe që ripohon lidhjen e ngushtë që ndajnë vendet tona”, shkroi Kurti në Twitter.

  • Kurti zotohet: Filloi puna për rritjen e pagës minimale

    Kurti zotohet: Filloi puna për rritjen e pagës minimale

    Kryeministri Albin Kurti është zotuar se ka nisur punën për rritjen e pagës minimale.

    “Filloi puna drejt rritjes së pagës minimale, drejt përmbushjes së një tjetër zotimi. Për vite të tëra, punëtorët e sektorit privat janë lënë anash. Me qeverisjen tonë, kjo ndryshon. Atyre do t’ua sigurojmë pragun e të hyrave që u mundëson një jetë të dinjitetshme.

    Ende pa i mbushur një vit në qeverisje, kemi filluar ndërmarrjen e hapave të nevojshëm drejt rritjes së pagës minimale”, shkroi Kurti.

    Si hap i parë, thotë Kurti, është rregullimi i kornizës ligjore, në mënyrë që të evitohen të gjitha pasiguritë ligjore ekzistuese në lidhje me rritjen e pagës minimale.

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve veçse ka përgatitur projektligjin i cili shpejt do të dalë në konsultime publike.

    Krahas kësaj, në koordinim me Këshillin Ekonomiko-Social, së shpejti do të propozohet edhe niveli i pagës minimale. Propozimi pastaj miratohet në Qeveri dhe kësisoj përmbyllet procesi”, përfundoi Kurti.

  • Vajza nga Mali i Zi e bën shqiponjën me kryeministrin Albin Kurti

    Vajza nga Mali i Zi e bën shqiponjën me kryeministrin Albin Kurti

    E mahnitshme apo jo, një fotografi sa një mijë fjalë! 

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mesin e hendbollisteve të Kosovës, në të majtë është Suzana Ujkiq dhe në të djathtë Aida Stagova.

    Suzana Ujkiq është nga Tuzi i Malit të Zi, hendbolliste e fituesit të Kupës, Istogu dhe pjesë e padiskutueshme e Kombëtares së Kosovës, e ka bërë shqiponjën dykrenare me kryeministrin Kurti dhe në anën tjetër po ashtu edhe Aida. 

    Kjo është e mrekullueshme. 

    Kryeministri Kurti, dje e shikoi ndeshjen mes Kosovës dhe Luksemburgut, e cila u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. 

    Ai e shikoi tërë ndeshjen, duartrokiti dhe pas përfundimit të saj, u takua në fushë me vashat e Kombëtares së Kosovës, duke i përgëzuar për lojën dhe fitoren me rezultat 33:27 dhe po ashtu i bëri disa fotografi.

    Buzëqeshje e krenarisë për fitoren në sfidën kualifikuese në kuadër të grupit 1 të Kampionatit Evropian! Madhështore! Vashat tona e patën përkrahjen e fuqishme të kryeministrit Kurti.

  • Kurti ka reaguar ndaj bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizmit (AKP) lidhur me vendimet që i ka marr

    Kurti ka reaguar ndaj bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizmit (AKP) lidhur me vendimet që i ka marr

    Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti ka reaguar ndaj bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizmit (AKP) lidhur me vendimet që kjo e fundit i ka marr.

    Sipas Kurtit, bordi i AKP-së paligjshëm po synon keqpërdorimin e vakuumit institucional.null

    “Tani jam informuar që bordi i AKP-së krejtësisht paligjshëm po synon keqpërdorimin e vakuumit institucional duke tentuar të fillojë valë të reja të likuidimit në kundërshtim me vendimet e lartpërmendura. Thirrjet e bordit në gjoja pavarësinë e institucionit dhe në nevojën që paska vendi për privatizim më të shpejtë në mënyrë që të gjenerohen të hyra shtesë për buxhetin e shtetit, janë konfirmim i mëtejmë i brengës sonë për keqpërdorime në këtë institucion”, ka shkruar Kurti në Facebook.

    Ai ka kërkuar që ky bord të mos sfidojë mekanizmat institucional dhe të mos provojë të hapë valë të reja të privatizimit apo likuidimit në kundërshtim me vendimet që janë në fuqi.

    https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Falbini2017%2Fposts%2F1077276566105560&width=500&show_text=true&appId=1469006456733363&height=263

    “E shoh shumë të rëndësishme që publikisht t’i drejtohem bordit të AKP-së me kërkesë që të mos sfidojë mekanizmat institucional dhe të mos provojë të hapë valë të reja të privatizimit apo likuidimit në kundërshtim me vendimet që janë në fuqi. Ju bëj me dije se një nga shtyllat kryesore të programit të qeverisë sonë vazhdon të mbetet lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Rrjedhimisht, brenda kësaj kornize do të trajtohet edhe sfidimi eventual i bordit të AKP-së në raport me qeverinë dhe kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021”, ka thënë ai. /Telegrafi/