Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se është finalizuar dhe proceduar në Qeveri koncept-dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Haxhiu ka deklaruar se hartimi i këtij dokumenti hap rrugë për hartimin e projektligjit të pasurisë së pajustifikueshme.
“Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet i Qeverisë tonë prandaj edhe do ta fuqizojmë bazën ligjore kundër korrupsionit si dhe do fuqizojmë kapacitetet e institucioneve të drejtësisë në luftën e tyre ndaj krimit të organizuar e korrupsionit”, ka shkruar ajo.
Ministrja Haxhiu dhe kryeministri Albin Kurti para marrjes së mandatit kanë premtuar se ndër pikat e para të planit qeverisës do jetë vettingu.
Anëtarja e Kryesisë së LVV-së, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese me anë të një shkrimi në facebook, raporton Gazeta Blic.
Haxhiu thotë se pas këtij vendimi është koha për të reflektuar thellë mbi këtë cënim të institucioneve të demokracisë sonë dhe për tu organizuar ashtu që kjo mos të ndodh kurrë më.
Tutje ajo shprehet e bindur se Albin Kurti do t’i prijë listës dhe VV-ja do të marrë mbështetje të madhe popullore.
“Këto ditë caktohet data e zgjedhjeve të reja që do të jenë manifestim solemn i demokracisë ku Lëvizja VETËVENDOSJE!, listës që do t’i prijë Albin Kurti do të marrë mbështetjen e fuqishme popullore!”
Reagimi i plotë:
Sot, u zyrtarizua ajo që e kemi thënë që nga 3 qershori i vitit 2020! Një rast që do të mbahet mend në historinë e shkeljeve kushtetuese ku për më shumë se 6 muaj një qeveri e pazgjedhur e ardhur si pasojë e një pazari të madh me ish presidentin Thaçi, ia morën pa të drejtë vullnetin qytetarëve dhe fituesit të zgjedhjeve, por që pazari i tillë nuk iu eci gjatë sepse ditën e votimit nuk ishin as minimalisht në përputhje me kërkesat kushtetuese. Vota e Etem Arifit e bënë 3 qershorin ngjarjen që bashkë me dekretin e Thaçit, kanë cenuar në themel frymën e demokracisë në Kosovë. Qytetarët e kanë pritur më herët këtë vendim në mënyrë që pasojat të ishin minimale, por për arsye të pashpjeguara vendimi u publikua tek sot më 6 janar 2021! Sikur ky vendim të ishte marrë në korrik 2020 të gjitha dëmet të cilat i kemi adresuar jo vetëm ne, por edhe qytetarët, do të ishin shmangur e veçanërisht heqja e reciprocitetit me Serbinë, keqmenaxhimi i pandemisë dhe jetët e humbura, vendosja në pikëpyetje e sovranitetit të Kosovës, ndërprerja e konceptimit të vetingut, pronësisa mbi Ujmanin, zvarritjet në themelimin e Institutit për krime lufte etj. Tani është dita për të reflektuar thellë mbi këtë cenim të institucioneve të demokracisë sonë dhe për tu organizuar ashtu që kjo mos të ndodh kurrë më. Në anën tjetër tentativa për të krijuar rrethana të paqena, të pabaza dhe të pasakta duke i futur gjithë dhe të gjitha veprat në një thes është e papranueshme dhe e gabueshme. Ne çdo herë ju kemi paralajmëruar kur dikush ka tentuar të cenojë demokracinë dhe drejtën edhe pse kanë bërë obstruksione, në fund ka dalë ajo që kemi thënë dhe kështu do të jetë gjithnjë sepse ne jemi krahu i së drejtës dhe kurrë s’kemi synuar diçka që nuk na takon! Këto ditë caktohet data e zgjedhjeve të reja që do të jenë manifestim solemn i demokracisë ku Lëvizja VETËVENDOSJE!, listës që do t’i prijë Albin Kurti do të marrë mbështetjen e fuqishme popullore
Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se është e turpshme se si kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tentoi t’i mashtrojë qytetarët se kinse nuk e ka ditur për emërimin e djalit të Haxhi Shalës si konsull i përgjithshëm në Lubjanë.
Haxhiu tha se nuk e di çfarë kryeministri ka Kosova që nuk i lexon dokumentet që i shkojnë në zyre, shkruan Gazeta Express.
“Ajo që ishte e turpshme është që Hoti tha se nuk e kam ditur për djalin e Haxhi Shalës. Çfarë kryeministri na kemi që nuk lexon as dokumente që i shkojnë, vaj halli çfarë kryeministri qenka. Le të mos shpifë dhe të mos tentojë t’i mashtrojë qytetarët. Jemi lodh me djemt e Hashim Thacit, Haxhi Shales Adem Grabovcin e Fatmir Limajt”, tha Haxhiu në Kanal 10.
Ndërsa, kryeministri i Kosovës ka reaguar sot duke thënë se nuk ishte në dijeni për emërimin e djalit të Haxhi Shalës si konsulli përgjithshëm në Lubjanë.
Kujtojmë se sot ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka shfuqizuar katër dekrete për konsuj të përgjithshëm në katër shtete. Në mesin e tyre është edhe djali i Haxhi Shalës.