Tag: Aleksander Vuçiq

  • Mediumi opozitar serb: BE-ja i ka vënë ultimatum Vuçiçit për të nënshkruar marrëveshjen me Kosovën!

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të ketë vetëm një vit afat që të nënshkruaj një marrëveshje me Kosovën dhe një ditë afat që t’i vendosë sanksione Rusisë, menjëherë pasi të formohet qeveria e re në krye me Ana Bërnabiç.

    “Vuçiç ka një ditë nga formimi i qeverisë për të vendosur sanksione dhe masa të tjera kufizuese kundër Rusisë dhe Bjellorusisë dhe një vit për të nënshkruar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me Prishtinën”.

    Kështu të paktën pretendon mediumi serb ‘Danas’, duke u thirrur në burime diplomatike. Nëse Serbia nuk është e gatshme të harmonizojë politikat e jashtme me ato të Bashkimit Evropian, atëherë do të përballet me masa kufizuese të BE-së.

    “Nëse Bashkimi Evropian vendos për sanksione, hapi i parë do të jetë ndalimi i fluksit të parave në Serbi, pastaj anulimi i Shengenit, ndalimi i negociatave për anëtarësim në BE dhe më pas vinë sanksionet”.

    Nga ana tjetër, Vuçiç do t’i mbajë shpresat tek mbështetja e udhëheqësit autoritar në Hungari, Viktor Orban dhe tek Komisioneri i BE-së, Oliver Varhelji, nëse BE vendosë të ndërmarrë veprime të tilla.

    “Aleksandër Vuçiç shpreson në mbështetjen e Viktor Orbanit për ta bllokuar atë ose përmes Këshillit të BE-së ose përmes Komisionerit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelji”.

    Megjithëse, shanset që BE t’i vë sanksione Serbisë janë të pakta, sipas burimeve të mediumit serb, ajo çka mund të ndodhë është që Parlamenti Evropian të miratojë rezolutë për t’i pezulluar negociatat për anëtarësim të Serbisë në BE.

    “Parlamenti i BE-së është më i lirë të miratojë një rezolutë që i bën thirrje Komisionit të BE-së dhe Këshillit të BE-së të pezullojnë negociatat, dhe në në mes të krizës në Ukrainë, ajo do të ketë mbështetjen e shumicës së qytetarëve të BE-së”.

  • Vuçiq në rolin e punëtorit të qendrës së regjistrimit, tregon sa persona i ndërruan tabelat në RKS

    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, pas mbledhjes që ka pasur sot me këshillin e sigurisë të Serbisë ka folur edhe për çështjen e targave.

    Ai ka treguar se është duke e vëzhguar një proces të tillë, duke dhënë detaje me orë dhe datë.Siç ka treguar Vucic “deri në orën 08:00 të datës 10 shtator dy persona kanë raportuar për ndërrim të targave, njëri në veri dhe tjetri në jug”, shkruan N1.

    Vucic ka thënë se personi që jeton në pjesën veriore dhe që ka ndërruar targat “është pjesë e institucioneve shqiptare”.

    Ai ka shtuar tutje se serbët s’janë të interesuar që t’i ndërrojnë targat.“Me gjithë propagandën dhe gënjeshtrat e Kurtit nuk gjetën njeri.

    Është e qartë se populli serb dëshiron, dhe unë u thashë përfaqësuesve ndërkombëtarë se populli serb dëshiron respektimin e ligjit ndërkombëtar”, ka thënë Vucic.

  • “Vuçiq po luan me zjarrin”, deklarata për serbët e Kosovës që po shkakton shqetësim ndërkombëtar

    “Nëse NATO nuk i mbron serbët e Kosovës, atëherë duhet ta bëjë Serbia”, ka qenë deklarata e së dielës e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq që ka ngjallur shqetësime e reagime në botë.

    Renata Alt, deputete gjermane ka thënë se Vuçiq duhet të jetë i vetëdijshëm se çdo veprim serb në Kosovë e prish rendin ndërkombëtar.

    “Kërcënimet e Vuçiqit për të “mbrojtur” pakicat serbe duke ndërhyrë në rast emergjence po luajnë me zjarrin. Edhe pse Beogradi nuk e njeh Kosovën, Vuçiq duhet të jetë i vetëdijshëm, d.m.th. çdo veprim serb në Kosovë e prish. rendin ndërkombëtar”, ka shkruar ajo në Twitter.

    Reagim ka pasur edhe analistja Johannna Deimel e cila deklaratën e Vuçiqit e ka quajtur si joliberale, si dhe mundësi e rritjes së ndikimit rus në rajon.
    “Kërkesa e Vuçiqit për mbrojtjen e NATO-s është një lojë famëkeqe, por e rrezikshme propagandistike. Përpjekjet joliberale për destabilizimin dhe ndikimi rus në rajon”, ka shkruar ajo në Twitter, të hënën.

    Me deklaratën e Vuçiqit janë marrë edhe mediat ndërkombëtare.
    Po ashtu në media është raportuar se Vuçiqi nuk ka ofruar as edhe një fakt për “persekutimin” e supozuar të serbëve nga Kosova.

    Gjuha e Vuçiqit është përafëruar me atë të presidentit rus, Vladimir Putin.

  • Vuçiq bën skena para takimeve në Berlin: Kam tremë para takimeve

    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, sot nga Greqia ka folur për takimet që do t’i ketë nesër në Berlin, një me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe tjetrin me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në praninë e emisarit sllovak, Miroslav Lajcak.

    Vuçiq ka thënë se ka tremë para këtyre takimeve, meqë sipas tij, bisedimet në kryeqendrën gjermanë s’do të jenë të lehta.

    “Kam tremë, nuk do të ketë bisedime të lehta në Berlin”, ka thënë Vuçiq, shkruan tanjug.

    Në Berlin nesër do të diskutohen veprimet e ardhshme kundër agresionit dhe luftës së Rusisë në Ukrainë dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

    Scholz në përkrahje të dialogut në Berlin ka ftuar edhe emisarin sllovak, Miroslav Lajcak.

    Lajcak do t’i presë në një darkë informale të përbashkët Kurtin e Vuçiqin, pasi të dy liderët të kenë përfunduar takimet e tyre me kancelarin gjerman.

  • Vuçiq thotë se ende ‘dridhem’ kur e takoj Putinin

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq deklaroi se është gjithmonë nervoz kur takohet me presidentët e SHBA-së dhe të Rusisë, por që sipas tij e ka më të lehtë të flasë me Vladimir Putin, sepse ai nuk i bën presion me çështjet që kanë lidhje me Kosovën.

    Ai madje tha se “dridhet” kur takon Putinin dhe se atë e ka takuar tashmë 19 herë radhazi dhe çdoherë kishte nervozën e njëjtë.

    Vuçiq madje duke shpalosur përvojat gjatë këtij mandati tha se do të veçonte bashkëpunimin që ka patur me kryeministren serbe, Ana Brnabiq.

    Presidenti serb tha se me të është gjithmonë i gatshëm të fillojë një betejë apo të zgjidhë problemet nga skena politike.

  • Aleksander Vuçiq i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në NATO

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do të ketë presion të madh ndaj Serbisë për Kosovën, duke theksuar se po përballen me presione për ta njohur Kosovë.

    Ai tha se ekziston rreziku që Kosova të pranohet në NATO.

    “Kemi gjithnjë e më shumë të dërguar nga Escobar e deri tek Stuart. Të gjithë po dërgojnë të dërguar, por nuk duan që Rusia të ndërhyjë në negociatat me Kosovën. Megjithatë, mos harroni se unë refuzova njohjen e ndërsjellë në mes të Uashingtonit, edhe pse amerikanët ishin mikpritës të ndershëm. Ishte gjëja më e vështirë atje, të refuzosh njohjen në mes të SHBA. Ne kemi pasur presion edhe në Bruksel për të lejuar hyrjen e Kosovës në OKB. Vetëm të dimë se me çfarë presionesh po përballemi për ta njohur Kosovën”, tha Vuçiq për Tanjug TV, shkruan novosti.rs

    Nëse Kosova bëhet anëtare e NATO-s, siç tha ai, do të bëhej presion shtesë mbi vendet e Evropës, që ta njohin atë si shtet të pavarur.

    “Kjo do ta vendoste vendin tonë në një pozitë shumë të keqe,” shtoi Vuçiq.

    “Të gjithë po përpiqen ta detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën. Pres që dikush të mendojë ta përfshijë Kosovën në NATO dhe kështu të detyrojë këto katër shtete të BE-së që ta njohin pavarësinë dhe në këtë mënyrë të na detyrojnë ta pranojmë atë “, tha, Vuçiq duke theksuar se Serbia nuk do ta pranojë kurrë, edhe nëse ndodh.

  • Vuçiq ndryshon qëndrim para takimit të radhës me Kurtin: Duam të bisedojmë, t’i zgjidhim problemet, nga personat e zhdukur e gjithçka tjetër

    Vuçiq ndryshon qëndrim para takimit të radhës me Kurtin: Duam të bisedojmë, t’i zgjidhim problemet, nga personat e zhdukur e gjithçka tjetër

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se delegacioni i Serbisë shkon me “besimin më të madh” në Bruksel, ku më 19 korrik do të mbahet rundi i radhës i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

    “Duam të bisedojmë, t’i zgjidhim problemet konkrete, nga personat e zhdukur e gjithçka tjetër. Mendoj se përparimi është i nevojshëm, por nëse është i mundur, do ta shohim”, tha Vuçiq.

    Një ditë më herët, Bashkimi Evropian – si ndërmjetësues i dialogut – konfirmoi se rundi i ri i bisedimeve në nivelin më të lartë politik do të mbahet më 19 korrik.null

    “Ky takim i nivelit të lartë do të përqendrohet në diskutimet për përparimin e bërë, për hapat e ardhshëm në dialog, i cili është i rëndësishëm për perspektivën evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

    Takimi do të jetë i dyti midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Në takimin e 15 qershorit, dy zyrtarët nuk janë pajtuar për asgjë, por kanë rënë dakord t’i vazhdojnë takimet.

    Mosmarrëveshjet midis tyre kanë të bëjnë sidomos me forminin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

    Kurti ka thënë më herët se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik.

    Pala serbe këmbëngul që Kosova duhet ta zbatojë marrëveshjen për Asociacionin.

    Pala kosovare, në anën tjetër, thotë se ka një numër marrëveshjesh të arritura në dialog, që pala serbe nuk i zbaton në mënyrë të duhur, përfshirë, sipas saj, marrëveshjen për kontrollin e kufirit, njohjen e diplomave, lirinë e lëvizjes e të tjera.

  • Rifillimi i dialogut në Bruksel, Kurti dhe Vuçiq me qëndrime të kundërta

    Rifillimi i dialogut në Bruksel, Kurti dhe Vuçiq me qëndrime të kundërta

    Përpara vazhdimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, i cili do të duhej të mbahej në nivel të lartë politik në qershor, zyrtarët e të dyja palëve po dalin me deklarata kontradiktore në lidhje me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

    Ndërsa Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, potencon se nuk mund të formohet një asociacion një etnik, Presidenti i Serbisë, kurse Aleksandar Vuçiq i është kundërpërgjigjur duke e porositur [Kurtn] se nuk ka pse të vijë në Bruksel nëse nuk dëshiron të diskutojë formimin e Asociacionit.

    Si pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në 2013, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje mbi krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Pastaj detajet specifike u harmonizuan me parimet në vitin 2015.null

    Mirëpo, Gjykata Kushtetuese e Kosovës në dhjetor të vitit 2015 konstatoi se parimet për Asociacionin nuk ishin harmonizuar plotësisht me Kushtetutën e Kosovës, por, siç thuhet, kjo do të mund të harmonizohej me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës dhe Statutin e Asociacionit.

    Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë (edicioni në gjuhën serbe, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu përsëriti qëndrimin e Kryeministrit Kurti se “nuk mund të ketë asnjë asociacion monoetnik në Kosovë” dhe shtoi se në takimin e ardhshëm në Bruksel, që do të zhvillohet gjatë qershorit, do të bisedohet “për dialogun e ardhshëm”.

    Kryeziu thotë se nevojitet të rishikohet dialogu i deritashëm me Serbinë dhe të nis një diskutim mbi zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe “ndikimin e vërtetë që ata kanë pasur në jetën e përditshme të qytetarëve tanë”.null

    Ai nuk specifikoi nëse delegacioni i Kosovës do të pranojë të ngritët përsëri çështja e formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

    Më 2 qershor, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se takimi i ri me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk do të jetë vazhdim i dialogut, por “fillimi i një procesi të ri”.

    Të njëjtën ditë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se në takimin me Kurtin, ai do të insistojë në zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicën serbe.

    Pikërisht për shkak të Asociacionit, dialogu për normalizimin e marrëdhënieve u ndërpre vitin e kaluar, kur pala serbe ngriti përsëri këtë çështje.

    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese si barrierë

    Eugen (Cakolli) Cakoli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) thekson se do të jetë shumë e vështirë për çdo udhëheqës të Kosovës të formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, duke pasur parasysh se Gjykata Kushtetuese ka vendosur që marrëveshja nuk është plotësisht në përputhje me ligjet e Kosovës.