Tag: Ambasada e Republikës së Kosovës

  • Prindon Sadriu jep dorëheqje nga të gjitha pozitat shtetërore

    Bashkëshorti i Presidentes, Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, dhe i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitë zyrtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës (MPJ), ndërsa ka ruajtur pozita në Forcën e Sigurisë së Kosovës.


    Ai ka thënë se heshtja e MPJD për të mos mbrojtur figurën te tij dhe familjen së tij,e ka shtyrë edhe më shumë për këtë vendim.

    Ndërsa ka thënë se do të vazhdoj të jetë në shërbim të bashkëshortes, si Presidente e Republikës dhe veprimtarisë së saj publike.

    “Pas disa sulmeve personale që unë dhe familja ime, veçanërisht Presidentja e Republikës, kemi marrë nga disa media elektronike dhe analistë të punësuar në këto media, ju njoftoj për dorëheqjen time të parevokueshme nga detyra: I Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, Maqedonia e Veriut. Po ashtu, jap dorëheqje nga çdo pozitë zyrtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës (MPJ), duke ruajtur vetëm pozicionin që mbaj aktualisht në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Heshtja e MPJD-së për të mos mbrojtur figurën time dhe familjen tonë, më ka shtyrë edhe më shumë për këtë vendim”.

    Njoftimi i plotë:

    Pas disa sulmeve personale që unë dhe familja ime, veçanërisht Presidentja e Republikës, kemi marrë nga disa media elektronike dhe analistë të punësuar në këto media, ju njoftoj për dorëheqjen time të parevokueshme nga detyra: I Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, Maqedonia e Veriut. Po ashtu, jap dorëheqje nga çdo pozitë zyrtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës (MPJ), duke ruajtur vetëm pozicionin që mbaj aktualisht në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Heshtja e MPJD-së për të mos mbrojtur figurën time dhe familjen tonë, më ka shtyrë edhe më shumë për këtë vendim.

    Në këto momente të vështira gjeopolitike për vendin dhe rajonin tonë, ju bëj me dije se këtë akt e bëj për të nderuar kredibilitetin e institucionit dhe të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, si dhe për të sqaruar akuzat që janë bërë ndaj meje dhe familjes tonë presidenciale. Dorëheqja ime duhet të shërbejë si shembull që të mos trajtohem si person i privilegjuar në pushtet, por si zyrtar i ndërgjegjshëm ndaj shtetit.

    Jam krenar që gjithë dijen, fuqinë dhe pervojën time e kam dhënë në shërbim të shtetit të Kosovës. Gjithashtu, kam pasur privilegjin të punoj ngushtë me qeverinë e ndryshimit të 14 Shkurtit të 2021, kështu që sot 1 vit Kosova ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme kundër korrupsionit, sundimit të ligjit dhe transparencës.
    Unë do të vazhdoj të jem në shërbim të bashkëshortes sime, si Presidente e Republikës dhe veprimtarisë së saj publike.

  • Lajmi i rëndësishëm rreth njohjes së patentë shoferëve të Kosovës nga Gjermania

    Ambasada e Kosovës në Gjermani ka dhënë detaje mbi vendimin e fundit të Ministrisë Federale e Komunikimeve Digjitale dhe e Transportit të Republikës Federal të Gjermanisë për të bërë ndryshime në rregulloren për provimet e patent shoferëve, shkruan Gazeta Express.

    Sipas njoftimit për lejet e drejtimit të automjeteve nga Republika e Kosovës parashihet konvertimi i patent shoferëve pa provime shtesë në këto kategori: AM, A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.

    “Për lejet e drejtimit të automjeteve nga Republika e Kosovës parashihet konvertimi i patent shoferëve pa provime shtesë në këto kategori: AM, A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE. Kjo projekt-rregullorja pritet të shqyrtohet në seancat e radhës në Bundesrat dhe sapo të konkretizohet data e shqyrtimit do t`ju informojmë në kohë përmes kanaleve tona të komunikimit”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës!

    Me qëllim të informimit korrekt dhe në kohë, dëshirojmë t`ju vëjmë në dijeni se Ministria Federale e Komunikimeve Digjitale dhe e Transportit të Republikës Federal të Gjermanisë i ka kërkuar Këshillit Federal (Bundesrat) me datë 29 dhjetor 2021 të miratojë disa ndryshime në rregulloren për provimet e patent shoferëve, ndër to edhe për konvertimin pa provime shtesë të lejeve të drejtimit të automjeteve nga Republika e Kosovës, Shqipërisë, Britanisë së Madhe, Irlandës së Veriut dhe Moldavisë.

    Për lejet e drejtimit të automjeteve nga Republika e Kosovës parashihet konvertimi i patent shoferëve pa provime shtesë në këto kategori: AM, A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE. Kjo projekt-rregullorja pritet të shqyrtohet në seancat e radhës në Bundesrat dhe sapo të konkretizohet data e shqyrtimit do t`ju informojmë në kohë përmes kanaleve tona të komunikimit.

    https://www.facebook.com/1807632519314733/posts/4762344210510201/