Tag: Ambasadori Amerikan

  • Ky është veprimi i Ambasadorit Amerikan në Kosovë pas vendosjes së flamurit të Ukrainës në objektin e Qeverisë

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti njoftoi për vendosjen e flamurit të Ukrainës në objektin e Qeverisë së Kosovës përgjatë ditës së djeshme.

    Hovenier, me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’, ka shpërndarë postimin e Kurtit ku njofton për vendosjen e flamurit të Ukrainës, duke thënë se shteti kosovar

    “Shtetet e Bashkuara dhe Kosova qëndrojnë të bashkuara me Ukrainën”, shkroi ambasadori amerikan.

    Në postimin e Kryeministrit Kurti, që u shpërnda nga ambasadori amerikan, thuhet se“pavarësisht se sa të errëta janë kohët dhe sa e vështirë përpjekja, historia e favorizon të drejtin. Në këtë kohë kritike për popullin ukrainas, ne e ndriçuam ndërtesën e qeverisë për ta shfaqur solidarizimin e popullit të Kosovës me popullin e Ukrainës.”

  • Hovenier rikthehet në Kosovë me tri premtime: Për 13 vjet është bërë mrekulli, por ka punë të pakryera

    Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ka publikuar një video-mesazh përmes të cilit ka treguar angazhimin e tij politik në të kaluarën dhe lidhjet e forta që ka me rrugëtimin e Kosovës për liri dhe pavarësi, shkruan Gazeta Express.

    Hovenier thotë se për pozitën e ambasadorit në Kosovë ka marrë besimin e fortë të presidentit amerikan, Joe Biden, dhe të Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken, dhe thotë se pas vendosjes në Prishtinë do të angazhohet për forcimin e mëtejmë të lidhjeve në mes të Kosovës dhe Amerikës.

    “Në shumë mënyrë, unë jam personifikimi i bashkërrugëtimit ne mes të Kosovës dhe Amerikës për gjatë dekadave”, ka thënë Hovenier, raporton Express.

    Ai ka rikujtuar pjesëmarrjen e tij në procesin e Ramubjesë si anëtarë i delegacionit amerikan. Tutje Hovenier thotë se ka qenë edhe pjesë e ekipit të Kombeve të Bashkuar në ekipin e Marti Ahtisarit kur është negociuar për statusin e Kosovës. Derisa shton se më pas ka punuar edhe në Shtëpi të Bardhë gjatë kohës së presidentit Barack Obama dhe është marrë me Ballkanin Perëndimor.

    Teksa flet për rrugëtimin dhe zhvillimin e Kosovës, Hovenier thotë se sigurisht që është bërë përparim i jashtëzakonshëm në 13 vitet pas pavarësisë.

    ‘Të arriturat e Kosovës për 13 vite të shkuara janë thjeshtë mrekulli. Një demokraci e gjallë, ekonomi e aftë si dhe lidership i Kosovës përtej kufijve”, potencon Hovenier.

    Megjithatë thotë se disa punë kanë mbetur pa i përfunduar. Prandaj thotë se jep fjalën e tij që do të angazhohet në synimet e përbashkëta.

    “ E para, një Kosovë e angazhuar plotësisht dhe e integruar në rajon, Evropë dhe në institucionet euro-atlantike, me raporte të përmirësuara dhe të normalizuara me fqinjët”, ka thënë Hovenier.

    Si premtim të dytë, Hovenier thotë se do të angazhohet që Kosova të ketë institucione publike të qëndrueshme, të besueshme dhe efikase që ofrojnë shërbime, ndajnë drejtësi dhe i mbrojnë të drejtat dhe liritë e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

    Dhe si premtimt të tretë, Hovenier thotë se do të angazhohet për një Kosovë të qëndrueshme, ekonomi dinamike që tërheq investitorët dhe mbron ambientin.

    Ai tutje ka folur edhe për veten dhe familjen e tij

    https://fb.watch/aGuK15QnBG/

  • Hovenier: Askush të mos harrojë çka ndodhi në Reçak dhe pse SHBA u ngrit në mbrojtje të popullit të Kosovës

    Askush të mos e mohojë Masakrën e Reçakut, ka porositur Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

    Ai ka thënë se masakra që ndodhi në Reçak ishte akt vrasës i qëllimshëm që pati synim mbjelljen e frikës te shqiptarët, kur përmendi përpjekjet e Serbisë për ta minimizuar faktet rreth masakrës atje.

    “Askush të mos harrojë apo mohojë se çfarë ndodhi këtu ose pse SHBA-ja dhe aleatët tanë u ngritën në mbrojtje të popullit të Kosovës.

    Në përgjigje të këtyre mizorive, SHBA-ja në bashkëpunim me aleatët e NATO-s vepruan në mbrojtje të civilëve të pambrojtur në emër të paqes, lirisë dhe stabilitetit. Këto qëllime i përfaqësojnë thellësisht vlerat amerikane dhe perëndimore.

    Ne besojmë që të gjithë popujt pa dallim etnie apo feje meritojnë të jetojnë në liri”.