Tag: Arbana Osmani

  • “Na ke zhgënjyer për mirë”, deklarata e pakuptimtë e moderatores Arbana Osmani gjatë finales së Big Brother VIP

    “Na ke zhgënjyer për mirë”, deklarata e pakuptimtë e moderatores Arbana Osmani gjatë finales së Big Brother VIP

    Mbrëmë (e premte) është mbajtur nata finale e spektaklit shumë të shikuar Big Brother VIP.

    Aventura e cila zgjati afro katër muaj, shpalli si të parin e kësaj gare balerinin Ilir Shaqiri, i cili rezultoi më i votuari nga publiku dhe fitoi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.


    Pa dyshim që një vëmendje të madhe gjatë spektaklit mori edhe moderatorja Arbana Osmani, e cila në nisje të natës finale zbuloi se është shtatzënë, në pritje të fëmijës së saj të tretë.

    “Këtë Big Brother e kemi prezantuar dy veta”, tha Osmani në nisje të programit, teksa mori urime dhe ovacione të shumta nga publiku në studio.

    Megjithatë në disa momente, ajo bëri disa deklarata të çuditshme, të cilat kanë befasuar shikuesit e Big Brother.

    Ajo i tha banores Einxhel Shkira në një moment: “Na ke zhgënjyer për mirë” – duke theksuar këtu faktin se pak veta e prisnin që ajo të shkonte në finale.

    Të njëjtën frazë, Arbana e ka përsëritur edhe te banorja Beniada Nishani (Jakic) pak më vonë, duke i thënë: “I ke zhgënjyer gjithashtu për mirë të gjithë shqiptarët”.

    Kjo shprehje e saj është kritikuar nga fansat e spektaklit, pasi është e pakuptimtë që një person “të zhgënjehet” për mirë, si kundër shprehja e duhur do të ishte në rastin konkret: “Na ke befasuar për mirë”.

    Sido që të jetë, finalja e Big Brother VIP përfundoi me Ilirin si fitues, teksa në vend të dytë u rendit aktori Donald Veshaj, në të tretin Einxhel dhe në vendin e katërt Beniada.

  • “I keni bërë shumë presion Donaldit”, Arbana Osmani jep përgjigjen epike

    “I keni bërë shumë presion Donaldit”, Arbana Osmani jep përgjigjen epike

    “Big Brother” u rikthye këtë vit, pas shumë kohësh pauzë, në një edicion me personazhe të famshëm, e që i ka kaluar pritshmëritë sa i përket shikueshmërisë.

    Madje, për këtë reality show, si asnjëherë më parë kanë qarkulluar edhe “teori konspirative” të shumta.

    Moderatorja e “Big Brother”, Arbana Osmani i është përgjigjur disave prej tyre, dhe pyetjeve të ndjekësve në Instagram.

    Ndër të tjera, një ndjekës ka shkruar se Donaldit i bëjnë aq shumë presion sa ka rënë 15 kg. Arbana i është përgjigjur, por sigurisht me humor, duke mos i marrë aspak seriozisht.

    “Aman ma gjeni atë që i ka bërë presion, të vijë të më bëjë dhe mua, të humbas dhe unë ca kile”, ka shkruar ajo.

  • Zbulohet më në fund prezantuesja e “Big Brother VIP”

    Zbulohet më në fund prezantuesja e “Big Brother VIP”

    Ditë më parë televizioni “Top Channel”, zbuloi se janë hapur audicionet për spektaklin e famshëm, që pritet prej disa vitesh, “Big Brother VIP”.

    Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit spektakli do të bëjë pjesë të shtëpisë më të madhe njerëz të famshëm, të cilët duhet të mësojnë të jetojnë larg komoditeteve të jetës së përditshme.

    Pas këtij lajmi, Arbana Osmani dhe Luana Vjollca kanë qenë emrat më të përfolur përgjatë gjithë kësaj kohe. Dy moderatoret e suksesshme kanë qenë kryefjala e mediave për shkak të një lufte që thuhet se po bëhet mes tyre për “Big Brother VIP”.

    Për vite me radhë “Big Brother” ka qenë ekskluzivitet i Arbana Osmanit, por këtë vit kanë hyrë në garë të tjera figura të njohura të “Top Channel”. Deri më tani janë përfolur disa emra si Fjoralba Ponari, Bora Zemani, por pretendentet kryesore për drejtimin e spektaklit janë Arbana Osmani dhe Luana Vjollca.

    Në media rozë janë lakuar emra të ndryshëm, ndërsa moderatoret akoma nuk kanë dhënë asnjë reagim.

    Para disa ditësh, u tha se moderimi i “Big Brother” i është propozuar Arbana Osmanit, e cila ende nuk e kishte pranuar si ofertë.

    Më në fund duket se është vendosur se kush do ta drejtojë këtë reality-show. Burime për “Kryefjala.com” kanë zbuluar se Arbana ka qenë sot në studiot e televizionit ku ka biseduar me vajzat e familjes Hoxha që zoterojnë Top Channel-in dhe është vendosur përfundimisht që Arbana Osmani do të jetë drejtuesja e “Big Brother Albania VIP”, i cili pritet që të nisë transmetimin në tetor të këtij viti.

  • Policia ndërhyn në emisionin e Arbanës

    Policia ndërhyn në emisionin e Arbanës

    Përmes rrjeteve sociale ku ka ndarë promon, lihet të kuptohet se historia e trajtuar nuk do të jetë e zakontë.

    Bëhet fjalë për një histori të ndaluar mes dy të rinjvë, të gjendur mes kundërshtimit të ashpër të familjarëve të vajzës

    Në promo, shihet se situata ka eskaluar deri në pikën sa në studiot e Top Channel ka mbërritur edhe policia.

    https://www.instagram.com/p/CNptZJQnYcV/?utm_source=ig_web_copy_link