Tag: Arbërie Nagavci

  • Nagavci: Ata që thonin se Kuvendi nuk mund të bashkëpunojë me Qeverinë në detyrë, thirrën seancë për projektbuxhetin

    Nagavci: Ata që thonin se Kuvendi nuk mund të bashkëpunojë me Qeverinë në detyrë, thirrën seancë për projektbuxhetin

    Nënkryetarja e Kuvendit nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci thotë se se të njejtit që thonin se Kuvendi nuk mund të bashkëpunojë me Qeverinë në detyrë kanë ftuar seancë të jashtëzakonshme për të votuar një nga projektligjet më të rëndësishme.

    Nagavci thotë se përpjekjet për të manipuluar opinionin do iu kthehet shumëfish më shumë, e projektbuxheti thotë se ka plotë kojntradita e defekte, përcjellë Gazeta Blic.

    Ajo përmendi rënien e investimeve në shëndetësi në Komuna për 92% në vitin 2020.null

    Kritikoi edhe shpërndarjen e investimeve kapitale nëpër komuna.

    Ky është postimi i saj i plotë:

    Të njëjtit që këmbëngulnin se Kuvendi nuk mund të ketë bashkëpunim me Qeverinë në detyrë, duke penguar shumë marrëveshje ndërkombëtare të huave dhe kredive, madje refuzonin trajtimin e Ligjit për luftimin e COVID-19, janë bërë bashkë përsëri dhe kanë ftuar seancë të jashtëzakonshme për të votuar një nga projektligjet më të rëndësishme, të sjellur në Kuvend nga një qeveri që në fakt asnjëherë s’ishte qeveri, e që tani është edhe zyrtarisht jo kushtetuese.
    Nga 25 marsi i këtij viti e deri më 3 qershor, në secilën mbledhje të Kryesisë së Kuvendit kemi dëgjuar fraza të njëjta, të sinkronizuara në mes të LDK-së, PDK-së dhe tjerëve, se Kuvendi i Kosovës nuk mund të ketë raporte me një qeveri në detyrë.
    Çfarëdo përpjekje për të manipuluar opinionin do të ju kthehet shumëfishë më shumë. E ky projektbuxhet edhe ashtu ka përplot kontradikta, defekte e mangësi. Vetëm në shëndetësi kemi rënie të investimeve në komuna për 92% në krahasim me vitin 2020, në një kohë kur më shumë se tani nuk kemi pasur nevojë për mbështetje të sistemit të shëndetësisë.
    Po ashtu, shpërndarja e padrejtë e investimeve kapitale nëpër komuna, e ulja e investimeve në arsim, pasqyrojnë më së miri paaftësinë dhe keqqeverisjen e tyre, e cila fatmirësisht po merr fund një herë e përgjithmonë në Kosovë.

  • Sërish përplasje mes Gashit dhe Nagavcit: Sot me britma të radhës nuk ka nevojë të dëshmohet diçka tjetër

    Sërish përplasje mes Gashit dhe Nagavcit: Sot me britma të radhës nuk ka nevojë të dëshmohet diçka tjetër

    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi pati një përpalsje me kryesuesen e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ku i tha se duhet të flasim për raportin dhe amandamentet dhe jo për çështje të tjera.

    Këto diskutime u bënë në seancën e jashtëzakonshme ku pritet të votohet Projektiligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

    “Sot me britma të radhës nuk ka nevojë të dëshmohet diçka tjetër, kërkojmë të respektohet procedura.  Flasim me gojë dhe me votë, prandaj znj. kryesuese të kërkoj nga ju që ta respektoni në mënyrë të përpiktë rregulloren e Kuvendit”, tha Gashi.

    Ai madje  tha se gjuha verbale e Nagavcit nuk po i duket e arsyeshme.

    “Gjuha e dhunës verbale nuk po m’duket e arsyeshme, pra diskutimi bëhet për raportimin jo projektligjin. Qaj është objekti i punës, raportin me amadamente, i diskutojmë amadamentet jo çështje të tjera”, tha Gashi.

  • Nënkryetarja e Kuvendit kritikon Hotin: Të dëmshme dilemat e krijuara nga Qeveria lidhur me zhvillimin e mësimit të hënën

    Nënkryetarja e Kuvendit kritikon Hotin: Të dëmshme dilemat e krijuara nga Qeveria lidhur me zhvillimin e mësimit të hënën

    Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka thënë se është e patolerueshme situata konfliktuoze e konfuze që kanë krijuar në shkolla, lidhur me festën e 28 nëntorit.

    Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se është e pakuptimtë dhe e dëmshme krijimi i shumë dilemave lidhur me zhvillimin e mësimit nesër, me 30 nëntor.

    Sipas saj, në kalendarin e vitit shkollor 2020/2021 dita e hënë është ditë pushimi.

    “Bazuar në këtë kalendar janë bërë planifikimet në shkolla dhe kanë qenë të njoftuar edhe prindërit. Deklarata e zt. Hoti dhe Vendimi i Qeverisë i marrë në pasditen e së premtes që e hëna të jetë ditë pune, është sa i pakuptimtë aq dhe konfuz e konfliktuoz, përveçse i vonuar nëse i domosdoshëm”, ka thënë ajo.

    Ajo ka thënë se është gabim i pasinqertë i Qeverisë se heqja e pushimit në ditën e hënë po bëhet për shkak të solidarizimit me punëtorët shëndetësorë, policinë dhe inspektoratin.

    Sipas saj, nëse do të ishte e sinqertë, stafi i shkollave do të ishte informuar më herët.

    “Aktualisht shumë nxënës e mësimdhënës akoma nuk e dinë se a duhet të shkojnë nesër në shkollë apo jo. Të respektojnë Kalendarin e punës të miratuar nga MASHT sipas të cilit dita e hënë, dt. 30 nëntor është pushim, apo t’i binden Komunikatës së Qeverisë se dita e hëne është ditë mësimi? Kur kësaj i shtojmë edhe deklarimet nga SBASHK-u situata problematizohet dhe më shumë. Po shihen haptazi edhe ndikimet partiake e të grupeve të interesit në secilin nivel e institucion edukativo-arsimor, po shtohet dhe presioni e tensionet tek mësimdhënësit. Disa drejtor, gjatë fundjavës kanë urdhëruar mësimdhënësit të lajmërohen në punë, të tjerët që të mos lajmërohen. Ka dhe të tillë që janë të heshtur në këtë pikë dhe e lënë në vullnetin individual të mësimdhënësve. Disa prindër do t’i dërgojnë fëmijët nesër në shkollë, tjerë ndoshta jo. Kjo është shumë gabim dhe e dëmshme”, ka thënë ajo.

    Nagavci thotë se gjendja në shkolla edhe ashtu është shumë e rënduar dhe rezultatet larg nga të dëshiruarat.

    “Në këto rrethanat duhet që të ketë një bashkëpunim e mbështetje të plotë për shkollat dhe stafin mësimor. Ministri i Arsimit duhet që të harmonizojë qëndrimet në mes të Qeverisë dhe Sindikatës dhe të dalë menjëherë me një deklarim për ditën e nesërme, përndryshe do të ketë veprime të pakordinuara që dallojnë nga shkolla në shkollë dhe me shumë gjasë do të jetë një ditë më shumë e dështimit në mësimnxënie e mësimdhënie”, ka thënë ajo.

  • Nagavci i drejtohet Gashit: Ulu dhe mos bërtit, mos ma drejto gishtin, tensione në Kuvend

    Nagavci i drejtohet Gashit: Ulu dhe mos bërtit, mos ma drejto gishtin, tensione në Kuvend

    Në seancën e Kuvendit të Kosovës po mbahet interpelanca e thirrur nga VV-ja për Kryeministrin Avdullah Hoti lidhur me temën e të pagjeturve janë përplasur nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci dhe deputeti i LDK’së, Arben Gashi

    Zëvendëskryeministri Selmanaj ka kërkuar fjalën pasi iu përmend emri nga deputeti Uran Ismajli i PDK-së në fjalimin e tij por që nënkryetarja Nagavci ia ka dhënë fjalën deputetit të partisë së saj Fitim Uka.

    Pas kësaj ka reaguar shefi i GP të LDK’së, Arben Gashi duke i thënë Nagavcit që t’ia jap fjalën, e Nagavci i ka kërkuar atij të mos bërtasë.

    “Të lutem ulu dhe mos bërtit, ia jap fjalën tash por ulu edhe s’ki nevojë me bërtit”, ia ka kthyer Nagavci duke ia dhënë më pas fjalën zëvendëskryeministrit Selmanaj.

    Kurse, dputetja e PDK-së Ganimete Musliu i ka thënë zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj që të mos dalë më në foltoren e Kuvendit.

    “Është koha e fundit të konsolidohemi si shtet, jo të fyhemi e shajmë njëri tjetrin, qeveria nuk është këtu për ta sharë opozitën, por për ta dëgjuar atë. Dalja juaj në foltore në këtë Kuvend sot është ofendim për familjarët e të pagjeturve sepse ju e keni konsideruar këtë debat tëk onsumuar prandaj mos dilni më në këtë foltore”, ka thënë Musliu.

    Më pas edhe deputetja Saranda Bogujveci ka lexuar emailin që ka publikuar Duda Balje, ku zëvendëskryeministri e konsideronte të ‘konsumuar dhe ezauruar temën e të pagjeturve.