Tag: Ariola Demiri

  • Sherr me Arbër Hajdarin në prapaskenë? Arjola Demiri flet për herë të parë

    Sherr me Arbër Hajdarin në prapaskenë? Arjola Demiri flet për herë të parë

    Aktorja e njohur Tropojane Arjola Demiri dhe familja e saj kanë pasur një sherr me opinionistin Arbër Hajdari në prapaskenat e xhirimeve të Fan Club përshkak të komenteve të këtij të fundit.

    Por ky lajm nuk ishte i sakt, afterparty.al ka zbuluar se ndodhi vërtetë një sherr por ishte mes motrës së Arjolës dhe Arbër Zeka, ish-fitues i “BBV”.

    Kurse Arjola theu heshtjen duke postuar një fotografi në InstaStory, me Arbër Hajdarin, ku ka shkruar:

    Kush tha që jemi zënë?”

  • Aktorja e njohur shqiptare në “konflikt” me fëmijët e saj – Ja se çfarë u kërkon atyre?

    Aktorja e njohur shqiptare në “konflikt” me fëmijët e saj – Ja se çfarë u kërkon atyre?

    Arjola Demiri është një ndër emrat më të lakuar në showbizzin shqiptar. Ish-missi është nënë e tre fëmijëve mirëpo duket shumë më e re dhe ka linja perfekte për dikë që ka lindur tre herë.

    Demiri është një nënë e divorcuar pasi është ndarë nga bashkëshorti i saj prej disa vitesh dhe akoma nuk e ka gjetur “Princin” e saj të kaltër.

    E ftuar në emisionin “Why Not” në Rtv Ora, Arjola ka treguar disa skena mjaft komike me fëmijët e saj. Një ndër to është dhe momenti në plazh kur ajo me të qeshur u ka bërë një “kërkesë” vajzave të saj mos e thërasin mami pasi njerëzit aty e shikonin me habi dhe nuk besonin që ajo ishte mami i tyre. Epo, normale me atë pamje që Arjola ka i japim të drejtë.

    “Ishim në plazh, unë me dy vajzat ndërsa Rubini ishte tek i ati. Gjatë kohës që ishim në plazh këto thërisnin “Ma, Ma” dhe gjithë njerëzit sa herë thërisnin këto më thoshin “Moj mami i këtyre je ti?”. Edhe unë i përgjigjesha po mami I tyre jam. I thashë nga nesër dhe mbrapa mos më thërisni më mami se më latë beqarë për gjithë jetën, ju lutem më thërisni teze”- tregon Arjola me humor.