Tag: Armend Mehaj

  • “Aromë Beteje”, Ministri Mehaj publikon fotografi nga stërvitjet e kadetëve të FSK-së

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka publikuar disa fotografi të ushtarëve të FSK-së duke stërvitur me pesha të rënda.

    Ai tha se kadetëve iu testuan “pothuajse të gjithë komponentët e përgatitjes fizike, si qëndrueshmëria, forca dhe kondicioni fizik”.

    “Udhëheqësit e së ardhmes, sikurse shpirtërisht e psikikisht, janë të fortë edhe fizikisht”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë:

    “Aromë Beteje” është ecja e kadetëve tanë me pesha të rënda e përcjellur nga 2km vrapim.

    Kadetëve i’u tesuan pothuajse të gjithë komponentët e përgatitjes fizike, si qëndueshmëria, forca dhe kondicioni fizik.

    Ecja me pesha simulon afrimin në zonën e operacionit, kurse vrapimi me pesha simulon luftëbërjen.

  • FSK-ja stërvitet në bazën ushtarake amerikane në Gjermani

    Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë realizuar me sukses një aktivitet stërvitor “KFOR 30”, të mbajtur në Bazën Ushtarake amerikane në Hohenfels të Gjermanisë, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

    Ai shkroi në Facebook se ushtarakët e Kosovës “dëshmuan performancë me profesionalizëm të lartë, duke u vlerësuar shumë lartë nga forcat tona aleate amerikane dhe forcat tjera partnere bashkëpjesëmarrëse në stërvistje”.

    “Vazhdojmë drejtë sukseseve të reja për avancimin e mëtejmë të forcave të ndërveprueshme me forcat aleate”, shkroi Mehaj në Facebook.

  • Konfirmohet i nominuari i Kurtit për ministër të Mbrojtjes

    Konfirmohet i nominuari i Kurtit për ministër të Mbrojtjes

    Armend Mehaj është i propozuari i Albin Kurtit për ministër të Mbrojtjes.

    Me profesion ushtarak, Mehaj ka lindur në Kosovë, për të shërbyer më pastaj në ushtrinë norvegjeze.

    Ai ka lindur në vitin 1981 në Kosovë dhe aktualisht jeton në Oslo të Norvegjisë.null

    Në nëntor të vitit 2012, Mehaj është dekoruar nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë me medaljen “Për shërbime të veçanta”.

    Kapiten Armend Mehaj ka lindur në vitin 1981 në Kosovë dhe aktualisht jeton në Oslo, Norvegji. Në vitin 1999 i është bashkuar forcave të armatosura Norvegjeze, për të shërbyer më pas në misione të ndryshme paqeruajtëse si në Kosovë, Irak, Afganistan, Çad dhe Afrikën Qendrore.

    Armend Mehaj, i propozuari për Ministër të Mbrojtjes (majtas në fotografi)