Tag: Armend Muja

  • Armend Muja tregon sa është përqindja e VV në matjet e tij

    Armend Muja tregon sa është përqindja e VV në matjet e tij

    Anëtari i VV-së, Armend Muja, në një postim në Facebook ka thënë se partia e tij është 53.83%.

    Sipas Mujës, kjo përqindje është pa diasporën.

    Ai thotë se votuesi ka vendosur kundër PDK-LDK dhe Lista Serbe. 

    Postimi i plotë:

    Mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje është 53.83%, pa përllogaritur votat e diaspores. Në mbrëmjen e 14 shkurt 2021 përfundon sundimi 20-30 vjeçar i klasës së stërvjetëruar politike – përgjegjëse për prapambetjen politike, shkatërrimin e ekonomisë së vendit, ikjen masive të të rinjëve dhe ngecjen në përspektiven evropiane. Lëvizja për demokraci që do të shohim të dielen është ripërsëritje e vullnetit kolektiv për ndryshim, ngjashëm me vitet e 90-ta, lëvizjen për pajtimin e gjaqeve dhe luftës çlirimtare. Votuesi ka vendosur kundër PDK-LDK-Lista Serbe.

  • Gazmend Muja i del në krah vëllaut: Do ta mbështes gjithmonë Armendin

    Gazmend Muja i del në krah vëllaut: Do ta mbështes gjithmonë Armendin

    Dje gjatë ditës nëpër media u raportua se dy vëllezërit Muja, kanë raporte jo të mira për shkak të dallimeve politike.

    Mirëpo Gazmend Muja, përmes një postimi në facebook i ka mohuar këta zëra, madje ai i ka dëshiruar suksese Armendit, duke i premtuar se do ta mbështes në rrugëtimin e tij, shkruan Jepi zë.

    Postimi i plotë nga Gazmend Muja:

    Aderimin e vëllait, #ArmendMuja në subjektin politik LVV e pranojmë si respekt dhe konsideratë që i bëhet familjes Muja.

    Aderimi i tij në këtë subjekt është vlerë e shtuar për LVV, ndërsa obligim për Armendin që me perkushtimin më të madh ta begatojë edhe më shumë misionin e tij prej politikani.

    Nga ana ime-si vëlla, do ta ketë mbeshtetjen e plotë në arritjen e objektivave të tij, gjithmonë në shërbim të qytetarëve.

  • Analisti Armend Muja aderon në VV

    Analisti Armend Muja aderon në VV

    Profesori dhe analisti politik, Armend Muja, ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

    Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka prezantuar aderimin e Mujës duke thënë se e ka mirëpritur me disa anëtarë të kryesisë.

    Muja është drejtor i Kolegjit Riinvest dhe ligjërues i ekonomisë politike ndërkombëtare. Ka kryer studimet në London School of Economics dhe Corvinus University në Master dhe Doktoratë, ka punuar në ekonominë politike të Evropës Jug-Lindore.

    Muja është një nga disa analistët politikë që në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit ka aderuar në parti politike. Para tij, Ardian Gola aderoi në VV, ndërsa Faton Abdullahu e Ardian Kastrati iu bashkuan Partisë Demokratike të Kosovës.

  • Armend Muja: Votuesit kanë dy zgjedhje – Albin Kurti e Vjosa Osmani në një anë dhe Isa Mustafa e Hashim Thaçi në anën tjetër

    Armend Muja: Votuesit kanë dy zgjedhje – Albin Kurti e Vjosa Osmani në një anë dhe Isa Mustafa e Hashim Thaçi në anën tjetër

    Analisti nga Mitrovica, Armend Muja, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se qytetarët e Kosovës kanë dy mundësi të vendosin se kënd ta votojnë.

    Muja poashtu ka shkruar se kosovarët kanë tri brenga kryesore për vitin 2021.

    Analisti mitrovicas konsiderohet ndër më të saktit, pasi analizat dhe parashikimet e tij, kanë rezultuar të sakta.

    Postimi i plotë:

    Zgjedhjet 2021: tri brengat kryesore te votuesve jane papunesia, shteti i dobet dhe deshtimi i menaxhuar ne politiken e jashtme.

    Zgjedhesit kane dy zgjidhje – Albin Kurti dhe Vjosa Osmani ne njeren ane dhe me te besuarit e Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi në anen tjeter.

    Pra, Avdulla Hoti dhe Enver Hoxhaj do te peshohen ne fleten e votimit per aleancen e tyre 10 vjecare, premtimet e pa-realizuara per 200,000 vende pune, 200,000 shperngulje nga Kosova qe nga viti 2008, vizat qe nuk u liberalizuan kurre, vjedhja e 2 milion nga thesari dhe deshtimet ne politiken e jashtme (perfshire lajkat me idene e ndarjes se Kosoves).

  • Muja jep shifra të reja: LVV në kuotën 52.3%, PDK e dyta me 15.3%, pasojnë LDK, AAK

    Muja jep shifra të reja: LVV në kuotën 52.3%, PDK e dyta me 15.3%, pasojnë LDK, AAK

    Analisti Armend Muja thotë se deri në muajin nëntor votuesit nuk kanë lëvizur.

    Muja në “Debat Plus” ka dhënë edhe shifrat që sipas tij i kanë subjektet politike deri me 29 nëntor.

    “Vetëvendosje ka qenë në kuotën 52.3%. E dyta vjen PDK-ja me rreth 15.3%, LDKështë e treta me rreth 13-14%. AAK do t’i ketë rreth 7%. Ndërsa pjesa tjetër te partitë tjera”, tha ai.

    Analisti thotë se Vetëvendosje në këto zgjedhje pritet të fitojnë me një fitore masive.

    “Me këto përqindje mendoj se Vetëvendosje merr rreth 60 deputetë. Është ende herët mirëpo realisht rritja e Vetëvendosjes ka ndodhur nga muaji prill”.

    Muja thotë se ende nuk dihet efekti që mund të ketë faktorizimi i Vjosa Osmanit.

    “Transformimi më i madh është bërë pas mocionit dhe ka vazhduar të qëndrojë”, tha ndër të tjera Armend Muja.

  • Armend Muja thotë se aktualisht mbështetja për Vetëvendosjen e kalon 51 përqindëshin

    Armend Muja thotë se aktualisht mbështetja për Vetëvendosjen e kalon 51 përqindëshin

    Analisti Armend Muja këtë javë ka qenë i ftuar në emisionin “Personale”.

    Muja i cili është i njohur për publikun për saktësinë e parashikimit të rezultateve të zgjedhjeve në Kosovë e më gjerë ka bërë edhe një analizim të situatës elektorale në nivel vendi.

    Ai thotë se këto matje janë bërë në muajt tetor e nëntor ku bashkë me Podujevën është matur edhe sentimenti i përgjithshëm i qytetarëve.

    “Pas 16 nëntorit të vitit të kaluar deri në prill rritja e Vetëvendosjes ka qenë në mënyrë eksponenciale. Në prill pak para mocionit Albin Kurti ishte i pëlqyer nga rreth 60% të qytetarëve të Kosovës të cilët i besonin në atë kohë. Deri në 2 qershor kjo epërsi nuk është zbritur, ka qëndruar e njëjta”, tha Muja përcjell Telegrafi.

    “Mbështetja për Albinin nuk ka rënë por ka pasur një transformim rrënjësor në terren. Këtë e dinë partitë pasi kur e sheh që nuk gjen aktivist për ta bërë një tubim si në Podujevë, është një sinjal”.

    “Sentimenti është përtej 51% për Vetëvendosjen. Kjo nuk është meritë vetëm e Vetëvendosjes por edhe mërit e kombinatorikave tjera prej LAA, PAN etj. Pra kur bashkohen partitë krijojnë anonimozitet edhe te partitë tjera. Është krijuar një narracion se këta të gjithë janë bërë bashkë LDK, PDK, AAK, NISMA. Kjo te njerëzit është bërë shumë irrituese”, tha ndër të tjera Armend Muja.

  • Analisti i njohur Armend Muja sërish i saktë në sondazhin e zgjedhjeve

    Analisti i njohur Armend Muja sërish i saktë në sondazhin e zgjedhjeve

    Pas parashikimit të saktë për fituesin e zgjedhjeve në SHBA, Kosovë, Maqedoni dhe kohë parë edhe në Shqipëri, analistit nga Mitrovica, Armend Muja, i doli e saktë edhe analiza për fituesin e zgjedhjeve në Podujevë

    Analisti nga Mitrovica Armend Muja, parashikojë fitoren e Shpejtim Bulliqit

    Ndryshe, Muja po konsiderohet si një prej analistëve me nuhatjen më të mirë për sondazhe dhe projeksione.