Tag: Armend Zemaj

  • Zemaj ia uron vetes dy herë emërimin në LDK: Shumë suksese ministër

    Zemaj ia uron vetes dy herë emërimin në LDK: Shumë suksese ministër

    Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot është zgjedhur anëtar i Kryesisë së re të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Si duket kjo e ka gëzuar atë, pasi Zemaj e ka uruar veten dy herë për pozitën e tij të re.

    Zemaj pasi ka publikuar një fotografi të tij nga tubimi, postimin e njëjtë e ka rishpërndarë më vonë duke e quajtur veten ministër.

    “Shumë sukses Minister”, ka shkruar ai, ndërsa pas një minuti e ka fshirë menjëherë.

  • Zemaj paralajmëron lehtësimimin e masave anti Covid

    Zemaj paralajmëron lehtësimimin e masave anti Covid

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se Kosova në krahasim me vendet e tjera të rajonit vazhdon të ketë situatë të mirë të menaxhimit të Pandemisë, raporton Gazeta Blic.

    Zemaj bëri të ditur se në takimin e sotëm me Bordin Këshilldhënës kanë disktutuar për situatën epidemiologjike dhe për mundësinë e lehtësimit të masave.

    “Masat lehtësuese, do të jenë vlerësim për respektimin e masave nga qytetarët. Qytetarët me disiplinën e tyre si dhe të gjithë akterët relevantë që përballen me Covid 19, kanë dëshmuar se meritojnë falënderim dhe respekt” shkruan Zemaj.

    Postimi i plotë

    Kosova, krahasuar me shtetet tjera, vazhdon të ketë situatë të mirë të menaxhimit të Covid 19.
    Statistikat nga ECDC, Kosovën e radhitin të fundit në rajon sa i përket shtrirjes së infeksionit si dhe vdekshmërisë nga Covid 19.
    Në takimin e sotëm me Bordin Këshillëdhënës, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike, duke parë mundësinë e lehtësimit të disa masave që janë në fuqi. Masat lehtësuese, do të jenë vlerësim për respektimin e masave nga qytetarët.
    Qytetarët me disiplinën e tyre si dhe të gjithë akterët relevantë që përballen me Covid 19, kanë dëshmuar se meritojnë falënderim dhe respekt.
    Edhe sot u bëjë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave anti covid për aktivitetet publike, grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.
    Bashkë ia dalim!

  • Ndryshon kategorizimi i komunave, Zemaj paralajmëron masa të reja në nivel vendi

    Ndryshon kategorizimi i komunave, Zemaj paralajmëron masa të reja në nivel vendi

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se situata me COVID-19 në Kosovë, sipas tij, është e qetë.

    Në një konferencë për medie, Zemaj ka thënë se tash ka rënë në 11 numri i komunave që gjenden në zonën e kuqe.

    “Në zonën e kuqe 11 komuna, 11 në të verdhën dhe në të gjelbrën 16 komuna”, ka thënë Zemaj.

    Në zonën e kuqe janë 11: Prishtina, Zveçani, Zubin Potoku, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Jugut dhe e Veriut Leposaviqi, Lipjani, Drenasi dhe Podujeva.

    Në zonën e verdhë janë 11 komuna: Kamenica, Kllokoti, Gjakova, Vitia, Gjilani, Peja, Vushtrria, Ferizaj, Shtërpca dhe Ranillugu.

    Komunat që janë në zonën e gjelbër janë 16: Graçanica, Klina, Hani i Elezit, Skenderaj, Shtimja, Suhareka, Prizreni, Drasgashi, Mamusha, Malisheva, Parteshi, Deçani, Novebërda Kaçaniku dhe Juniku.

    “Jemi duke përgatitur masat e reja në nivel vendi, për të cilat do të bëhen të ditura të premten tjetër”, ka thënë Zemaj.

  • Zemaj flet për takimin me Hotin, thotë se u dakorduan për vendimet për festat e fundvitit

    Zemaj flet për takimin me Hotin, thotë se u dakorduan për vendimet për festat e fundvitit

    Paraditen e sotme ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj u taku me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

    Zemaj thotë se në këtë takim u analizua situata epidemiologjike në vend sa i përket COVID-19 e ku u dakorduan edhe për vendimet për festat e fundvitit.

    Në këtë takim ku të pranishëm ishin edhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi si dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica. Veç këtyre në t

    “Me kryeministrin, z. Avdullah Hoti, kolegët ministra, Policinë e Kosovës, dhe Inspektoratet, gjatë takimit të sotëm, analizuam situatën epidemiologjike në vend sa i përket COVID-19 dhe u dakorduam për vendimet për festat e fundvitit. Duke i falënderuar të gjithë për punën dhe angazhimin e pareshtur gjatë gjithë kohës, është më se e domosdoshme që ky bashkëpunime dhe bashkërendim i veprimeve të vazhdojë edhe më tej dhe secili në përgjegjësinë e vet t’i zbatoj detyrat me rigorozitet”, ka shkruar Zemaj.

    Mes tjerash ai thotë edhe se “Nga sot, pjesë e aktiviteteve tona, do të jetë edhe Inspektorati i punës dhe bashkë me të gjitha inspektoratet tjera do të mbikëqyrin zbatimin e masave anti covid. Bashkë ia dalim!”, ka shkruar Zemaj. 

  • Zemaj e pranon “dështimin” rreth menaxhimit të pandemisë, fajson qytetarët për mos respektim të masave

    Zemaj e pranon “dështimin” rreth menaxhimit të pandemisë, fajson qytetarët për mos respektim të masave

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se masat parandaluese ndaj përhapjes së virusit korona nuk po respektohen, për çka siç ka thënë ai, rastet pozitive dhe ato të vdekjeve po rriten, shkruan GazetaBlic.

    Në një postim në Facebook, i pari i Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndryshojnë sjelljen e tyre, pasi sipas tij, në të kundërten rastet s’do të bien.

    Postimi i plotë:

    Qytetarë të nderuar,
    Respektimi i masave për pengimin e përhapjes së virusit dhe luftimin e tij, nuk është në nivelin e duhur, sepse, rastet pozitive dhe rastet e vdekjeve po shtohen. Mos i jepni rast virusit. Ndryshoni sjelljen tuaj.
    Numri i madh i personave me virusin Covid 19, dhe numri i madh i rasteve të vdekjeve, do shërbyer si sinjal i fuqishëm për pakujdesinë në shtetin tonë.

    Deri sa ende nuk janë në përdorim vaksinat kundër virusit, mënyra e vetme për t’u mbrojtur, është distanca, maska dhe higjiena.
    Zbatoni masat kundër virusit vdekjeprurës, ndryshe, numrat nuk do të ulën. Ndryshoni sjelljen tuaj, për ta ndryshuar gjendjen në Republikën tonë. Ndryshe, na presin sfidat edhe më të mëdha!

    Barte maskën!
    Ruaje distancën!
    Mbaje higjienën!.

  • Infermieri: Ne shikojmë temperaturën, s’e kemi aftësinë e ministrit që të dallojmë koronavirusin me sy

    Infermieri: Ne shikojmë temperaturën, s’e kemi aftësinë e ministrit që të dallojmë koronavirusin me sy

    Asnjë shtetas i Kosovës nuk mund të kalojë kufirin Kosovë-Shqipëri nëse ka temperaturë. Në pikat kufitare po qëndrojë infermierë të cilët u matin temperaturën qytetarëve. Nëse hasin me dikë që ka temperaturë ata thërrasin menjëherë ekipin mjekësor.

    Infermieri Fitim Karimani që shërben në pikën kufitare në Vërmicë ka treguat në detaje detyrën e punës së tyre.

    “Ne si infermierë kemi për detyrë matjen e temperaturës mirëpo fatkeqësisht nuk e kemi atë aftësi sikur të ministrit që me sy me i identifiku kush është me Covid-19, mirëpo temperatura është një indikator kryesor i Covidit”, tha Karimani.

    “Ne e matim temperaturën dhe në moment që temperaturë të ngritur në bashkëpunim me policinë thërrasim Institutin Rajonal të Shëndetit publik ose në numrin 194 ku vjen ekipi mjekësor. Një person me temperaturë s’mund ta kalojë pikën kufitare, flas për shtetasit e Republikës së Kosovës”, shtoi ai për RTV Dukagjini.

    Ishte Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ai i cili në një seancë të Kuvendit të Kosovës në përplasje me deputetë të VV’së kishte thënë se ‘në sy shihesh që ke simptome të Covid-19’.

    “I nderuar deputet pas karantiminit të plotë ka qenë edhe pesë edhe dy raste jo vetëm këtu po në të gjithë botën, ajo më e keqja ka ndodhë pas datës 12 qershor. Mbyllne seancën edhe jau lexoj me emra anëtarët e juj që janë të infektuar pas datës 12 qershor. Mbyllne seancën jau lexoj me emra me mbiemra. Ju jeni persona kontakti, ecni ren bëni testet, pse po ikni nga testet. Ti je me simptoma. Në sy shihet se ki simptoma, sytë të kallxojnë që ki simptoma”, kishte thënë Zemaj në korrikun e këtij viti.

  • Florim Ejupi: Vrasësi i Tahir Zemajt është brenda LDK-së

    Florim Ejupi: Vrasësi i Tahir Zemajt është brenda LDK-së

    Florim Ejupi, ka thënë se nuk ka të bëjë asgjë me vrasjen e Tahir Zemajt. Mirëpo Ejupi, thotë se vrasësi i Zemajt është brenda LDK-së.

    Krejt qka muj me thanw kjo është dicka absurde pasi unë nuk kam të bëjë kurgjo me këtë punë. Armend Zemaj nuk e di çka o ka bënë se o ministër se deri tash e kisha zbulu, nuk po themë se njerëzit e Armend Zemajt por larg nuk shkon, brenda LDK wshtw vraswsi i Tahir Zemaj”, ka thënë Ejupi në Debat Plus.