I dyshuari i pestë për dhunimin e të miturës 11 vjeçe të shtunën Sh.K. që nga ajo ditë ishte strehuar në Koliq të Prishtinës.
E dy 17-vjeçarët e tjerë, G.J. e XH.S. që u vetëdorëzuan vonë të hënën, një ditë më pas iu caktua një muaj paraburgim, meqë si të lirë mund t`i ikin drejtësisë.
Prapa grilave janë edhe dy vëllezërit Rexhepi, G.Rexhepi 16 vjeç e Ekremi 26 vjeçar.
Ky i fundit ishte i njohur edhe më parë për organet e drejtësisë, pasi kishte nëntë aktakuza për vepra të ndryshme penale si vjedhje e rëndë, vjedhje e pyllit dhe dhunë në familje.
Avdyl Selimi, përgjegjës i ndrimit në kompaninë “Neptun” dega në Podujevë, është personi që u arrestua dje nga Policia e Kosovës si i dyshuar për vjedhjen e të dhënave nga kartelat bankare të klientëve dhe pastaj këto të dhëna i ka përdorur duke bërë blerje të monedhave – kriptovalutave të cilat më pas i ka shitur, shkruan Insajderi.
Nga burimet e portalit mësohet se personi i arrestuar është Avdyl Selimi punëtorë në “Neptun”, dega në Podujevë, i cili me urdhër të Prokurorisë së Shtetit është ndaluar për 48 orë.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i dyshuari ka kryer verpra penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit” sipas kodit penal të Republikes së Kosovës.
Fillimihst i dyshuari Avdyl Selimi është arrestuar në vendin e tij të punës pastaj është dërguar në mbajtje 48 orë.
Si është bërë vjedhja e të dhënave nga kartelat e klientëv?
Sipar Policisë së Kosovës, personi i dyshuar tani më i arrestuar dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme, duke keqpërdorur pozitën dhe besimin e klientëve, kishte vjedhur të dhënat e kartelave bankare të klientëve të cilët kanë bërë blerje në dyqanin ku i dyshuari ka punuar si menaxher, dhe pastaj këto të dhëna i njëjti i kishte përdorur duke bërë blerje të kriptovalutave në një platformë online të kriptovalutave.
I dyshuari ka fotografuar kartelat bankare në momentin kur klientët ia kanë dhënë kartelën arkatarës për të bërë pagesë, në disa raste i dyshuari e ka marrë kartelën e bankës nga arkatarja dhe në mënyrë të me telefonin e tij i ka fotografuar kartelat në të dy anët me qëllim që këto të dhëna pastaj ti përdor për përfitime materiale në mënyrë të kundërligjshme.
Raporti i plotë i Prokurorisë Themelore në Prishtinë
Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas pranimit të informacionit nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike të Policisë së Kosovës, me dyshimin se është kryer vepra penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”, prokurori kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm, ka iniciuar rastin në drejtim të veprës penale të lartcekur, ku pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave, fillimisht policia ka arrestuar të dyshuarin A.S., në vendin e tij të punës dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”, nga neni 301 të KPRK-së, pasi i njëjti dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme, duke keqpërdorur pozitën dhe besimin e klientëve, dyshohet se ka vjedhur të dhënat e kartelave bankare të klientëve, të cilët kanë bërë blerje në dyqanin ku i dyshuari ka punuar si përgjegjës i ndërrimit, dhe pastaj këto të dhëna i njëjti i ka përdorur duke bërë blerje të monedhave – kriptovalutave, të cilat më pas i ka shitur dhe me këtë rast dyshohet se ka përfituar mjete-para në vlerë prej mbi 5,000.00 €.
Gjatë ditës së sotme, një shtetas i huaj ka sulmuar disa qytetarë “Te Qafa” në kryeqytet.
Policia ka reaguar menjëherë, duke e arrestuar atë.
Pamjet nga arrestimi i tij janë publikuar nga “Vrojtuesit e Lagjes”, ku shihet se si policia reagon dhe arreston shtetasin e huaj që po sulmonte qytetarët në hyrje të një marketi.
Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda është duke zhvilluar një aksion policor në Ministrinë e Bujqësisë dhe në zyrat e kësaj ministrie në Prishtinë, Lipjan, Istog dhe Gjilan.
Deri tani janë arrestuar 12 persona.
Personat që janë arrestuar deri tash gjatë këtij aksioni janë:
Donald Trump do të ecë nëpër oborrin e Shtëpisë së Bardhë për herë të fundit më 20 janarit.
Mandati do t’i përfundojë, por ka mundësi të ballafaqohet me ndjekje penale për veprimet e kryera para marrjes së detyrës. Por, a mund të shpëtojë ai?
Për katër vitet e fundit, Trump është mbrojtur nga çdo formë e ndjekjes penale përmes një memorandumi nga Ministria e Drejtësisë, e cila i jep presidentit aktual një lloj imuniteti.
Por në momentin që largohet nga Shtëpia e Bardhë dhe helikopteri “humbet në re”, ky rregull do të pushojë së zbatuari.
Sipas The Guardian, Prokurori i Qarkut në Neë York, Cyrus Vancepo heton në mënyrë aktive marrëdhëniet e biznesit të republikanit para dhe gjatë presidencës. Vance në mënyrë të përsëritur theksoi se vuri re “sjellje të gjerë dhe afatgjatë kriminale në organizatën e Trumpit”, transmeton Telegrafi.
Vlen të përmendet se një hetim i madh tashmë ka përfunduar në të cilin ish-avokati i Trumpit, Michael Cohen u dënua. Gjatë gjyqit, ai pranoi se Trumpi e bleu “heshtjen”e tij.
Ai gjithashtu tha se ishte Trump që e bindi të merrej me gjëra të tilla. Kjo çështje është mbyllur zyrtarisht, por mund të hetohet përsëri pasi Trump të largohet nga Shtëpia e Bardhë.
E gjithë kjo mund të jetë një detyrë e madhe për administratën e presidentit në ardhje, Joe Bidenit. Përveç kësaj, lind një pyetje e rëndësishme: A duhet të hetohet Trumpi dhe a mund të ndiqet penalisht për shkelje të ligjit para dhe gjatë presidencës?
Duket se gjithçka do të vendoset nga pasardhësi i tij, Biden. Por nëse presidenti i ri nuk e kursen Trumpin, do të jetë një precedent në Shtetet e Bashkuara, sepse deri më tani asnjë president nuk i ka bërë diçka të tillë paraardhësit të tij.
Edhe kur ata patën mundësinë të dënonin paraardhësin e tyre, ata vendosën të mos e bënin këtë sepse nuk dëshironin të përqendroheshin në të metat e tyre, por në krijimin e një të ardhmeje më të shëndetshme./TCH
Gjatë ditës së djeshme rreth orës 13:00, Policia e Serbisë ka arrestuar dy shtetas kosovarë.Ata dyshohet se kanë hyrë gabimisht në territorin që i takon Serbisë.
Të arrestuarit janë Blerim Maqastena, Asambleist i Pavarur në Komunën e Podujevës si dhe Berat Mexhuani.
Fazli Maqastena, vëllau i Blerim Maqastenës i tha Klan Kosovës se ata po mbahen në paraburgim.
“Vëllai im edhe një fqinj i yni kanë dalë për të shëtitur në Mirovc edhe dyshohet se mund të kenë hyrë në territorin e Serbisë aksidentalisht. Sipas asaj çka kemi arritur të kuptojmë nga Policia e Kosovës, në atë pjesë ka pasur shumë mjegull dhe ata kanë mundur ta humbin edhe rrugën”.
“Ne kemi kontaktu me çdo instancë që kemi pasur mundësi. Nga ajo çka kemi marrë vesh ata po mbahen në paraburgim ose në Burgun e Prokuples ose në Kurshumli”.
Maqastena tregon se ka kontaktuar me avokatin e të arrestuarve.
“Kam kontaktuar edhe me avokatin e tyre. Atë ia kanë caktuar pa i pyetur këta për shkak se këta nuk kanë pasur mundësi të sigurojnë avokat. Ai ka ardhur nga Beogradi, dhe nuk i kanë lënë me i marrë pyetje ata pa avokat”. Ai thekson se avokati i ka treguar atij se edhe vëllai por edhe fqinji i tij janë mirë.“Avokati më ka thënë se ata janë mirë dhe po mbahen mirë. E pyeta a janë gjallë? – më tha: ”po gjallë janë”
.Por, vëllai i asambleistit të Komunës së Podujevës ka dyshime se dy kosovarët mund edhe të keqtrajtohen.
Madje Fazli Maqastena, ka frikë se atyre po u ndodh më e keqja.“Avokati më tha mirë janë. Por, unë nuk kam më shumë informacione.
Nuk kam arritur të kontaktoj me ata. Nuk e di, se në çfarë gjendje janë – A mos po i maltretojnë? Ose nuk kemi siguri se a janë së pari gjallë?”.
Rastin e arrestimit të Blerim Maqastenës dhe Berat Mexhuanit, e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, nga zëdhënësi Daut Hoxha.