Tag: Atdhe Xheravina

  • Deklaroi se në Për’puthen është për Gelianin, Sara kalon pushimet me Atdheun! Kjo foto flet shumë

    Deklaroi se në Për’puthen është për Gelianin, Sara kalon pushimet me Atdheun! Kjo foto flet shumë

    Protagonistja e programit “Për’puthen”, Sara, para disa ditësh është deklaruar në emision vetëm për Gelianin.

    Në medie po qarkullojnë lajme se ajo dhe Atdheu janë duke shijuar romancën e tyre, edhe pse në program nuk duken të afërt, shkruan GazetaBlic.

    Disa video të publikuara ditën e djeshme, Sara dhe Atdheu, shihen mjaft të afërt teksa nuk hezitojnë të shkëmbejnë edhe përqafime.

    Këto bënë që të dyshohet edhe më shumë për një lidhje të mundshme mes tyre.

  • Ana dhe Atdheu po bashkëjetojnë?

    Ana dhe Atdheu po bashkëjetojnë?

    Atdheu dhe Ana Lleshi trazuan rrjetin me puthjen e tyre të famshme, por duket se bashkë nuk i kanë ndarë rrugët edhe pasi Ana mbylli aventurën e saj në Për’puthen.

    Të dy realizuan një Giveaway, por nuk mbaron me kaq. Tashmë që edhe Atdheu është përjashtuar nga Për’puthen, në rrjete sociale, sidomos në aplikacionin TikTok që nuk iu shpëton asnjë detaj, Ana dhe Atdhe duket sikur qëndrojnë të dy në një shtëpi.

    Ndërsa janë futur në ‘video live’ në Instagram, divani, dritarja dhe këndi i dhomës së qëndrimit është identik.

    Ana Lleshi dhe Atdhe Xharavina kanë shprehur një pëlqim mes tyre, gjithashtu edhe publiku i ka dashur shumë si çift. Ende nuk dihet nëse janë bashkë, pritet një konfirmim nga vetë ata.

  • Pas mesazheve kërcënuese, Atdheu sulmohet nga disa persona

    Pas mesazheve kërcënuese, Atdheu sulmohet nga disa persona

    Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një ngjarje aspak e zakontë për Atdheun, konkurrentin e ‘’Përputhen’’.

    Sipas kryefjala.com, konkurenti nga Gjakova është sulmuar nga disa persona të panjohur, të cilët i kanë bërë pritë.

    Nuk dihet ende cila është arsyeja e këtij sulmi, i cili mbeti në tentativë pasi agresorët nuk kanë arritur të prekin Atdheun.

    Rikujtojmë se pak ditë më parë Atdheu ka treguar në ‘’Përputhen’’ se ka marrë disa mesazhe kërcënuese ku i kërkonin të qëndronte larg Sarës.

    Ai është shprehur se këta janë miq të Sarës, të cilët i ka futur vetë ajo.

    Edhe pse konkurrentja e ka mohuar kategorikisht një përfshirje të tillë, gjithashtu burime pranë Atdheut tregojnë se kjo histori është mbyllur.

  • Atdheu flet edhe një herë! Shpreh haptas mendimin për Anën

    Atdheu flet edhe një herë! Shpreh haptas mendimin për Anën

    Protagonisti i emisionit ‘Përputhen’, Atdhe Xheravina, ishte pjesë e rubrikës ‘After Party’ ku u përgjigj edhe në pyetjet më provokuese.

    I pyetur se çfarë mendimi ke për Anën, Atdheu nuk hezitoi të përgjigjej.

    Atdheu është shprehur se Ana është shumë e veçantë.

    Më pas ai ka treguar se vajza perfekte për të është e mençur, e bukur dhe me karakter të fortë./Blic