Tag: auto

  • Detaje për investimin e madh të Destanit në Tetovë

    Detaje për investimin e madh të Destanit në Tetovë

    “e.GO Mobile”, në pronësi të familjes së Lazim Destanit është kompani gjermane për prodhimin e automjeteve elektrike me seli në Gjermani. Kjo kompani këtë të shtunë, më 13 gusht, hedh gurthemelin e fabrikës që do të ndërtohet në Zonën e Lirë në Tetovë.

    Pronar i “e.GO Mobile” është djali i Lazim Destanit, Nazif Destani, që është edhe themelues dhe pronar i Ecolog International.

    Ndërtimi i fabrikës në Tetovë kap investim mbi 150 milion euro si dhe do të ketë mbi dy mijë të punësuar. Tashmë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut është miratuar dhe nënshkrimi i marrëveshjes mes “e.GO Mobile dhe Qeverisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

    “e.GO” është prodhues i automjeteve elektrike inovative dhe zgjidhjeve të prodhimit. Filozofia e këtij prodhuesi është inovacioni me prakticitet dhe qëllim. “e.GO Mobile” zhvillon platformë unike të automjeteve elektrike me bateri (e.) si dhe sistem prodhimi revolucionar që paraqet risi në prodhimin e automjeteve elektrike. Fillon me zgjedhjen e materialit të qëndrueshëm dhe të ripërdorshëm në produktet e veta deri te energjia e optimizuar dhe gjurmët mjedisore. Duke përdorur teknologjinë e decentralizuar të prodhimit, mundëson krijimin e vlerës së shtuar ekonomike lokale duke angazhuar komunitetet, duke zhvilluar talent dhe duke siguruar burime në nivel lokal. Produktet unike dhe shërbimet e “e.GO Mobile” janë krijuar për të ndihmuar qytetet dhe banorët e tyre të ndryshojnë për të mirë mënyrën se si lëvizin.

    Kjo fabrikë në fazën e parë të punës do të prodhojë makina elektrike të vogla ndërsa pastaj do të zgjerojë gamën e llojshmërisë së produkteve, përfshirë edhe autobusë elektrikë. Ndërtimi i fabrikës në Tetovë parashikohet të zgjasë rreth një vit e gjysmë.

  • Bentley nga viti i ardhshëm kalon nën menaxhim të Audi-së

    Bentley nga viti i ardhshëm kalon nën menaxhim të Audi-së

    “Bentley”-t nuk i ngutet për prodhimin e veturës së saj të parë elektrike pasi që kjo kompani nuk është e kënaqur me teknologjinë e tashme të baterive.

    Kjo kompani dëshiron që vetura e ardhshme elektrike e saj të “ketë vlera luksoze moderne” dhe kalimi nën menaxhim të “Audi”-së shihet si lëvizje pozitive nga shefat e “Bentley”-t.

    Adrian Hallmark është i lumtur me transferimin e ri që “Volkswagen Group” është duke bërë, duke e kaluar “Bentley”-n nën kontroll të “Audi”-së, në vend të “Porches” që është tani.

    “Ne do të kemi bashkëpunim me “Audi”-në në 5 deri 10 vjetët e ardhshëm më shumë se sa që kishim me “Porschen”, pasi “Porsche” është veturë sportive, e ne jemi më të fokusuar në luks se sa në performanca”, ka thënë Hallmark.

    Kalimi nën kontroll të “Audi”-së, do të thotë që nga 1 marsi 2021, prej kur kjo kompani do të kalojë nën kontroll të “Audi”-së, “Bentley”, do të përdorë të tjera platforma të reja, që do t’i mundësojë asaj zhvillimin më të shpejtë të veturës elektrike.