Tag: Autobusi

  • Autobusi me bashkatdhetarë nga Kosova, rrëshqet nga rruga në Serbi

    Një autobus nga Kosova ka rrëshqitur nga rruga në afërsi të Krushevacit në Serbi.

    Pronari i kompanisë “Zhitia Turist”, Gazmend Zhitia konfirmoi për Telegrafin se nga ky incident nuk ka persona të lënduar, por vetëm disa udhëtarë kanë marrë gërvishje të lehta.

    “Po e vërtetë një autobus i yni ka dalë nga rruga mirëpo për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm 8 udhëtarë gërvishje të lehta”, deklaroi ai.

    Autobusi kosovar dyshohet se ka dalë nga rruga për shkak të rrugës me ngrica.

    Për video kliko KËTU

  • Shefi nuk ia dha rrogën, punëtori nga Fushë-Kosova i vë flakën autobusit

    Shefi nuk ia dha rrogën, punëtori nga Fushë-Kosova i vë flakën autobusit

    Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person të dyshuar për veprën penale “Zjarrvënie”.

    Brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se ai dyshohet se ia ka vënë zjarrin një autobusi.

    Mësohet se motivi i këtij rasti dyshohet se ka të bëjë me faktin që pronari i autobusit nuk ia kishte dhënë pagën të dyshuarit, i cili kishte punuar në firmën e tij.

    Këto burime kanë bërë të ditur se i dyshuari, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.