Tag: Automjetet e paregjistruara

  • Vendosja e ngjitëseve, nga 1 marsi do të fillojë projekti për identifikimin e automjeteve të paregjistruara

    Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe Ministrisë së Infrastrukturës janë dakorduar për inicimin e projektit për vendosjen e letrave ngjitëse (stickers) nëpër mjetet motorike të regjistruara.

    Kjo për qëllim të identifikimit e mjeteve të paregjistruara ndërkaq BKS ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet për ngjitëset.

    “Të gjitha shpenzimet financiare dhe operative lidhur me vendosjen e ngjitësve nëpër mjete motorike do ta bartin siguruesit, respektivisht BKS-ja si përfaqësuese e industrisë së sigurimeve në Kosovë. Rrjedhimisht, buxheti i shtetit të Republikës së Kosovës nuk do të ketë asnjë ngarkesë financiare lidhur me vendosjen e ngjitësve (stickers)”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

    Projekti pritet të fillojë nga 1 marsi i këtij vitit duke synuar që brenda periudhës prej një viti të kenë një gjendje të re mbi automjetet e regjistruara.

    “Nga kjo datë e tutje, anëtarët sigurues të BKS-së do të kenë autorizimin për vendosjen e ngjitësve (stickers) nëpër mjetet motorike, me rastin e sigurimit të tyre pranë Qendrave të Regjistrimit të Automjeteve”, thuhet në njoftimin e Bankës Qendrore të Kosovës.

    Për implementimin e plotë të këtij projekti, lidhur me vendosjen e e letrave ngjitëse (stickers) në mjetet motorike, për identifikimin e të njëjtave nëse ato qarkullojnë në komunikacion rrugor të regjistruara ligjërisht ose jo, do të nënshkruhet memorandum i mirëkuptimit me kohëzgjatje prej një viti, për monitorimin e zbatimit të të njëjtit.

    Sipas institucioneve, ky projekt ka për qëllim uljen e numrit të mjeteve motorike të paregjistruara që sipas BKS-së është një ndër parakushtet për anëtarësim në organizatën e Këshillit të Byrove në Bruksel.

  • Synohet blerja e aparateve që detektojnë veturat e paregjistruara në Kosovë

    Synohet blerja e aparateve që detektojnë veturat e paregjistruara në Kosovë

    Byroja Kosovare e Sigurimeve të Kosovës, ka njoftuar se është e gatshme të blejë aparatura për detektimin e veturave të paregjistruara me sistem digjital, por që presin bashkëpunim edhe nga Policia e Kosovës.

    “Nëse Byroja duhet të investojë në pajisje për Policinë e Kosovës ne jemi të gatshëm, mirëpo duhet një lloj bashkëpunimi ndërinstitucional sepse në këto raste humb edhe shteti. Besojmë se do të ketë veprime konkrete”, deklaroi Sami Mazreku nga Byroja Kosovare e Sigurimeve.

    Ndërsa Policia e Kosovës në një përgjigje për RTV Dukagjinin ka thënë se janë të gatshëm për bashkëpunim me çdo institucion, në përmirësimin e sigurisë në rrugë.

    Edhe njohësi i çështjeve të komunikacionit Bekim Ahmeti thotë se kjo do të ishte një ide e qëlluar.

    Ai thotë se edhe blerja e radarëve statikë do të ndihmonte në përmirësimin e situatës në komunikacion.

    “Kjo do ta rriste vetëdijesimin e qytetarëve të cilët nuk është dashur të dalin farë në rrugë nëse nuk kanë sigurim…Edhe radarët statikë do ta ngisnin sigurinë nëpër rrugët tona dhe ta ulnin numrin e aksidenteve”.

    Numri i madh i veturave të paregjistruara është nder problemet që po e pengon Kosovën të anëtarësohet në Komisionin e Byrosë Evropiane që siguron kartonin e gjelbë