Tag: BE

  • Eurodeputetët miratojnë raportin: Këshilli i BE-së t’i liberalizojë vizat për Kosovën pa vonesa

    Komisioni i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar mbrëmë raportin për adresimin e krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor dhe nevojën që BE-ja të përshpejtojë procesin e integrimit. Në raport deputetët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar liberalizim të vizave për Kosovën nga Këshilli i BE-së pasi sipas tyre izolimi shton aktivitetet kriminale.

    Ky raport është miratuar me 531 vota për, 48 kundër dhe 117 abstenime.

    Raporti, i miratuar të mërkurën në mbrëmje me 531 vota pro, 48 kundër dhe 117 abstenime, thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor janë vendet e origjinës, destinacionit dhe tranzitit për trafikimin e qenieve njerëzore dhe ato shërbejnë si një korridor tranziti për migrantët dhe refugjatët dhe si një vend për pastrim parash dhe trafik armësh. Megjithatë, eurodeputetët theksojnë se lufta kundër krimit të organizuar dhe integrimi në BE janë procese reciproke përforcuese, duke i kërkuar BE-së të përshpejtojë procesin e integrimit. Në këtë kontekst, pasi izolimi inkurajon aktivitetet kriminale, eurodeputetët gjithashtu i bëjnë thirrje Këshillit që të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën pa vonesa të mëtejshme”, thuhet në raport.

    Sipas raportit popujt e Ballkanit janë të ekspozuar ndaj korrupsionit dhe mungesës së punësimit.

    “Faktorët kryesorë që i bëjnë shoqëritë e Ballkanit Perëndimor të ekspozuara, thotë raporti, janë mungesa e mundësive të punësimit, korrupsioni, dezinformimi, elementët e kapjes së shtetit, pabarazia dhe ndërhyrja e huaj nga regjimet jodemokratike si Rusia dhe Kina”, thuhet në komunikatën për media të Komisionit për Punë të Jashtme të PE-së.

  • Gjermania me qëndrim të prerë ndaj Serbisë: Marrëveshja me Kosovën, parakusht për pranim në BE

    Gjermania me qëndrim të prerë ndaj Serbisë: Marrëveshja me Kosovën, parakusht për pranim në BE

    Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave të përcaktuara nga Bashkimi Evropian.

    Por, qytetarët e saj ende nuk mund të lëvizin pa viza për në vendet e BE-së.

    Gjermania e cila kishte presidencën gjatë muajve korrik-dhjetor të vitit 2020, vazhdon ta mbështesë procesin e liberalizimit në bazë të kritereve të plotësuara.null

    Nga Zyra për Informim e Qeverisë së shtetit gjerman thanë për Klankosova.tv se Gjermania e kishte vënë këtë temë në agjendën e organëve përgjegjëse të Bashkimit Evropian, por se nuk ishte arritur pajtueshmëria e shumicës së shteteve anëtare për t’ia hequr vizat Kosovës.

    “Qeveria Federale vazhdon të mbështesë liberalizimin e vizave për Kosovën në bazë të përmbushjes së kritereve të vendosura. Vendimi për këtë duhet të merret nga Këshilli i Bashkimit Evropian. Gjermania e vuri temën në agjendën e organeve përgjegjëse të BE-së gjatë Presidencës së saj të Këshillit të BE-së. Deri më tani, shumica e kërkuar midis vendeve anëtare të BE-së nuk është arritur”.

    Tutje nga kjo zyre u tha se Qeveria Federale i mbështet fuqishëm negociatat Kosovë-Serbi.null

    Sipas tyre rezultati përfundimtar i negociatave të udhëhequra nga i dërguari Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, dhe të mbikqyrura nga Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrel, duhet të jetë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese për të dyja palët.

    Nga Zyra për Informim e ekzekutivit gjerman u tha për Klankosova.tv se kjo marrëveshje është një nga parakushtet për pranimin e Serbisë në BE.

    “Qeveria Federale mbështet fuqimisht negociatat që po zhvillohen nën mbikëqyrjen e Borrell dhe Përfaqësuesit Special të BE-së Lajçak. Qëllimi është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht e detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Siç përcaktohet në kornizën negociuese të BE, një marrëveshje e tillë është gjithashtu një nga parakushtet për pranimin e Serbisë në BE”.

  • Gazetari holandez bënë “cirk” pasi arrinë të futet në video-konferencën konfidenciale të Borrellit me ministrat e BE-së

    Gazetari holandez bënë “cirk” pasi arrinë të futet në video-konferencën konfidenciale të Borrellit me ministrat e BE-së

    Një gazetar holandez ka arritur të futet pa leje në një videokonferencë konfidenciale të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian falë informatave të postuara në llogarinë e Ministrisë së Mbrojtjes së Holandës në Twitter.

    Në pamjet e siguruara nga Politico shihet gazetari Daniel Verlaan i televizionit RTL që shfaqet në një ekran më të madh në grupin e ekraneve më të vogla të videokonferencës në kompjuter.

    Ai qesh, rregullon flokët dhe i përshëndet ministrat me dorë.
    Pamje nga video-konferenca
    “A e di se je futur në një konferencë sekrete”, dëgjohet duke i thënë Borrelli – shef për politikë të jashtme i BE-së, gazetarit Verlaan, ndërsa disa zyrtarë dëgjohen duke qeshur.
    “Po, po. Më vjen keq. Unë jam gazetar nga Holanda. Më vjen keq që ju pengova në konferencën tuaj”, ia ktheu gazetari.

    “A e di se kjo është shkelje kriminale, ë? Më mirë dil shpejt para se të vijë policia”, i thotë më pas kryediplomati i Bashkimit Evropian.

    Ndonëse kjo shkelje u prit me të qeshura, ajo ka ngritur pyetje serioze për sigurinë e takimeve konfidenciale të BE-së. Në video-konferencën e së premtes kishte diskutime edhe për një dokument të klasifikuar rreth kërcënimeve që i shfaqen BE-së dhe strategjisë së mbrojtjes.

    Televizioni RTL raportoi se gazetari Verlaan arriti të ketë qasje në konferencë për shkak se në llogarinë e ministres holandeze të Mbrojtjes, Ank Bijleveld, për një kohë të shkurtër u publikua një fotografi ku shihej adresa e futjes në konferencë dhe një pjesë e kodit PIN.

    Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha se një anëtar i stafit aksidentalisht e publikoi në Twitter fotografinë ku shiheshin të dhënat e ndjeshme.