Tag: Beatrix Ramosaj

  • Nuk jam penduar për asgjë’, Beatrix hap zemrën

    Nuk jam penduar për asgjë’, Beatrix hap zemrën

    ‘Nuk jam penduar për asgjë’, Beatrix hap zemrën: Ja çfarë do i thoshte vetes po të kthehej mbrapa

    nga REVISTA KOSOVARJA 14 minuta më parë

    Beatrix Ramosaj ka dhënë së fundmi një intervistë për “Mirage” ku mes të tjerash ka folur për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP”.


    Gazetari: A je pishman për pjesëmarrjen në Big Brother?


    Beatrix: Jo nuk jam pishman

    Këngëtarja ka treguar se nuk është penduar për gjërat që kanë ndodhur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri (përfshirë romancën me Donald Veshajn) dhe se nuk do të bënte asgjë ndryshe.

    Gazetari: Po për ndonjë gjë tjetër që ke bërë aty?

    Beatrix: Jo fare nuk jam pishman. Unë çdo gjë që e bëj, nëse e kam ndjerë në moment edhe…nuk ka asgjë për të qenë pishman.

    Nëse do ktheja kokën mbrapa e vetmja gjë që do i thoja vetes time do ishte që të mos kisha aq shumë frikë. Ta shijoja mbase dhe më shumë si eksperiencë.

    Gazetari: Çfarë do bëje ndryshe?

    Beatrix: Ndryshe nuk do bëja asgjë.

  • U rikthye nga Dubai, Beatrix bën veprimin e papritur pak orë para finales

    U rikthye nga Dubai, Beatrix bën veprimin e papritur pak orë para finales

    Beatrix Ramosaj disa orë para finales së madhe ka shprehur mbështetjen e saj për Donald Veshaj.


    Kjo pasi ajo tashmë është rikthyer nga Dubai.

    Lajmi që është kthyer është bërë i ditur nga Alban Ramosaj, i cili ka postuar një fotografi me këngëtaren nga aterimi.

    Ajo sonte pritet të jetë pjesë e finales për të mbështetur partnerin e saj.

    Së fundmi, ajo ka shkruar në Instagram një mesazh mbështetës për të dashurin e saj.

    “Duke të dërguar pak fat dhe urime të mira sot. Kam kryqëzuar gishtat për ty”. Këto fjalë i ka shoqëruar me një fotografi kur ishte brenda shtëpisë dhe Donaldi ndodhej brenda kutisë për një lojë.

    Kujtojmë që Beatrix pati një përplasje dhe me Balina Bodinakun pasi kjo e fundit spekuloi se kishte shkuar me pushime me të dashurin në Dubai./SHQIP.com

  • “Pasha krytë e mamit dal me ty javën tjetër”, deklarata mashtruese e Beatrix Ramosajt ndaj Dj Dagz-it

    “Pasha krytë e mamit dal me ty javën tjetër”, deklarata mashtruese e Beatrix Ramosajt ndaj Dj Dagz-it

    Mbrëmë banori i dytë i eliminuar ishte Dj Dagz, i cili pas një zingjiri të nisur nga Beatrix Ramosaj në dyshen e fundit ngeli me të dashurën e tij Einxhel Shkira.

    Nga një televotim që u hap për pak minuta, Dj Dagz ishte më pak i votuar, kështu banori nga Kosova la përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP.

    Por, pas daljes, tani në internet po qarkullon video e Beatrix Ramosaj, e cila thoshte që po u largua Dagz do ta bënte dhe ajo një gjë të tillë, derisa për këtë deklaratë ajo pati debatuar edhe me Donaldin, të dashurin e 

  • Ish fituesi i “Big Brother”, Vesel Kurtishaj me akuza ndaj Trixës: Naive, hyri mes çiftit…

    Ish fituesi i “Big Brother”, Vesel Kurtishaj me akuza ndaj Trixës: Naive, hyri mes çiftit…

    Ish fituesi i “Big Brother Vip 8”, me pamundësi për të qenë prezent në studio ka zhvilluar një lidhje direkte me moderatorët e emisionit.

    Veseli në vazhdimësi ka përcjellur dhe komentuar ngjarjet brenda “Big Brother VIP” meqë ishte edhe vet dikur banor i shtëpisë së famshme në Shqipëri.

    Vesel Kurtishaj

    Ai u pyet se si e sheh raportin Beatrix – Donald sidomos pas surprizës që iu bë dje Donaldit duke ia rikujtuar ditëlindjen e Borës.

    Kurtishaj u shpreh se i pëlqen surprizat ani pse vet nuk kishte lidhje me to, ai po ashtu tha se e mirëkupton sjelljen e mirë të Trixës ndaj Donaldit me raportin e tij të dikurshëm me Borën, por sidoqoftë ai ka një mendim më të cektë për të.

    Duke i kërkuar falje nënës së Trixës dhe tezes së saj Albërijes ai u shpreh se nuk di cilën Beatrix të vlerësoj, ai e sheh atë si një femër shumë naive dhe si femër që hyri mes një çifti.

  • ‘Mund ta marr burrin nëse dua’, video e Beatrixit në Tik Tok bëhet virale

    ‘Mund ta marr burrin nëse dua’, video e Beatrixit në Tik Tok bëhet virale

    Beatrix ka deklaruar të marten se pëlqen Donaldin, dhe të dy së bashku janë duke kaluar momente të lumtura.

    Ajo para se të hynte brenda shtëpisë së ‘BBV’-së kishte përkrahur dashurinë e Bora Zemanit dhe Donaldit.

    E pas asaj deklarate Beatrixi po akuzohet se ia ka ‘marur’ të dashurin Borës. Por ajo që ka rënë në sy këto ditët e fundit është bërë virale një video në Tik Tok e Beatrix Ramosaj, me këngë ‘Take your man’.

    Në të cilën ajo kërcen gjatë momentin që këndohet: “Unë mund ta marr burrin nëse dua”, e këtë video ndjekësin e kanë shperndarë duke etiketuar ish të dashurën e Donaldit, Borën.

    Në gjithë këtë situatë duket se është krijuar një trekëndësh.

    https://vm.tiktok.com/ZM8nbxL7A/

  • Zbulohet: Ai që rri me Beatrix në “BBV” nuk është Donaldi

    Zbulohet: Ai që rri me Beatrix në “BBV” nuk është Donaldi

    Afirmiteti mes Donaldit dhe Beatrixës ka shokuar të gjithë.

    Dy banorët e njohur në Big Brother Vip janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin, aq sa kanë lënë pështypje se ka lind diçka mes tyre.

    Fansat janë zhgënjyer shumë nga veprimet e Donaldit për arsye se ata duan ta shohin bashkë me Borën, meqë rast kjo e fundit është deklaruar se po e pret jashtë për tu sqaruar.

    Por krejt papritur del në pah Beatrix dhe pas daljes së Semit nga shtëpia Donaldi nis të flirtojë lirshëm me të.

    Kujtojmë se mbrëmë Olti Curri, blogeri shqiptar afirmitetin mes Beatrixës dhe Donaldit e cilësoi si lojë, mos e kishte fjalën edhe ai për këtë se në vend të Donaldit është Romeo?

    Sidofoqtë kjo mbetet për tu zbuluar sot në edicionin e të martës.