Tag: Bekim Haxhiu

  • Haxhiu: Më mirë tërheqja e 30% nga qytetarët sesa humbja e 161 milionëve nga investimet e Trustit

    Sot është raportuar se humbja e investimeve të Trustit përgjatë periudhës janar-korrik 2022 ka arritur në 161.7 milionë euro.

    Lidhur me këtë ka reaguar deputeti Bekim Haxhiu, që pati inicuar në Kuvend projektligjin për tërheqjen e 30 % të kursimeve pensionale, por pa sukses në fund.

    Ai ka thënë se më mirë do të ishte që qytetarëve t`u mundësohej tërheqja e tyre sesa humbja e 161 milionëve nga investimet e Trustit.

    Sipas tij, këtë siç e quan ai gabim, deputetët duhet ta përmirësojnë kur një Projektligj tjetër i ri, tash i inicuar nga vetë qytetarët, do të shkojë para tyre për votim në sesionin vjeshtor.

    “Ata që votuan kundër Projektligjit për Trustin duhet të përgjigjen para qytetarëve dhe ta përmirësojnë gabimin tani kur Projektligji për Trustin po rikthehet në Kuvend me mbi 21 mijë nënshkrime të qytetarëve. Është shumë më e drejtë që t’iu mundësohet qytetarëve të tërheqin deri 30% të kursimeve të tyre në Trust, se sa parat e Trustit të humbin në tregjet ndërkombëtare.

    Presim mbështetje për kërkesën e qytetarëve në këtë thellim enorm të krizës”, theksoi ai.

    Haxhiu sot gjatë ditës se është obligim kushtetues dhe ligjor që kjo nismë të procedohet menjëherë për mendim në Qeveri e pastaj t’ i hapet rrugë për miratim në Kuvend.

    “Është obligim Kushtetues dhe Ligjor që Kryesia e Kuvendit në takimin e parë te sesionit vjeshtor Nismën Legjislative te Qytetarëve me mbi 21 mijë nënshkrime për Projektligjin për Trustin ta procedoj për mendim në Qeveri, për t’i hapur pastaj rrugën miratimit në Kuvend”, ka thënë deputeti Haxhiu për FrontOnline.

    Ai nuk ka treguar se cili është disponimi i deputetëve për ta votuar këtë nismë, pasi që e njëjta në sesionin pranveror dështoi.Kjo, pasi që ky projektligj nuk mori votat e mjaftueshme.

    Më 15 korrik të këtij viti, në Kuvendin e Kosovës ishin dorëzuar nënshkrimet e peticionit për nismën legjislative qytetare për Projektligjin për Trust-in, i cili do tu mundësonte qytetarëve tërheqjen e një pjese të parave nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

  • “Kqyrëm n’sy, ke kujdes kur t’folsh me mua”, eskalon debati mes Haxhiut e Gashit

    Debati mes analistit Blerim Gashi dhe deputeti Bekim Haxhiu sonte ka eskaluar.

    E krejt kjo ndodhi pasi Gashi akuzoi Haxhiun se po i beson më shumë Aleksandar Vuçiqit sesa Albin Kurtit.


    E për këtë Haxhiu kërkoi nga Gashi që të ketë kujdes se si flet me të.

    “Ke kujdes kur të folsh me mua. Ke kujdes, shikomë në sy. Ki kujdes edhe një herë po ta them. Ki kujdes kur t’folsh me mua. Kujt i besoj unë. Ki kujdes. Shikom në sy”, tha ndër të tjera Haxhiu

  • Paralajmëron Bekim Haxhiu : Një valë e re e COVID-19 do ta godas Kosovën

    Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka thënë se ekspertët e shëndetësisë po paralajmërojnë valë të re të COVID-19 dhe sipas tij Kosova është larg imunizimit të popullatës dhe Ministrisë së Shëndetësi nuk po i bëhet vonë pasi është pa vizion e strategji konkrete.

    “Me vetëm 40% të qytetarëve të vaksinuar me dy dozat e vaksinës anti-COVID-19 Ministria e Shëndetësisë e nderpret sërish vaksinimin gjatë vikendeve, duke e lën anash edhe fushatën për vaksinim dhe për pasojë kemi rënie të numrit të të vaksinuarëve në baza ditore e javore”, shkruan mes tjerash Haxhiu.

    Postimi i plotë i Haxhiut:

    Papërgjegjësia, paaftësia dhe neglizhenca e MSH në procesin e vaksinimit rezultoi me humbjen e jetëve të shumë qytetarëve.

    Me vetëm 40% të qytetarëve të vaksinuar me dy dozat e vaksinës anti-COVID-19 Ministria e Shëndetësisë e nderpret sërish vaksinimin gjatë vikendeve, duke e lën anash edhe fushatën për vaksinim dhe për pasojë kemi rënie të numrit të të vaksinuarëve në baza ditore e javore.

    Ministrisë së Shëndetësisë i’u nevojiten 8 muaj kohë për të filluar procesin e vaksinimit me ekipet mobile në sheshet e Kosovës.

    Dikush duhet të jap llogari për katastrofën shëndetësore të shkaktuar gjatë muajve të kaluar, për jetët e humbura nga COVID-19, pa llogaritur këtu pasojat shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuara nga veprimet e papërgjegjshme, politike e populiste të kësaj qeverie.

    Dikush duhet të jap përgjegjësi për 133 mijë doza të vaksinave të cilave u kaloi afati i perdorimit.

    Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti John Hopkins në Kosovë për 8 muaj vetëm 40% e qytetarëve janë të vaksinuar me të dy dozat e vaksinave anti-COVID-19.

    Ekspertët e Shëndetësisë paralajmerojnë valë të re të COVID-19 dhe kjo shifër e vaksinimit është e ulët për të mbrojtur popullatën nga valët e reja të COVID-19.

    Me këtë nivel të vaksinimit jemi largë imunizimit të popullatës dhe Ministrisë së Shëndetësi nuk po i bëhet vonë pasi është pa vizion e strategji konkrete se si ta përmbush vaksinimin e tërë popullatës.