Tag: Besnik Bislimi

  • Bislimi flet për vizitën e Kurtit në SHBA: Kryeministri i parë që po bën përpjekje për të ndërtuar ura bashkëpunimi me sektorin privat

    Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi ka thënë se Albin Kurti është kryeministri i parë që po bënë përpjekje për të ndërtuar ura bashkëpunimi me sektorin privat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Sipas Bislimit, ai është duke zhvilluar takime të rëndësishme me drejtues të ndërmarrjeve.

    “Kryeministri Kurti është duke zhvilluar takime të rëndësishme në SHBA me udhëheqës shtetëror, udhëheqës të ndërmarrjeve me renome ndërkombëtare, përfaqësues të organizatave dhe komunitetin shqiptaro-amerikan.

    Një vizitë e kësaj natyre shkon përtej partneriteti politik që e kemi gëzuar Kosova dhe SHBA ndër vite duke i dhënë asaj edhe tri dimensione tjera”, tha Bislimi gjatë mbledhjes së fundit të Qeverisë së Kosovës.Ai thekson se mundësia e bashkëpunimit është rrafshin e investimeve të huaja direkte.

    “Mundësia e bashkëpunimit në rrafshin e investimeve të huaja direkte dhe punësimit në vend. Kosova duhet të trajtojë mundësinë e bashkëpunimit me kompanitë amerikane për të sjellë investime dhe vende pune në Kosovë. Kryeministri Kurti është kryeministri i parë që po bënë përpjekje për të ndërtuar ura bashkëpunimi me sektorin privat në SHBA”, theksoi ai.

    Bislimi shton se diaspora e Kosovës në SHBA është një nga më të mëdhatë dhe më të suksesshme.

    “Duke marrë parasysh që kompanitë amerikane janë inovatorët e parë në fushën e teknologjisë informative dhe duke e marrë parasysh potecinalin që Kosova ka në këtë fushë, mundësitë janë reale që të sjellim në Kosovë njohurit më të reja në fushën e teknologjisë informative dhe të bëjmë lidhjen me tregun e SHBA dhe vendeve të tjera ku operojnë këto kompani.

    Diaspora e Kosovës në SHBA është një nga më të mëdhatë dhe më të suksesshme, që kanë luajtur rol të madh në çlirimin e vendit dhe vazhdojnë të kontribuojnë në vend”, shtoi ai.

  • Bislimi: Po rritemi në mënyrë të frikshme, qe një javë s’po më merr gjumi

    Bislimi: Po rritemi në mënyrë të frikshme, qe një javë s’po më merr gjumi

    Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi ka thënë sot se mbështetja për këtë parti po rritet shumë, sa që e ka quajtur rritje të frikshme. Ai ka thënë se ka një javë që nuk po e zë gjumi duke menduar se si t’u përgjigjen pritshmërive të qytetarëve.


    Bisilmi ka theksuar se Vetëvendosje pret që nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen në fillim të viitit 2021 do të fitojë mbi 55 mandate.

    “Mbështetja që kemi tash është paska e frikshme, është aq e madhe njerëzit kanë pritje të madhe. Ka një javë që kam probleme me gjumë se nuk e di si do t’i përgjigjemi kësaj pritshmërie. Është hera e parë që Besnik Bislmi thotë ne do të kemi kaq deputetë. Mbi 55 po”, tha ai në Kanal 10.

    Bislimi është shprehur se në bazë të sondazheve të fundit pritet që VV do të fitojë 55 deputetë.

    Ai gjithashtu ka thënë se gjërat mund të ndryshojnë meqë në sondazhe nuk janë përfshirë diaspora.

    “Në bazë të këtij sondazhi I kemi 55 mandate. Në këto sondazhe nuk futet diaspora, dihet si voton diaspora. Nuk është I përfshirë ndikimi që do të ketë në zgjedhje kandidati për kryeministër”, shtoi ai.