Tag: Besnik Tahiri

  • Besnik Tahiri: Asociacioni si OJQ do të sjellë probleme serioze

    Deputeti nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, në një lidhje direkte në Politiko me Kushtrim Sadikun, ka komentuar temën e debatit mbi Asocacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

    Sipas Tahirit, Asociacioni i regjistruar si organizatë joqeveritare, do të sjellë probleme serioze politike.

    Kjo puna e Asocacionit është një çështje politike që duhet të trajtohet shumë seriozisht. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2015 e ka rrëzu këtë marrëveshje e cila bie ndesh me parimin kryesor të funskionimit të shtetit tonë. Pasi aty thuhet që thuhet që duhet me vështru kompetencën e parë, që është zhvillimi lokal, arsim etj. Në momentin kur në Kuvendin e Asocacionit kemi njerëz të zgjedhur që janë njerëz të asambleve komunale të komunave, realisht fuqia e një Asoacioni që është e regjistruar si OJQ, ka ndikim serioz e politik. Si do të trajtohet krejt kjo në raport me marrëveshjen finale, është çështje e Qeverisë sonë”, ka shtuar Tahiri.

  • Tahiri: Edhe deputetët e pozitës do ta mbështesin tërheqjen e 30% të Trustit

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se është i bindur që tërheqja e 30% të Trustit do të kalojë në Kuvendin e Kosovës.Tahiri në një konferencë për media tha se për këtë çështje do të bisedojnë edhe me deputetët e pozitës.

    “Ne do të bisedojmë edhe me shumicën. Do të dakordohemi si opozitë që të jemi të gjithë dhe njëkohësisht do të bisedojmë me gjitha grupet parlamentare që të kalojë. Tërheqja e Trustit duhet të kalojë në Kuvend dhe jam i bindur që do të kalojë.”, tha ai.

    Më tutje, deputeti i AAK-së tha se do të presin deri më 21 janar për të marrë një përgjigje nga Qeveria për këtë çështje.Më pas ai tha se do ta procesojnë tutje kërkesën.“Unë e kam pasur një diskutim dje. Edhe me z.Haxhiu ne duhet të presim datën 21 kur Qeveria e Kosovës duhet të jap një përgjigje për këtë temë dhe do ta procesojmë. Ne jemi të bindur që janë pjekur kushtet për tërheqjen e 30% të Trustit, mendojmë që jemi në gjendje të jashtëzakonshme dhe sjellja e zakonshme e Qeverisë është e gabim”, tha ai.

    Tahiri e pranoi se ka deputetë edhe të pozitës që e mbështesin tërheqjen e 30% të Trustit.“Ne e mbështesim dhe po punojmë që të kalojë dhe do të kalojë. Jam i bindur që në seancë do të kalojë sepse deputetë edhe të pozitës edhe të opozitës do ta votojnë këtë”, deklaroi ai.

  • Moment qesharak: Gjatë intervistës më Besnik Tahirin, dy përsona futen në ‘skenë’ duke vallëzuar

    Deputetit të AAK’së i ka ndodhur një moment tejet qesharak, derisa ishte lidhur drejtpërdrejt për një bisedë.

    Tahiri, i cili ndodhet në Strasburg është gjendur në një situatë sa të sikletshme po aq edhe qesharake.

    Gjatë momentit që ai po fliste drejtpërdrejt, dy persona janë parë jashtë duke vallëzuar.

    Deputeti i AAK’së është munduar të evitoj ata, duke larguar kamerën nga ta, por që ende janë parë kështu duke e bërë atë të ndihej paksa në siklet.

    Më poshtë momenti:

    VIDEO

  • Në prag të konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, japin dorëheqje dy ministrat e Qeverisë Hoti

    Në prag të konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, japin dorëheqje dy ministrat e Qeverisë Hoti

    Besnik Tahiri dhe Besian Mustafa kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre në Qeverinë në detyrë në ditën kur pritet të votohet Qeveria e re në krye me Albin Kurtin.

    Sipas vendimeve të nënshkruara nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, Besnik Tahiri jep dorëheqje nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit në Detyrë të Punëvë të Jashtme.

    Besian Mustafa ndërkaq, në vendim thuhet se është liruar nga detyra e ministrit në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, raporton express.

  • Zëvendëskryeministri i Parë sqaron nga kufiri se mergimtarët nuk paguajnë Polisën e Sigurimit

    Zëvendëskryeministri i Parë sqaron nga kufiri se mergimtarët nuk paguajnë Polisën e Sigurimit

    Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Tahiri ka sqaruar edhe një herë se vendimi i Qeverisë i liron të gjithë mërgimtarët nga pagesa e Polisa e Sigurimit.

    Tahiri përmes një postimi në Facebook ka thënë se gjatë vizitës së tij në pikën kufitare në Morinë është informuar se pritjet janë minimale.

    “Mirë se vini bashkatdhetar!Sonte vizitova pikën kufitare në Morinë për të mirëpritur bashkatdhetarët tanë që po vijnë në Kosovë për festat e fundvitit. Me këtë rast, sqarova edhe një herë se vendimi i Qeverisë i liron të gjithë bashkatdhetarët nga pagesa e polisave të sigurimit. Gjithashtu, u informova nga mërgimtarët se pritjet në pikën kufitare janë minimale. Nuk ka asgjë më fisnike sesa të shohim dhe të ndjejmë Kosovën, me syrin dhe pulsin e diasporës. Kontributi i tyre, si në të kaluarën ashtu edhe sot, vazhdon të jetë një shtyllë e palëkundur e zhvillimit të vendit tonë. Mirë se vini në tokën tuaj”, ka shkruar Tahiri.

    Mirë se vini bashkatdhetar! Sonte vizitova pikën kufitare në Morinë për të mirëpritur bashkatdhetarët tanë që po vijnë…

    https://www.facebook.com/731671610/posts/10157526455736611/?app=fbl

  • Tahiri: PDK të reflektojë për presidentin ose shkojmë në zgjedhje

    Tahiri: PDK të reflektojë për presidentin ose shkojmë në zgjedhje

    Koalicioni qeverisës është i lidhur ngushtë me çështjen e zgjedhjes së presidentit te vendit. Por presim që shumë shpejt të sqarohen kjo dhe shumë çështje të tjera.

    Kështu thotë zv/kryeministri Besnik Tahiri në një intervistë për Radio Kosovën.

    Sipas Tahirit “viti 2020, ka qenë një vit shumë i vështirë “duke aluduar në problemet ekonomike që i ka shkaktuar pandemia Covid 19.

    Tahiri, mes tjerash ka folur edhe për pritjet e Republikës së Kosovës pas zgjedhjes së Joe Biden, president i ri i SHBA-së.

    Z. zv.kryeministër Besnik Tahiri jemi në përmbyllje të këtij viti, me çfarë të arriturash po e përmbyll vitin 2020 Qeveria e Kosovës?

    Besnik Tahiri: “Viti 2020 pa dyshim që ka qenë një vit shumë i vështirë. Ne në fillim të qershorit e kemi marrë qeverinë në rrethana shumë të vështira në një kohë kur i gjithë vendi ka qenë i mbyllur duke u ballafaquar me pandeminë Covid19, dhe në rrethana tepër të vështira kemi arritur që të hapim në masë të madhe ekonominë e Kosovës. Kemi arritur që të kalojmë ligjin për rimëkëmbje ekonomike dhe të ofrojmë një ndihmë substanciale edhe pse modeste për ekonominë e Kosovës. Në rrafshin e përgjithshëm është munduar që të menaxhohet mirë pandemia nga ministri Armend Zemaj, në veçanti që të forcohet sistemi mjekësor në spitalet rajonale si dhe të ndihmohen qytetarët me pandeminë tanimë edhe përmes ligjit për rimëkëmbje. Në rrafshin e politikës së jashtme Marrëveshja e Uashingtonit, konsiderohet si një marrëveshje e cila i ka sjellë njohje nga Izraeli Kosovës. Një çështje tjetër që mendoj që është tepër e rëndësishme ka të bëjë edhe me menaxhimin në fusha tjera në kohëra të vështira, kjo qeveri do të shihet si një qeveri që ka qenë tepër e kujdesshme në shpenzimin e parasë publike”.

    Marrëveshjes e arritur në shtator të këtij viti në SHBA, a mund të konsiderohet si një ndër të arriturat kryesore të kësaj Qeverie dhe a pritni që të zbatohet në plotni ajo marrëveshje?

    Besnik Tahiri “Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë është një e arritur shumë e madhe shtetërore. Përmenda edhe njohjen nga Izraeli pastaj një sërë projektesh të cilat do ta ndihmojnë infrastrukturën e Kosovës dhe mbi të gjitha e ka në rrafshin politik ku Kosova është barazuar me Serbinë dhe ai takim pa dyshim e ka dinamizuar edhe më shumë dhe e ka shtyrë përpara edhe veprimin e Bashkimit Evropian në raport me dialogun. Pra konsideroj se është një marrëveshje shumë e mirë dhe një ndër të arriturat kryesore të këtij viti. Duhet të presim administratën e presidentin Biden duhet të jemi të kujdesshëm. Por më e rëndësishmja është se presidenti Biden e njeh e ka parë e vizituar Kosovën dhe është një mik i yni i cili duke e njohur realitetin dhe të vërtetën na shërben ne për shkak se e drejta është në anën tonë”.

    Pandemia Covid19 ka qenë një sfidë e madhe, për tërë botën ashtu edhe për ne. Kohëve të fundit kemi rritje enorme të rasteve me Covid 19, por edhe të vdekjeve. Sa ka arritur qeveria që ta menaxhoi këtë situatë?
    Besnik Tahiri “ Në qershor të këtij viti ne kemi marrë Kosovën plotësisht të mbyllur. Strategjia në atë kohë ka qenë rrini në shtëpi, lani duart dhe mbani maska. Ne kemi qenë mes një vendimi shumë të vështirë, a do të hapim ekonominë dhe jetën apo do të vazhdojmë të rrimë të mbyllur dhe të bankrotojmë si shtet. Mes këtyre dy vendimeve kemi themeluar një mekanizëm i cili ka qenë shumë funksional, ku një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe gjithë akterët tjerë. Kemi arritur që në kuadër të gjitha problemeve që i kemi pasur me pandeminë ta ruajmë në masë të madhe ekonominë. Në anën tjetër kemi pasur viktima kemi pasur shumë familjarë tanë që kanë humbur jetën, të cilëve u shprehi ngushëllime. Në anën tjetër po ashtu u bë punë e madhe sidomos në forcimin e sistemit mbrojtës mjekësor në spitalet rajonale”.

    Përveç të arriturave, natyrisht që Qeveria ka pasur edhe ngecje. Në cilat fusha konsideroni se ka pasur ngecje?

    Besnik Tahiri “I gjithë operimi i qeverisë ka qenë shumë i vështirë, ka qenë një proces i administrimit të shtetit dhe jo i krijimit të ndonjë vlere të re, sepse asnjë shtet s’ka mundur të krijoj një vlerë të re dhe në këtë kuptim veprimi ka qenë shumë i cunguar. Mendoj që rendi, ligji dhe siguria ka qenë mirë. Ju e dini edhe veprimet që kanë ndodhur në Karaçevë, ka kaluar pa dhunë pa probleme në këtë fushë. Mirëpo në anën tjetër sfida vazhdojnë të mbesin pandemia dhe ekonomia, këto dyja duhet t’i trajtojmë fuqishëm”.

    Që nga koha kur z.Hoti mori mandatin e kryeministrit, koalicioni qeverisës i përbërë nga LDK, AAK, Nisma Socialdemokrate dhe minoritetet, është përballur me disa vështirësi. Një ndër to është mungesa e kuorumit për vendimmarrje në Kuvend. A tregon kjo brishtësinë e këtij koalicioni?

    Besnik Tahiri “ Po tregon që kemi problem me numra kjo qeveri është votuar me 61 deputet dhe fakti që nuk kemi mundur të kalojmë sa duhet ligje dhe nuk kemi mundur t’i mobilizojmë shumicën tonë parlamentare që e kemi, tregon për një vështirësi e kjo ka ardhur për faktin se shumica e deputetëve ose kanë qenë me Covid ose për shkak të mungesës së shumicës, mirëpo tregon për brishtësi”.

    A mendoni se do ta qoni mandatin deri në fund si koalicion qeverisës?

    Besnik Tahiri “ Ky koalicion qeverisës është tash ngushtë i lidhur edhe me temën e presidentit që nënkupton, as kur e kemi themeluar e as tani nuk e kemi një shumicë prej dy të tretave, për të pasur një president duhet pasur një mandat më të gjerë. Shpejtë do të sqarohen këto çështje për shkak se presidenti duhet të zgjedhet në mars, pra deri në mars do të sqarohet se a do të zgjerohet koalicioni apo jo. Ajo që mund të them është se deri tani bashkë kemi punuar mirë”.

    A është e mundshme edhe përfshirja e PDK-së në koalicion qeverisës, në mënyrë që ky koalicion ta qoi mandatin deri në fund?

    Besnik Tahiri “Gjithçka është e lidhur me diskutimin e paketës , do të thotë e një pozicioni politik pak më të gjerë që lidhet edhe me presidentin me kryeministrin edhe me qeverinë. Deri më tani pozicionet nuk janë më të mirat. Në qoftë se e shohim më shumë ka interesim të shkohet në zgjedhje. Kërkesa ime për PDK-në është të ketë reflektim serioz, pragmatik që ta shoh se ku është Kosova sot. Përndryshe gjitha partitë jemi të barabarta për shkak se asnjëra parti nuk ka shumicë te plotë, asnjëra parti nuk ka Grup Parlamentar të vetin për ta quar përpara një kandidat për president”.

    Arrestimet e ish krerëve të lartë të UÇK-së nga Gjykata Speciale, janë ngjarjet kryesore që karakterizuan këtë vit që po e lëmë pas. Cili është komenti i juaj me këtë rast?

    Besnik Tahiri “Gjykata Speciale, tanimë është fakt i pamohueshëm. Ka qenë një gabim i jashtëzakonshëm në atë kohë që as nuk është trajtuar mirë raporti i Dick Marty e as nuk ka pasur një vullnet të themelohet në Kosovë. Po të ishte themeluar në Kosovë dhe të kishte një mandat situata do të ishte ndryshe. Tash 21 vite pas lufte të ballafaqohemi edhe një herë me procese, me të vërtetë është një situatë e pa shpjegueshme. Lufta e UÇK-së ka qenë dhe vazhdon të jetë sinonim i një historie te lavdishme dhe një luftë të drejtë, ata që kanë qenë në atë kohë të gjallë e të ri e që kanë kujtuar e dinë të vërtetën shumë mirë. Mirëpo vetë Gjykata Speciale është një proces tepër serioz. Ekipet duhet të jenë të disiplinuara, nuk ka eksperimentim me këtë temë, por duhet që argumentet ligjore të jenë përmbi retorikat politike sepse me retorika politike nuk fiton asgjë. Aty duhet të ballafaqohemi në mënyrën më të mirë dhe më të drejtë me Tribunalin”.

    Menjëherë pas arrestimeve, ka reaguar edhe AAK duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të dialogut me Serbinë. A do të duhej që vërtetë të ndërpritej dialogu, ndonëse tashmë është caktuar edhe një datë e re e takimit të radhës?

    Besnik Tahiri “Dialogu është një rrugë një kahëshe për Kosovën, ne duhet të dialogojmë por, për procesin dhe formatin e dialogut duhet të kemi gjithmonë kujdes dhe në veçanti për synimin tonë për një marrëveshje finale. Pa një qëndrim unifikues të faktorit ndërkombëtar, BE-së, Gjermanisë dhe SHBA-ve, është problem që kjo çështje të zgjidhet shpejtë. Në këtë kuptim është shumë me rendësi që në dialog ta kemi parasysh formën, sikurse asnjëherë nuk duhet t’i frikohemi dialogut sepse argumentet janë në anën tonë”.
    Një çështje tjetër mjaftë e përfolur gjatë vitit 2020 ka qenë edhe ajo e presidentit. AAK-ja tashmë ka nominuar kandidatin e saj, që është z.Haradinaj, por që po duket se nuk do të ketë mbështetje të madhe nga subjektet tjera.

    A mund ta çojë kjo çështje vendin në zgjedhje të parakohshme?

    Besnik Tahiri “Ne qoftë se nuk kemi një zgjedhje për president, vendi shkon në zgjedhje”.

    A mendoni se zgjedhjet, pa një marrëveshje paraprake, do të jenë zgjidhje për çështjen e Presidentit?

    Besnik Tahiri “ Tani duhet një reflektim kryesisht nga PDK për shkak se VV ka kërkuar zgjedhje, nëse duam t’i parandalojmë zgjedhjet, në qoftë se jo zgjedhjet i kemi. A do të jetë zgjidhje, nuk mund të them asgjë, sondazhet pak a shumë dihen, mirëpo se qysh do të shkon nuk e di”.