Tag: Big Brother Vip

  • Arjola ka ndryshuar mendje për Donaldin: Ai sillej si mbrojtës i vajzave, do vetëm famën

    Arjola ka ndryshuar mendje për Donaldin: Ai sillej si mbrojtës i vajzave, do vetëm famën

    Kur mendonim se “Big Brother Fan Club” sonte do të na vinte në gjumë, se asgjë nuk po ndodhte, në skenë doli Arjola Demiri. Guxim, shprehi dhe vetëbesim në fjalitë e saj, të cilat nuk i priste askush!

    Aktorja e njohur e “Portokallisë” duket se ka ndryshuar shumë pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Kur ishte në lojë, ajo nuk etiketonte keq askënd.

    Loja e saj ishte ndryshe, jeta reale krejt tjetër. Sonte ajo debatoi me mikun e ngushtë të Donaldit, Elgit Doda, duke thënë se aktori vlonjat ka bërë lojë të fortë në Big Brother për një arsye të thjeshtë: e dashuron famën.

    “Donaldi i ka kërkuar vetë të gjitha gjërat që i kanë ndodhur. Nuk është se e kanë ndrydhur. Edhe nëse ka ndodhur, ai vetë ka dashur të ndodhë ashtu, sepse ai ka luajtur vetëm me strategji”, u shpreh Arjola.

    Elgit Doda këmbënguli duke thënë se Donaldi është njësoj edhe në jetën e përditshme dhe se e meriton vëmendjen që ka fituar. Arjola nuk mendon kështu. “Donaldi është përpjekur të fitojë vëmendje me të gjitha mënyrat. Me vajzat sillej si mbrojtës i tyre vetëm për t’u dukur mirë në publik”.

    E vetmja pyetje që kemi për Arjolën është kjo: Mund të kesh të drejtë, por pse nuk fole kur ishe në lojë? Pse tani Donaldi qenka thjesht lojtar dhe jo mik?

  • Çfarë ndodhi? Beatrixa hedh në gjyq Balina Bodinakun: Kjo është arsyeja shumë e fortë…

    Çfarë ndodhi? Beatrixa hedh në gjyq Balina Bodinakun: Kjo është arsyeja shumë e fortë…

    Hatërmbetja e Trixës pas disa ditë heshtje duket se përfshin edhe persona jashtë shtëpisë së Big Bröther.

    Ditën e sotme ajo ka reaguar ashpër ndaj opinionistes së këtij programi Balina Bödinaku duke e akuzuar për shpifje.

    Trixa ka publikuar disa mesazhe që sipas saj Balina i ka shkëmbyer me një person tjetër pas largimit të saj nga Shqipëria.

    Ajo thotë se Balina e ka pasur personale ndërsa shton se do e ndjekë në rrugë ligjore.

    “Të hamendësosh për jetën time private me shoqet e tua je e lirë ta bësh kur të duash por të influencösh mbështetësit dhe ndjekësit e mi me shpifjet e tua nuk ta toleroj.

    Kështu si ke vepruar ti më verteton që instiktin e kam pasur të saktë.