Tag: Bill Gates

  • Bill Gates parashikon atë që do të ndodhë në 5 vitet e ardhshme

    Bill Gates parashikon atë që do të ndodhë në 5 vitet e ardhshme

    Bill Gates, themeluesi i Microsoft, mori pjesë në një nga samitet e fundit të revistës “Forbes”, ku bëri një parashikim të asaj që do të ndodhë në pesë vitet e ardhshme. Gates parashikon në periudhën afatshkurtër një të ardhme të ndërlikuar, përballë situatës aktuale të krijuar nga lufta në Ukrainë dhe nga pasojat që ka lënë pandemia e koronavirusit në nivelin ekonomik.

    “Pesë vite të komplikuara janë përpara sepse kemi borxhet e pandemisë, kemi luftën në Ukrainë dhe cikli ekonomik po ndryshon”, u shpreh Gates. Përveç kësaj, ai theksoi se gjatë periudhës së pandemisë, deri në 95% e kërkimeve në internet kishin të bënin me teori konspirative në lidhje me Covid-19.

    Objektivat më imediate të fondacionit të drejtuar prej tij për 25 vitet e ardhshme, sipas vetë Gates, do të jenë studimi i sëmundjeve infektive, por edhe atyre sëmundjeve që shkaktojnë pabarazi në nivel global.

    Disa ditë më parë, në një opinion të gjatë të publikuar në “The New York Times”, biznesmeni Bill Gates analizoi situatën aktuale në botë dhe dërgoi një mesazh pesimist për gjendjen aktuale të varfërisë, mjedisit, kequshqyerjes dhe vdekshmërinë e nënave.

    “Pas shtatë vjetësh, bota nuk është në rrugën e duhur për të arritur qëllimet,” tha Gates.

  • Paralajmërimi i frikshëm i Bill Gates: Njerëzimi nuk do të jetë gati për virusin e ri, kërcënimi më i madh do të jetë…

    Paralajmërimi i frikshëm i Bill Gates: Njerëzimi nuk do të jetë gati për virusin e ri, kërcënimi më i madh do të jetë…

    Themeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates, sërish ka paralajmëruar për dy katastrofa tjera që “seriozisht mund ta rrezojnë botën” – pothuajse gjashtë vite pasi që kishte “parashikuar” pandeminë e viruseve të ngjashëm me atë që sot po e luftojmë, shkruan CNBC.

    Ai gjithashtu ka theksuar se si bota nuk është e gatshme me shfaqjen e virusit të ri vdekjeprurës në vitet e ardhshme, duke përmendur se beson se kërcënimet më të mëdha për njerëzimin janë ndryshimet klimatike dhe bioterorrizmi.

    “Nuk është ndjenjë e mirë kur për diçka si kjo mund të thuash ‘ju kam thënë…’ Ndoshta është dashur të jem më bindës? Ekzistojnë një sërë virusësh respiratorë që nga çasti në çast do të vie një tjetër. Sëmundjet respiratore janë të tmerrshme sepse gjithmonë shëtitën përreth, udhëtojnë më aeroplanë apo autobusë derisa jeni të infektuar – për dallim nga disa sëmundje tjera siç është Ebola ku patjetër duhet të shtriheni në spital”, ka theksuar 65-vjeçari.

    “Pse nuk është bërë akoma sa i përket çështjes së mbrojtjes? Ekzistojnë rreziqe sikurse janë tërmetet, luftërat, zjarret apo uraganet… Pandemitë nuk vijnë aq shpesh dhe mendohet se gjatë viteve të ardhshme nuk do të ketë ndonjë problem, dhe për këtë nuk duhet shpenzuar para. Kjo pandemi do të na detyrojë të kuptojmë se si duhet të jetë kjo çështje prioritet”, ka shtuar miliarderi amerikan.

    Gates që së bashku me gruan Melinda udhëheqin fondacionin Gates që ndihmon në zhdukjen e sëmundjeve ngjitëse në mbarë botën, ka komentuar edhe kërcënimet me të cilat sot përballemi, e për të cilat nuk jemi ende gati.

    “Janë ndryshimet klimatike. Çdo vit vdesin më shumë njerëz sesa që kanë vdekur në këtë pandemi. Bioterrorizmi. Dikush që dëshiron të shkaktoj problem mund që në mënyrë artificiale të krijoj virusin, që do të thotë se ekzistojnë më shumë gjasa për këtë sesa nga epidemitë natyrore siç është kjo aktualja”, ka thënë dhe konkluduar se si njerëzimi nuk ka fuqi të mjaftueshme të ndalin pandeminë.

    “Megjithatë mund të bëjmë më shumë për të qenë të gatshëm për të ardhmen, në mënyrë që vdekshmëria nuk të jetë kaq e madhe siç është sot”, ka shtuar themeluesi i kompanisë teknologjike Microsoft.

    Më herët Gates kishte paralajmëruar për robotët inteligjentë që do të rrezikojnë njerëzimin.

    “Frikësohem nga inteligjenca artificiale. Fillimisht do të kryejnë punët e njerëzve – e kjo është e mirë, e disa dekada më vonë do të jenë aq inteligjent sa që do të jetë shqetësuese”, ka thënë për fund Gates. /Ballkanweb/

  • Bill Gates: Lajme të mira na presin më 2021

    Bill Gates: Lajme të mira na presin më 2021

    Themeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates, ka thënë se ky vit ka qenë i keq dhe sipas tij pritet që lajme të mira do të na vijnë gjatë vitit të ardhshëm.

    “Më shumë se 1.6 milion njerëz kanë humbur jetë gjatë pandemisë së coronavirusit dhe mbi 75 milionë tjerë janë infektuar me COVID-19, kurse dëmet ekonomike kapin vlerën e dhjetëra trilion dollarëve. Miliona njerëz kanë mbetur pa punë dhe kanë probleme të mëdha për të paguar faturat, e mbi një miliard fëmijë kohën më të rëndësishme për shkollë, e kanë humbur. SHBA këtë vit ishte dëshmitare e vrasjeve të tmerrshme siç ishte ajo e George Floyd dhe Briana Taylor, zjarret në zonat malore dhe zgjedhjet presidenciale që kurrë më parë nuk janë parë të zhvillohen në atë mënyrë”, ka shkruar Gates në blogun e tij “Gates notes”.

    Megjithatë, thotë së gjërat do të përmirësohen gjatë vitit 2021.

    “Gjatë vitit të ardhshëm do të na vijnë lajme të mira. E kam kaluar 2020-ën me kolegët nga Fondacioni, duke u munduar ta kuptojmë se si duhet ta testojmë, trajtojmë dhe parandalojmë COVID-19. Kur mendoj shpejtësinë dhe përparimin e shkencëtarëve, jam i befasuar. Raca njerëzore kurrë nuk ka bërë përparim më të madh kur është fjala për shërimin e çfarëdo sëmundje brenda një viti. Një gjë e tillë kurrë më parë nuk është bërë sikur në luftën kundër COVID-19”, ka shtuar Gates.

    Në rrethana të zakonshme, zbulimi dhe prodhimi i vaksinës mund të marrë kohë deri në 10 vite, por kësaj radhe, shumë vaksina kundër koronavirusit janë zbuluar brenda më pak se një vit.

    Sidoqoftë, Gates konsideron se pavarësisht përparimit, njerëzit vazhdojnë të jenë të rrezikuar nga pandemia e koronavirusit.

    “Modelet kompjuterike parashikojnë që pandemia do të mundte të jetë edhe më e rëndë gjatë muajve të ardhshëm. Gjithashtu duhet të bëjmë më shumë për variantin e ri të koronavirusit që është shfaqur, për të cilin thonë se përhapet më shpejtë, por që nuk është edhe aq vdekjeprurës”, ka theksuar miliarderi amerikan.

  • Bill Gates: Duhet të shqetësohemi shumë për gjashtë muajt e ardhshëm

    Bill Gates: Duhet të shqetësohemi shumë për gjashtë muajt e ardhshëm

    Themeluesi i Microsoft paralajmëron për festat e ardhshme në një intervistë të fundit.

    Themeluesi i Microsoft Bill Gates është një nga zërat më të dëgjuar që nga fillimi i pandemisë. Në një intervistë për CNN, ai ishte optimist për një vaksinë, por në të njëjtën kohë paralajmëron dimrin e ardhshëm, transmeton Telegrafi.

    “Ne duhet të shqetësohemi shumë për 6 muajt e ardhshëm”, tha Gates.

    Duhet pritur që numri i vdekjeve ditore në SHBA do të vazhdojë të jetë 2,000 ose më shumë. Situata duhet të lehtësohet vetëm në pranverë, ndër të tjera për shkak të vaksinave dhe motit më të ngrohtë.

    Vaksinat do të funksionojnë”

    Gates sheh zhvillimin e vaksinave në rrugën e duhur.

    “Pothuajse të gjitha vaksinat do të funksionojnë dhe do të jenë shumë efektive”, tha Gates.

    Në Shtetet e Bashkuara, 26 nëntori, Dita e Falënderimeve, është një festë e rëndësishme që zakonisht pret festime të mëdha familjare. Prandaj, Gates u bën thirrje bashkëqytetarëve të tij që të jenë të kujdesshëm, veçanërisht gjatë pushimeve, dhe të shmangin takimet e mëdha. /Telegrafi/