Tag: Blerta Deliu

  • Skandali i radhës i Blerta Deliut/ Kërkon që ambasadorët e huaj të raportojnë në kuvend mosliberalizimin e vizave

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra, para Komisionit për Politika të Jashtme, ka kërkuar që nga ambasadorët e akredituar në Kosovë, të raportojnë në kuvend mosliberalizimin e vizave shkruan Gazeta Sinjali.

    “Ne, në të kaluarën kemi pasur praktika ku kemi ftuar ambasadorë të akredituar në Kosovë, për të parë perspektivën e këtyre shteteve në raport me procesin e liberalizimit të vizave”, ka thënë ajo.

    Gjithashtu deputetja Deliu-Kodra ka thënë se është e nevojshme që të fillojmë një cikël të ambasadorëve të cilët duhet të vijnë natyrisht të fillojmë me Francën e me shtete të tjera, se cila është perspektiva e tyre në raport me ndryshimet të cilat mund të ndodhin në Kosovës sa i përket procesit të liberalizimit të vizave.

    “Konsideroj që është e nevojshme të fillojmë një cikël të ambasadorëve të cilët duhet të vijnë natyrisht të fillojmë me Francën, por edhe me tjerë që duhet të vijnë në komision e ti shohim modalitete si komision se cila është perspektiva e tyre në raport me ndryshimet të cilat mund të ndodhin në Kosovës sa i përket procesit të liberalizimit të vizave”, ka thënë deputetja Blerta Deliu-Kodra./GazetaSinjali