Tag: Bombola e gasit

  • Kancelari austriak për të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj: Nuk vihet në diskutim ndihma e Austrisë

    Kancelari austriak për të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj: Nuk vihet në diskutim ndihma e Austrisë

    Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka thënë se vendi i tij as që e vë në diskutim kur bëhet fjalë për të ndihmuar vendet tjera.

    Këto komente ai i bëri kur u pyet në lidhje me dy pacientët kosovarë që u dërguan në Grac të Austrisë për t’u trajtuar pas djegieve që pësuan nga shpërthimi i gazit në Ferizaj ditë më parë.

    “As që vihet në diskutim ndihma e Austrisë kur është e nevojshme, gjithmonë”, tha ai, raporton “Nachrichten”.

    “Për shembull, pranverën e kaluar ofruam ndihmë mjekësore për pacientët me COVID-19 nga Ballkani Perëndimor në Austri dhe përgjatë vitit ne vzhdimisht ofruam mbështetje, si për shembull në formën e pajisjeve mjekësore”, deklaroi Kurz.

    Kurz u kritikua vitin e kaluar pasi ai akuzoi të kthyerit nga Ballkani Perëndimor dhe Kroacia se ishin përgjegjës për shkallën e infeksionit në Austri në lidhje me pandeminë e koronavirusit.

    Ndërkaq, gjatë ditës, edhe Ministria e Jashtme austriake, përmes një deklarate për media, tha se një aeroplan transporti i ushtrisë (C130-Hercules) ka dërguar në Grac të shtunën pasdite dy të plagosurit rëndë.

    Njoftohet se dy burrat (1985 dhe 1991) tani po trajtohen në Spitalin Rajonal të Gracit, shkruan “Nachtrichten”, transmeton “Zeri.info. Përmes një postimi në Facebook, ministria e Jashtme e Austrisë ka thënë se Ballkani është në fokus të Austrisë dhe është e natyrshme që të përkrahen shtetet e rajonit në këso urgjencash.

    “Pas një eksplodimi të madh të gazit në qytetin e Ferizajt me mbi 40 të lënduar, Kosova ka kërkuar ndihmën e Austrisë. Një bashkëpunim i ngushtë me shtetet e Ballkanit Perëndimor është në fokus të politikës së jashtme austriake. Është e natyrshme që ne të ndihmojmë në emergjenca të tilla”, ka thënë ministri i jashtëm austriak, Alexander Schallenberg.

    Rastin e ka komentuar edhe ministrja austriake e Mbrojtjes, Klaudia Tanner, duke theksuar përkushtimin e vendit të saj në Ballkan. “Ne jemi stacioniar me ushtarët tanë në Kosovë që nga viti 1999 dhe kemi lidhje të ngushta me popullatën lokale. Veçanërisht në këtë kohë të vëahtirë me pandeminë Covid-19, po i mbështesim partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor si pjesë e shërbimeve solidare të politikës sonë të jashtme”.

    Po ashtu, edhe Këshilltarja e Shëndetësisë në landin Styria, Juliane Bogner-Straus, tha: “Styria po mbështet dy të lënduar rëndë duke iu falënderuar afësive dhe mundësive që disponon”.

    Në Austri janë dy qendra speciale për trajtimin e djegieve të rënda. Njëra nga to është e Spitalit Universitar të Gracit, kur edhe janë dërguar dy pacientët e Kosovës.

    Në aksidentin, i cili ndodhi të martën në Ferizaj, janë plagosur të paktën 42 persona. 4 nga ta, që kishin djegie më të thella, janë dërguar në Turqi për trajtim të mëtutjeshëm.

  • Gjithçka u shkatërrua, gjendja brenda depos afër lokalit ku ndodhi shpërthimi në Ferizaj

    Gjithçka u shkatërrua, gjendja brenda depos afër lokalit ku ndodhi shpërthimi në Ferizaj

    Shpërthimi i ditës së djeshme në Ferizaj përveç që la shumë të plagosur, shkaktoi edhe dëme të shumta materiale.

    Në një depo afër lokalit ku shpërtheu bombola e gazit u shkatërrua pothuajse gjithçka. Në pamjet e siguara nga Gazeta Express shihet se si janë djegur rrobat që gjindeshin në këtë depo.

    Kjo depo ishte ngjitur kuzhinës së lokalit ku ka shpërthyer bombola. Katër vajza që punonin në këtë depo janë lënduar rëndë.

    null

    Nga shpërthimi i një bombole gazi, në një qendër tregtare në Ferizaj, 42  persona kanë mbetur të lënduar prej të cilëve 14 po trajtohen në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare, 4 prej tyre në trajtim intensiv nga plagët e marra.

  • Në QKUK vazhdojnë të pranohen të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj, 9 janë operuar tashmë

    Në QKUK vazhdojnë të pranohen të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj, 9 janë operuar tashmë

    Në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ka mbërritur edhe i lënduari i 15-të nga shpërthimi i një bombole gazi, sot, në Ferizaj.

    Sipas përgjegjësve në QKUK, deri më tash nëntë të lënduar u janë nënshtruar operimeve, ndërsa të tjerët po vazhdojnë të trajtohen.

    “Në Klinikën Emergjente kemi gjithsejt 15 të lënduar si pasojë e eksplodimit të bombolës. Për momentin janë 4 të pranuar, tre në kujdesin intensiv, pas trajtimit të plagëve në sallën operative, dërgohen për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Mjekimit Intensiv Qendror. Një e moshës 20-vjeçare, si pasojë e djegieve të fytyrës, kokës e qafës, e për shkak të thyerjes së kokës së qafës së femurit, është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në ortopedi. Dhjetë të tjerë qëndrojnë në Klinikën Emergjente, e po trajtohen nga kirurgët plastikë për plagët e djegura, të cilët po punojnë në sallën operative. Një bashkëpunim shumë i mirë me Spitalin Rajonal të Ferizajt. Si menaxhment i Klinikës Emergjente kemi arritur t’i hapim kapacitetet, t’i sigurojmë vendet dhe të gjithë të lënduarit që arritën në Emergjencë kanë qenë të sistemuar dhe janë pritur nga profesionistët e kujdesit shëndetësorë”, ka thënë drejtori i QKUK-së, Basri Lenjani.

    Nga shpërthimi i sotëm në Ferizaj, në një lokal gastronomie, u lënduan mbi 40 qytetarë.

    Të lënduarit, i ka vizituar edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

    “Koordinim ishte shumë i mirë mes Spitalit të Ferizajt dhe Emergjencës së QKUK-së. Kjo tregon përkushtimin e profesionistëve tanë shëndetësorë e mbi të gjitha shpëton jetë, siç është edhe ky rast. U shprehi shëndet e shërim sa më të shpejtë gjithë të lënduarve, e familjeve të tyre sa më pak shqetësim. Janë në duar të sigurtave të mjekëve tanë, e po marrin trajtim adekuat”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.