Tag: Borë

  • Stuhi të fuqishme bore në Gjermani, anulohet udhëtimet

    Stuhi të fuqishme bore në Gjermani, anulohet udhëtimet

    Një stuhi bore dhe erëra të fuqishme kanë goditur veriun dhe perëndimin e Gjermanisë të dielën, duke detyruar trenat që të anulojnë udhëtimet e përditshme derisa qindra aksidente rrugore kanë ndodhur. Policia tha se 28 njerëz janë lënduar në rrugët me akull.

    Autoritetet kanë sjellë të pastrehët në strehimore të ngrohta pas rënies së temperaturave, shkruan AP.

    Operatori kombëtar i trenave “Deutsche Bahn” tha se linjat kryesore të trenit mes Hamburgut dhe Hannoverit, Berlinit dhe perëndimit, janë anuluar për shkak të grumbullit të borës që ka bllokuar shinat dhe linjat energjetike.

    Policia në North Rhine-Westphalia tha se kanë numëruar 222 aksidente për shkak të kushteve të rënda atmosferike që nga e shtuna.

    Ndërkaq, Shërbimi gjerman për Motin u ka bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi.

  • Stuhi reshjesh në veri: Në Valbonë bora arrin 35 cm, përkeqësohet situata në Fierzë

    Stuhi reshjesh në veri: Në Valbonë bora arrin 35 cm, përkeqësohet situata në Fierzë

    Rikthimi i reshjeve të shiut dhe dëborës në vend ka sjellë problematikat e para edhe në qarkun e Kukësit.

    Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore me intensitet të lartë, si dhe erë të fortë. Në Valbonë bora ka arritur në 35 centimetra, por nuk ka pasur probleme në qarkullim.

    Në Lekbibaj të Njësisë Administrative të Tropojës në rrugët nacionale ka pasur rënie gurësh, duke sjellë bllokim të rrugës, raporton Ora News.

    Problem mbetet rezervuari T’Plani në njësinë Administrative të Fierzës, ku si pasojë e reshjeve të shumta situata është përkeqësuar, por është nënkontroll. Rezervuari është mbushur plot ku dhe uji ka filluar të rrjedhë nga shkarkuesi katastrofik.

    Furnizimi me ujë të pijshëm vijon në kuota normale, teksa probleme me energjinë elektrike ka pasur fshati Shemri në Njësinë Administrative Malzi të Bashkisë së Kukësit, fshatin Dragobi të Njësisë Administrative Margegaj dhe Njësinë Administrative Tropojë e Vjetër, Bashkia e Tropojës.