Tag: Boris Jonson

  • Johnsoni krahason veprimet e Putinit në Ukrainë me ato të Milosheviqit në Kosovë

    Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka tërhequr një paralele të veprimeve të sotme të Vladimir Putinit në Ukrainë, me ato të Slobodan Milosheviqit në Kosovë.

    Johnson, gjatë një paraqitjeje para deputetëve britanikë ka thënë se se Putini po e bën të njëjtën gjë si Milosheviqi.

    Ai ka thënë se nuk duhet harruar që Miloseviqi ka vdekur gjatë kohës sa po gjykohej.

    “Ajo çka po bën Putini është e njëjtë me atë që ka bërë Slobodan Milosheviqi në Kosovë, i njëjti agresion, dhe mos harroni se Milosheviqi ka vdekur derisa po gjykohej”, ka thënë Johnsoni, gjatë kohës kur po i paraqiste para Parlamentit sanksionet e Britanisë së Madhe ndaj Rusisë, për shkak të sulmeve të saj ndaj Ukrainës, të cilat kanë nisur mëngjesin e së enjtes.

    https://twitter.com/Leon19982021/status/1496917692766310403?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1496917692766310403%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Fbote%2F312674%2Fjohnsoni-krahason-veprimet-e-putinit-ne-ukraine-me-ato-te-milosheviqit-ne-kosove%2F

  • Kush gënjen për Covid do të dënohet me 10 vite burg

    Kush gënjen për Covid do të dënohet me 10 vite burg

    Në Britani është pritur me polemika propozimi për të dënuar me burg ata që gënjejnë për udhëtimet dhe nuk respektojnë masat antikovid.

    Ministri i Shëndetësisë, Met Henkok, deklaroi të martën në parlament se udhëtarët që mbërrijnë në Britani nga një listë vendesh nga Amerika Latine dhe Afrika rrezikojnë gjoba ose 10 vite burg nëse gënjejnë sikur nuk kanë qenë atje.

    “Udhëtarët që kthehen nga këto vende duhet të karantinohen në një dhomë hoteli për 10 ditë. Para udhëtimit, duhet të bëjnë prenotimin përkundrejt vlerës 1,750 paund për individ, ku përfshihet hoteli, transporti dhe testi.“- Matt Hancock.

    Por opozita dhe ekspertë ligjorë e kritikojnë masën me 10 vite burg si të pajustifikuar, pasi ligji parashikon një maksimum prej 7 vitesh për shkelje më të rënda si armëmbajtje pa leje apo shfrytëzimi seksual i të miturve.

    Qëllimi i masës thuhet se është mbrojtja nga përhapja e varianteve të reja të koronavirusit, që qarkullojnë në Brazil dhe në Afrikën Jugore.

    Qeveria britanike ka vaksinuar mbi 12 milionë persona kundër kovidit-19 dhe po vëren rënie të kurbës së infeksionit me kalimin e javëve.

    Vendi regjistroi 1 mijë viktima të tjera të martën duke shënuar 114 mijë viktima gjithsej në një vit.

    Kryeministri Boris Xhonson ka paralajmëruar rishikim të masave antikovid në Angli duke nisur nga java e tretë e shkurtit. /Ora News/