Tag: box

  • Ja sa para ka fituar Tyson Fury pas triumfit ndaj Deontay Wilder

    Ja sa para ka fituar Tyson Fury pas triumfit ndaj Deontay Wilder

    Tyson Fury triumfoi në meçin ndaj Deontay Wilder në kuadër të divizionit WBC në kategorinë e peshave të rënda, duke mbrojtur titullin kampion botë.

    Fury me këtë fitore ka shtuar edhe një shumë të madhe parash në llogarinë e tij. 

    Sipas mediumeve angleze, nga shitjet totale të PPV dhe të ardhurat e tjera të sponsorëve, kampioni Fury do të marrë 60 përqind, ndërsa Wilder do të marrë 40 përqind.


    Duke marrë parasysh të gjitha këto, vlerësohet se Fury do të marrë edhe rreth 30,000,000 dollarë – kurse Wilder do të fitojë afër 20,000,000 dollarë.

  • Tyson Fury, e nokauton Wilderin dhe mbron titullin

    Tyson Fury, e nokauton Wilderin dhe mbron titullin

    Tyson Fury e ka dëshmuar edhe njëherë që është më superior se Deontay Wilder.

    Boksieri britanik e ka mundur me nokaut në raundin e 11-të Wilderin, duke ia shkaktuar humbjen e dytë radhazi.

    Wilder boksoi mirë, por Fury tregoi se pse e meriton titullin e botës.

    Fury tani do të kërkojë unifikimin e titujve.

    Kujtojmë se Fury me Wilderin kanë bërë tri meçe. I pari shkoi barazim, teksa dy të tjerët i fitoi Fury.

  • Ora e super meçit Fury dhe Wilder, me kohën tonë lokale

    Ora e super meçit Fury dhe Wilder, me kohën tonë lokale

    Dy boksierët do të jenë sërish përballë njëri-tjetrit në sfidën që luhet të dielën në orët e para të mëngjesit.

    Do të jetë kjo hera e tretë që Fury dhe Wilder përballen mes vete, ndërsa ky meç do të luhet në T-Mobile Arena në Las Vegas.

    Orët e para të mëngjesit të ditës së diele, do të jenë elektrizuese për botën e boksit, me dy boksierët që pritet të ofrojnë një luftë të jashtëzakonshme mes tyre.

    Tyson Fury ka 31 ndeshje, ku prej tyre 30 i ka fituar dhe ka barazuar në vetëm një prej tyre, pikërisht ndaj Wilder.

    Në anën tjetër, Wilder nga 44 lufta sa ka zhvilluar, 42 prej tyre i ka fituar, një e ka humbur dhe në një tjetër ka barazuar ndaj Furyt.

    Kur jemi tek kuotat e ndeshjes, Fury shihet dukshëm si më favorit ndaj Wilder, me ‘Gipsy King’ që kuotohet me vetëm 1.29, si fitues i këtij meçi.

    Në anën tjetër, fitorja e Wilder kuotohet me 3.25, vlerë shumë më e lartë se ajo e Furyt.

    Meçi do të zhillohet në orët e para të mëngjesit të ditës së dielës, rreth orës 05:00, mvaret edhe prej meçeve tjera që luhen para këtij meçi.

  • Florian Marku triumfon ndaj Maxim Prodan në super-meçin që zgjati 10 raunde, shpallet kampion në IBF

    Florian Marku triumfon ndaj Maxim Prodan në super-meçin që zgjati 10 raunde, shpallet kampion në IBF

    Boksieri shqiptar, Florian Marku ka triumfuar ndaj kundërshtarit të tij ukrainas, Maxim Prodan, në meçin që u zhvillua për plot 10 raunde. 

    Marku dhe Prodan janë ndeshur mes vete në ‘Tottenham Hotspur Stadium’ në një meç shumë interesant.

    Kjo përballje ishte në kuadër të kategorisë “walterwight”, një kategori në mes të asaj të lehtë dhe të mesme.

    Në fund ky meç i takoi Markut, i cili u shpall kampion i ‘welterweight’ IBF International.

    Ky meç ishte shumë i luftuar dhe u duk shumë i barabartë qysh në nisje, ku raundi i parë ishte testues për të dy.

    Edhe raundi i dytë ishte i barabartë, por pati më shumë aksion, ku nuk munguan goditjet nga të dy boksierët.

    Në raundin e tretë, Marku hyri furishëm duke arritur ta rrëzojë një herë kundërshtarin, por që nuk u llogarit ‘knockdown’.

    Raundi i katërt nisi më mirë për Prodan, por Marku arriti të nivelizojë atë në pjesën e dytë të raundit.

    Në raundin e pestë, shqiptari ishte më aktiv, duke dhuruar më shumë goditje, por pa arritur ta rrëzojë.

    Raundi i gjashtë ishte bukur aktiv nga të dy boksierët, që dhanë nga disa goditje.

    Në raundin e shtatë, ukrainasi Prodan ishte më i mirë duke goditur disa herë Markun.

    Raundi i tetë i takoi për një nuancë boksierit shqiptar, i cili ishte më aktiv dhe goditi më shumë kundërshtarin.

    Në raundin e nëntë u zhvillua meç i barabartë nga të dy boksierët.

    Raundi i dhjetë dhe i fundit i takoi Markut, i cili veçse filloi të festonte nga fundi.

    Në fund, u desh vendimi i gjyqtarëve për t’ia dhuruar fitoren boksierit tonë, Florian Marku.

    Gjyqtarët, njëri ia dha fitoren Prodanit me rezultat 99-91, ndërsa dy tjerët ishin pro Markut me rezultat 97-93 dhe 96-94.