Tag: Brezovica

  • Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Qendra e Skijimit në Brezovicë është mbyllur sot për visitor, për shkak të rrezikut nga ndonjë ortek bore.

    Në njoftimin e policisë thuhet se pas të reshurave atmosferike dhe rrezikut që u kanoset qytetarëve nga ndonjë ortek bore, Qendra e Skijimit në Brezovicë është mbyllur gjatë ditës së sotme.

    “Patrullat e policisë do të jenë tek udhëkryqi i rrugës që qonë për në Qendrën e Skijimit në Brezovicë dhe tek laura ku fillon Parku Nacional ‘Sharr’ dhe do të ndalojnë të gjitha automjetet e vizitorëve”, thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.Policia ka deklaruar se ky njoftim është bërë me qëllim që të mos shkaktohen pengesa dhe bllokim i komunikacionit.

    Njoftimi i plotë nga policia:

    NjoftimNga Qendra e Skijimit në Brezovicë jemi njoftuar se, shkak i të reshurave atmosferike dhe rrezikut që u kanoset qytetarëve nga ndonjë ortek bore, Qendra e Skijimit në Brezovicë është mbyllur sot për vizitor.

    Patrullat e policisë do të jenë tek udhëkryqi i rrugës që qonë për në Qendrën e Skijimit në Brezovicë dhe tek laura ku fillon Parku Nacional “Sharr” dhe do të ndalojnë të gjitha automjetet e vizitorëve.Ky njoftim bëhet me qëllim që mos të shkaktohen pengesa dhe bllokim i komunikacionit.

    Lusim shoferët e automjeteve që të respektojnë udhëzimet e policisë!

    Qytetarët do të njoftohen me kohë, pasi të jenë krijuar kushtet për vizitë atje.

  • Fluks i madh i qytetarëve në Brezovicë, policia del me njoftim për gjendjen aktuale

    Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka njoftuar të gjithë qytetarët të cilët frekuentojnë qendrën e skijimit në Brezovicë, që aktualisht nuk ka vende për parking të automjeteve.

    “Për shkak të fluksit të madh të qytetarëve dhe automjeteve të shumta në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, i njoftojmë qytetarët se tani për tani nuk ka vende për parking, të gjitha vendet e rezervuara për parking të automjeteve janë të mbushura tek Qendra e Skijimit, andaj automjetet do të ndalohen tek laura në hyrje të Parkut Nacional deri në momentin kur lirohet vendi i parkimit”, thuhet në njoftim.


    Më tej bëhet e ditur se patrullat e policisë do të jenë tek udhëkryqi i rrugës që qon në qendrën e skijimit në Brezovicë dhe tek laura ku fillon Parku Nacional do të mbikëqyrin rrjedhën e komunikacionit dhe do të mbajnë në kontakt nga afër shoferët e automjeteve që në momentin kur lirohet vend parkingu tek Qendra e Skijimit do tu mundësohet lëvizja e tyre .

    “Kjo bëhet me qëllim që mos të shkaktohen pengesa dhe bllokim të kësaj rruge.

    Lusim shoferët e automjeteve që të respektojnë udhëzimet e policisë dhe mos të ndalojnë dhe parkojnë automjetet e tyre në më mënyrë të parregullt”, thuhet në njoftim.

  • Policja më tërheqëse e Kosovës sfidon të ftohtin, me bikini në Brezovicë

    Policja më tërheqëse e Kosovës sfidon të ftohtin, me bikini në Brezovicë

    Linda Aliu njihet ndryshe edhe si policja më tërheqëse e  Kosovës.

    Aliu me format bombastike që ka dhe fotografitë që publikon në rrjete sociale është gjithmonë në qendër të vëmendjes.

    Ajo së fundmi ka provokuar me disa foto nga Brezovica në dëborë e veshur me bikini.

    Linda së fundmi ka publikuar edhe një fotografi veshur në uniformën e Policisë së Kosovës duke mbajtur në dorë armë të gjatë.

    Për Aliun ka shkruar edhe revista britanike Express.co.uk, ku thuhet se mijëra njerëz kanë shpërndarë fotografinë e saj ndërsa po shijon punën e saj të ëndrrave.

  • Zbardhet Brezovica nga Bora

    Zbardhet Brezovica nga Bora

    Rënia e temperaturave gjatë ditëve të fundit ka bërë që në disa vise malore të Kosovës të ketë reshje të borës.

    Ueb-faqja brezovica.info në llogarinë e saj në Facebook e ka publikuar një video ku mund të vërehet se Brezovicën e ka zbardhur bora.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mbi vendin tonë sot do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe me intervale me diell.

    Sipas këtij instituti, në veriperëndim të vendit priten edhe reshje bore ndërsa në viset malore parashihet të bie vetëm borë të intensitetit të dobët deri mesatar.

    “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-6m/s”.

    https://www.facebook.com/986488671430539/posts/3529453930467321/