Tag: BSK

  • Synohet blerja e aparateve që detektojnë veturat e paregjistruara në Kosovë

    Synohet blerja e aparateve që detektojnë veturat e paregjistruara në Kosovë

    Byroja Kosovare e Sigurimeve të Kosovës, ka njoftuar se është e gatshme të blejë aparatura për detektimin e veturave të paregjistruara me sistem digjital, por që presin bashkëpunim edhe nga Policia e Kosovës.

    “Nëse Byroja duhet të investojë në pajisje për Policinë e Kosovës ne jemi të gatshëm, mirëpo duhet një lloj bashkëpunimi ndërinstitucional sepse në këto raste humb edhe shteti. Besojmë se do të ketë veprime konkrete”, deklaroi Sami Mazreku nga Byroja Kosovare e Sigurimeve.

    Ndërsa Policia e Kosovës në një përgjigje për RTV Dukagjinin ka thënë se janë të gatshëm për bashkëpunim me çdo institucion, në përmirësimin e sigurisë në rrugë.

    Edhe njohësi i çështjeve të komunikacionit Bekim Ahmeti thotë se kjo do të ishte një ide e qëlluar.

    Ai thotë se edhe blerja e radarëve statikë do të ndihmonte në përmirësimin e situatës në komunikacion.

    “Kjo do ta rriste vetëdijesimin e qytetarëve të cilët nuk është dashur të dalin farë në rrugë nëse nuk kanë sigurim…Edhe radarët statikë do ta ngisnin sigurinë nëpër rrugët tona dhe ta ulnin numrin e aksidenteve”.

    Numri i madh i veturave të paregjistruara është nder problemet që po e pengon Kosovën të anëtarësohet në Komisionin e Byrosë Evropiane që siguron kartonin e gjelbë

  • BSK njofton se ka nis së aplikuari sigurimi i detyrueshëm kufitar

    BSK njofton se ka nis së aplikuari sigurimi i detyrueshëm kufitar

    Që nga 01.01.2021, ka nisur të aplikohet tarifa e rregullta për sigurimin e detyrueshëm kufitar, të aprovuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK).

    Sipas një njoftimi të Byros Kosovare të Sigurimit me këtë sigurim duhet të pajisen të gjithë drejtuesit e mjeteve motorike me rastin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës, për mbulimin e përgjegjësisë së tyre në rast të shkaktimit të dëmit ndaj palëve të treta.

    “Të nderuar bashkatdhetarë iu informojmë se marrëveshja për mbulimin e policave për automjetet për pasagjerë dhe motoçikleta mes Qeverisë së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit skadon më 31.12.2020. Pra, duke nisur nga data 1 janar 2021 aplikohen tarifat e rregullta të aprovuara nga BQK-ja, pra policat nxjerrën dhe paguhen në të gjitha pikat kufitare, ku i ka pikat e saja BKS-ja”, thuhet në njoftim.