Tag: BSPK

  • Qeveria deklarohet për thirrjet e sindikatave: Dialogu me kushtëzime dhe kërcënime nuk është dialog

    Sindikatat për grevën në arsim dhe administratë po kërkojnë zgjidhje për kërkesat e tyre.

    Ato kanë kërkuar që të ketë dialog me Qeverinë dhe të gjendet zgjidhje për atë se çfarë ato kërkojnë.

    Lidhur me grevën dhe mundësinë e dialogut, për Gazeta Blic ka folur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, derisa ka treguar se qeveria ka qenë në takime dhe komunikime të vazhdueshme me përfaqësuesit e sindikatave.

    “Ne kemi pasur takime dhe kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësuesit e sindikatave. Kryeministri Kurti ka takuar disa herë kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli. Ngjashëm kanë vepruar edhe ministrat Murati, Nagavci, Latifi dhe Sveçla, duke takuar drejtuesit e degëve sindikale të BSPK-së. Pra, komunikimi ka ekzistuar. Për çdo kërkesë të sindikatave, ka pasur një përgjigje dhe qëndrim të qeverisë”, thotë ai.

    Kryeziu thekson se sindikatat e shpallën grevën 8 ditë pasi MPB njoftoi se Ligji për Paga është proceduar dhe sipas tij, kërkesa sindikale për Ligjin për Paga u zhvendos dhe u zëvendësua me kërkesën për 100 euro shtesë deri në miratimin e ligjit, duke kushtëzuar me këtë kërkesë ndalimin e grevës, sidomos asaj në arsim.

    “Përgjatë shumicës së kohës kërkesa kryesore e sindikatave ka qenë procedimi i Ligjit të Pagave për Zyrtarët Publikë. Ata kanë qenë të njoftuar për progresin në hartimin e ligjit. Megjithatë, sindikatat shpallën grevën e tyre me 25 gusht, 8 ditës pas njoftimit nga Ministria e Punëve të Brendshme se Ligji për Paga është proceduar në Konsultime Paraprake. Kërkesa e kamotshme sindikale për Ligjin për Paga u zhvendos dhe u zëvendësua me kërkesën për 100 euro shtesë deri në miratimin e ligjit, duke kushtëzuar me këtë kërkesë ndalimin e grevës, sidomos në arsim, pavarësisht se:

    – Mësimdhënësit në projektligjin e ri parashihet të kenë koeficientin më të lartë ndonjëherë

    – Projektligji siguron trajtim të barabartë të mësuesve klasorë dhe lëndorë në arsimin e mesëm të ulët

    – Projektligji eliminon padrejtësitë në të gjitha kategoritë e mësimdhënësve dhe stafit tjetër,

    – Dhe parasheh shtesa në paga në bazë të kualifikimit dhe përgjegjësive menaxheriale”, potencon zëdhënësi i Qeverisë.

    – Dhe parasheh shtesa në paga në bazë të kualifikimit dhe përgjegjësive menaxheriale”, potencon zëdhënësi i Qeverisë.

    Ai për Gazeta Blic shton se MASHT-i i ka plotësuar edhe kërkesat e tjera të sindikës për arsim, duke ndarë buxhet për atë.

    “Për më tepër paraprakisht, MASHTI po ashtu ka adresuar edhe disa çështje tjera që janë ngritur nga sindikata e Arsimit. Me kërkesë të tyre për herë të parë janë ndarë 1.7 milionë euro për rreth 300 mësimdhënës me sëmundje të rënda. Është ndarë buxhet shtesë për mësimdhënësit që konsiderohen tepricë ashtu që mos të mbesin pa punë, si dhe 1600 mësimdhënësve u janë ruajtur normat ndërkohë që për vitin 2023 tashmë janë planifikuar që t’u ruhen normat 2209 punëtorëve të arsimit. Kurse të shtunën prezantuam pakon e re për përballje me inflacionin, në kuadër të së cilës të gjithë punëtorët e sektorit publikë do të marrin shtesë prej 50 euro deri në fund të këtij viti fiskal duke filluar nga muaji shtator”, thotë Kryeziu.

    Krejt në fund, ai ka thënë se qeveria synon trajtim dhe zgjidhje sistematike të sfidave të sistemit të arsimit dhe se dialogu me kushtëzime dhe kërcënime nuk është dialog.

    Ai ka bërë thirrje që mësimi të nis sa më parë në të gjitha shkollat e vendit.

    “Këto janë dëshmi të forta se Qeveria është partnere e arsimit në Kosovë dhe punëtorëve të arsimit. Ne synojmë trajtim dhe zgjidhje sistematike të sfidave të sistemit të arsimit. Synimet dhe planet tona nuk mund të pengohen e kushtëzohen nga kërkesa arbitrare. Dialogu me kushtëzime dhe kërcënime nuk është dialog. Mësimi duhet të fillojë sa më parë në të gjitha shkollat e vendit”, deklaron Përparim Kryeziu./GB

  • Policia ka përfunduar intervistimin e Rrahman Jasharajt pas sulmit të djeshëm

    Policia e Kosovës ka intervistuar kryetarin e Këshillit Grevsit të BSPK-së, Rrhman Jasharaj, pas tentim sulmit të së hënën në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

    Përderisa personi që ka tentuar ta sulmojë të hënën kryetarin e Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj është arrestuar.

    Lajmin e ka konfirmuar Laureta Ulaj nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.“Po është arrestuar dhe me kërkesë të prokurorit është derguar në mbajtje”, tha ajo.

    Të hënën në shkollën fillore “Ismail Qemaili”, në Prishtinë ishin mbledhur sindikalistët për të diskutuar për grevën.Një gjysh i një nxënëse kishte tentuar ta sulmojë Jasharajn

  • BSPK e vendosur në vazhdimin e grevës/ Tërheqja nga greva nuk do të ndodhë!

    BSPK njofton se greva e përgjithshme është duke u zhvilluar, dhe është shtrirë në të gjitha nivelet e shkollave dhe në administratat komunale në gjithë vendin, pa probleme e plotësisht sipas rregullave dhe normave ligjore.

    Sipas një njoftimit për media, thuhet se të punësuarit grevistë janë edhe më të vendosur në të drejtën e tyre e sidomos pas kërcënimeve aspak të mira dhe rrënuese për demokracinë.

    Ata kanë njoftuar se tërheqja nga greva nuk do të ndodhë.“Ndërhyrja e Partnerit Social – Qeverisë në rrjedhën e grevës është joligjore dhe këtë do të duhej ta di mirë Partneri ynë Social – Qeveria. Është ligji ai që të punësuarit grevist ia jep këtë të drejtë e cila nuk duhet t’i cenohet e as që mund t’i cenohet dhe as t’i merret nga askush e aq më pak nga Partneri ynë Social – Qeveria e cila e ka për detyrë t’i mbrojë dhe t’u dalë krah veprimeve ligjore duke e krijuar mjedisin e duhur dhe të shëndetshëm për funksionimin normal e ligjor të shoqërisë.

    Tërheqja nga greva nuk do të ndodhë e as që mund të ndodhë, se ashtë joligjore – dhe ligji për grevën detyron të punësuarin të bëhet grevist e të hidhet në grevë”, thuhet në njoftim.

    “Është ligji ai i cili të punësuarin e detyron të përdorë dhe të organizojë grevën si mjetin e fundit të presionit sindikal sa herë që dështojnë të gjitha përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit me mjete të tjera ligjore. Dhe të punësuarit grevistë i shtjerrën të gjitha mjetet e presionit sindikal dhe gjatë këtij rrugëtimi edhe u shpërfillën dhe nuk u morën e nuk u pranuan seriozisht kërkesat e tyre të arsyeshme e ligjore.

    Dhe po ligji është ai që mund t’i thërrasë në tërheqje të punësuarit grevistë, dhe kjo arrihet vetëm e vetëm atëherë kur Partnerët Social, këtë rast Qeveria dhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ulen në tavolinën e dialogimit social dhe e gjejnë zgjidhjen e duhur dhe rrugën e duhur për plotësimin e kërkesave të të punësuarve grevistë”.

    Tutje, nga BSPK thonë se si gjithherë e edhe tash është në pritje të hapjes së dialogut të mirëfilltë social midis Partnerëve Socialë ashtu si e do rregulli dhe si e thotë ligji.

  • Bashkimi i Sindikatave shpall grevë të përgjithshme nga 25 gushti

    Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka shpallur të enjten grevë të përgjithshme për shkak të mosrealizimit të kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës.Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, u shpreh se obligohen që të hyjnë në grevë.

    “Më 10 gusht 2022 BSPK-ja mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme me qëllim të sigurisë të situatës. BSPK-ja përsëri ndjeki të gjitha rrugët ligjore drejt realizimit të kërkesave por nuk ia doli të ulet me Qeverinë dhe të gjejmë një rrugë të duhur.

    Prandaj sot dua t’u informojë se ligji është që na obligon të hyjmë në grevë, mu ky është shkaku që sot po e shpallim grevën e përgjithshme për shkak të mos realizimit të kërkesave”, ka thënë Hykolli.