Tag: Burim Piraj

  • Biznesmeni Burim Piraj ia jep 1000 euro dhuratë çdo punëtori të tij që bëhet me fëmijë

    Biznesmeni Burim Piraj ia jep 1000 euro dhuratë çdo punëtori të tij që bëhet me fëmijë

    Kompania kosovare “Meka Hallall Food” me pronar biznesmenin Burim Piraj ka vendosur që ti dhuroj 1000 euro dhuratë për punëtorët e tij nëse lindin një fëmijë, 2000 euro nëse janë binjak.

    Këto janë shifrat që biznesmeni Burim Piraj i ka përmendur, duke thënë se çdo i punësuar i tij, që bëhet prind, nga sot e tutje, do të merr dhuratë të tillë.

    Ai tha se këtë shumë ata e marrin kur e tregojnë çertifikatën e lindjes së foshnjës.

    Kompani që duhet merret shembull.

    https://www.facebook.com/461952843863609/posts/pfbid0KDjGKZ6kadk7RyLy9QWQgn5NjTAVBAhqEr6q9rY6vjHmFJTDmzbmWcVP3RYc3wFHl/

  • Biznesmeni kosovar “shpërthen” pasi u kritikuan Kurti e Osmani për vizitën në Mitrovicë: Haram buka e Kosovës ju qoftë!

    Biznesmeni kosovar “shpërthen” pasi u kritikuan Kurti e Osmani për vizitën në Mitrovicë: Haram buka e Kosovës ju qoftë!

    Edhe biznesmeni i Kosovës Burim Piraj, ka reaguar pasi kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti dhe u.d së presidentes Vjosa Osmani, janë penguar dje në veri të Mitrovicës.

    Ai ka thënë se ky veprim u ka shkaktuar lumturi disave, që po tregojnë se Mitrovica është e ndarë.

    “Haram buka e Kosovës ju qoftë!”, ka thënë Piraj.

    Postimi i tij i plotë në Facebook:

    Shumë lumturi dje ju ka shkaktuar disave reagimi i minoritetit në veri kundër Presidentes dhe Kryetarit të VV-së duke na treguar se Mitrovica është e ndarë e nuk bën të provokohet etj.!

    Me kënd jeni ju more?

    Haram buka e Kosovës ju qoftë!