Tag: Çmimet

  • Caktohet çmimi i derivateve për 24 orët e ardhshme, lirohet pak njëra

    Caktohet çmimi i derivateve për 24 orët e ardhshme, lirohet pak njëra

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka caktuar tavanin e çmimeve për shitjen e derivateve për 24 orët e ardhshme.

    Sipas vendimin të publikuar në faqen zyrtare të MINT, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 70 centë, i benzinës 1 euro e 35 centë, derisa i gasit 76 centë.

    Krahasuar me çmimet e djeshme, benzina është liruar për 1 cent.

    Çmimet hyjnë në fuqi në ora 10:00 dhe do të jenë të vlefshme për 24 orët e ardhshme.

  • Rritja e çmimeve/ Trafiku Urban paralajmëron shtrenjtim të çmimit të biletave

    Ani pse do të rritet kapaciteti i autobusëve në ”Trafiku Urban”, këta të fundit kanë paralajmëruar ngritje të çmimeve të biletave.

    Nga kjo ndërmarrje kanë thënë për Front Online se biletat për udhëtarët do të ngritën për 0,10 cent më shumë.

    Sipas tyre, kjo rritje e biletave po vie pas ngritjeve të çmimeve të derivateve.

    “Se bashku me organet ekzekutive komunale jemi duke e analizuar gjendjen e krijuar pas ngritja se çmimit te derivateve si dhe kërkesën e BERZH për ngritje te çmimit te biletës nga 0.40 cent ne 0.50 cent”, thuhet në përgjigjen e Trafikut Urban.

    Nga “Trafiku Urban” kanë bërë të ditur se 51 autobusët që janë në dispozicion operojnë në 7 linja të ndryshme të kryeqytetit.

    “Ju njoftojmë se flota e autobusëve e “Trafiku Urban” është e përbërë prej 51 autobusëve dhe ofrojmë shërbim me kapacitet të plotë në 7 linja te përcaktuara me vendim nga komuna e Prishtinës. Ndërmarrja ka staf profesional dhe te mjaftueshme për ofrim të shërbimit sa më cilësor ndaj qytetarëve”, thuhet më tej në përgjigje.

    Stacionet e bllokuara nga taksitë ilegale, mungesa e shiritit për qarkullim të autobusëve janë disa nga sfidat kryesore të kësaj ndërmarrjeje.

  • Ministria publikon çmimet e lejuara të derivateve për sot dhe nesër

    Ministria publikon çmimet e lejuara të derivateve për sot dhe nesër

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivative për 48 orët e ardhshme.

    Siç njofton ministria, çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës është si në vijim.