Tag: Dardan Molliqaj

  • Pas dështimit në politikë, PSD-ja e Dardan Molliqajt mundohet të njëllos figuren e Albin Kurtit

    Pas dështimit në politikë, PSD-ja e Dardan Molliqajt mundohet të njëllos figuren e Albin Kurtit

    U larguan nga Lëvizja Vetëvendosje duke bër krijuar një grup parlamentarë nën ombrellën e pushtetit ti atëhershëm! U bënë pjes e PSD-së e cila dikur udhëhiqej nga Kaqusha Jashari, tani udhëheqin me këtë parti, garuan në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 duke bërë koalicion me AAK, por nuk arritën të marrin asnjë mandat, shkruan RilindjaShqiptare.

    Ish-anëtarët e LVV-së të udhëhequr nga Dardan Molliqaj po mundohen të rritin aktivitetet e PSD-së duke u munduar të njëllosin figuren e liderit të LVV-së Albin Kurti.

    Disa pjesëtarë të kësaj partie, në numër të vogël, pa përkrahjen e popullatës, përfshirë edhe kreun e saj, Dardan Molliqaj, janë parë duke vendosur një parullë me fytyrën e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, ku shkruhet ‘shporta e riciklimit’, e të cilat i vendosën në disa kontejnerë.

    Por në vendin ku po zhvillohet aksioni janë parë edhe forca të shumta të Policisë, të cilët kanë rrethuar objektin e Katedrales.

    Drilon Pireva, aktivistë i kësaj partie, tha se ardhja e Albin Kurtit në pushtet është e rrezikshme.

    Nga ajo që vrehet të këta aktivist pa elektorat, është frika, ardhja në pushtet e Albin Kurtit nga se më shumë ju përshtatet pushteti i deritashëm./RilindjaShqiptare

  • Arrestohet Dardan Molliqaj

    Arrestohet Dardan Molliqaj

    Përfaqësues të Partisë Socialdemokrate kanë protestuar sot para Stacionit të Policisë së Kosovës në qendër, duke shkruar në murin e këtij objekti “Për partitë tubime, për qytetarët dënime”.

    Me këtë rast ka pasur konfrontim ndërmjet aktivistëve të PSD-së dhe pjesëtarëve të policisë, të cilat kanë përfunduar me arrestime të disa aktivistëve të kësaj partie, numri saktë i të cilëve ende nuk dihet.

    Ndërkohë, në disa pamje të publikuara, shihet se është arrestuar në mënyrë të dhunshme kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj.

    Nol Nushi nga PSD ka thënë se nuk janë këtu për të protestuar kundër tubimeve politike, por për të protestuar kundër padrejtësisë që po u bëhen qytetarëve të Kosovës.

  • Molliqaj: Kurti s’kishte kurajo të më shikonte as në sy

    Molliqaj: Kurti s’kishte kurajo të më shikonte as në sy

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka treguar se a është përshëndetur me kryetarin e ish-partisë së tij, Albin Kurti.

    “Jemi takuar sa kemi qenë në Kuvend, por nuk kemi folur dhe gjithmonë me është shmangur duke e kapur telefonin. Që të jem i drejt dhe i saktë, as unë nuk do t’i flisja”, ka thënë Molliqaj në emisionin “Debat” të RTK-së.

    “S’mund t’i flas dikujt që e kam pas shumë të afërt e që ka bërë shumë akuza të pavërteta. Asnjëherë nuk kam thënë rrena për të, por i kam thënë se e ka gabim. Ju kam fol shumicës deputetëve të VV-së, jo të gjithëve. S’ka kuptim me dalë e me thonë je hajn e tani hajde po folim. Edhe nga ana ime është e kuptueshme që nuk i kam folur, por Kurti nuk e ka pasur kurajon të me shikojë as në sy”, ka thënë Molliqaj.