Tag: Dhunë familjare

  • Arrestohet gazetari Arben Ahmeti, dyshohet për dhunë në familje

    Gazetari Arben Ahmeti, njëherit drejtori i Kanal10 është arrestuar gjatë ditës së djeshme, nën dyshimet për dhunë në familje.

    Ahmeti është ndaluar për 48 orë, me vendim të Prokurorit, pasi dyshohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij, pas një konflikti verbal.

    Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Besnik Berisha, i cili deklaroi se nuk bëhet fjalë për dhunë siç është raportuar, por për një mosmarrëveshje verbale çasti e pa asnjë kontakt fizik.

  • Konflikt familjar në Isniq të Deçanit: Vjehrra ushtron dhunë ndaj nuses, përfundon në Polici

    Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.

    Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

    Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në Isniq të Deçanit, gjatë ditës së djeshme. Sinjali mëson se këtë herë në rast janë të përfshirë nusja dhe vjehrra, ku kjo e fundit është denoncuar nga gruaja e të birit për dhunë psikike.

    Viktima 25-vjeçare e ka denoncuar nënën e bashkëshortit për dhunë në familje, duke deklaruar se po i bën presion, duke i shkaktuar kështu shqetësim e frikë.

    Përballë kësaj situate, ajo ka vendosur të kërkojë ndihmë nga Policia duke e raportuar rastin.Denoncimi i viktimës ka aktivizuar Policinë, me ç’rast dy palët kanë dhënë deklaratat e tyre për motivet e rastit dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit, vjehrra 61-vjeçare është liruar.

  • Gruaja dhe djali i saj i mitur sulmohen fizikisht nga kunati i saj në Fushë-Kosovë

    Gruaja dhe djali i saj i mitur sulmohen fizikisht nga kunati i saj në Fushë-Kosovë

    Një grua nga Fushë-Kosova ka raportuar në Polici se nga kunati i saj janë sulmuar fizikisht ajo dhe djali i sajë i moshës 8 vjeçare.

    Ankuesja është dërguar për tretman mjekësor. Sipas raportit mjekësor lëndimet janë të natyrës së lehtë.

    I dyshuari është arrestuar me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

  • Dy djem rrahin nënën e tyre në Prishtinë

    Dy djem rrahin nënën e tyre në Prishtinë

    Një grua në Prishtinë është rrahur nga dy djemtë e saj.

    Policia tregon se mbrëmjen e16 korrikut ajo kërkoi ndihmë mjekësore. Ndërkohë që policia ka arrestuar të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

    “Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që e njëjta është sulmuar fizikisht nga dy djemtë e saj të dyshuarit meshkuj kosovarë. Njësia policore ka arrestuar të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. 

  • Gruaja në Prishtinë rreh vëllanë, motrën dhe të dashurin – i bën për spital

    Gruaja në Prishtinë rreh vëllanë, motrën dhe të dashurin – i bën për spital

    Ditën e shtunë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një grua me nënshtetësi të huaj në Prishtinë.

    E njëjta kishte rrahur vëllanë, motrën dhe të dashurin e saj, ndërkaq dy prej viktimave kanë pranuar tretman mjekësor.

    Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “Prishtinë 29.05.2021 – 07:50. Është arrestuar e dyshuara femër shqiptare me nënshtetësi të huaj, pasi që ka sulmuar fizikisht tre viktimat, vëllain, motrën dhe të dashurin e saj. Dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje” thuhet njoftim.