Tag: Diaspora

  • Linku në të cilin mund të regjistrohen diaspora nga Maqedonia e Veriut

    Linku në të cilin mund të regjistrohen diaspora nga Maqedonia e Veriut

    Anëtari i Këshillit Koordinues i Diasporës në Maqedoninë e Veriut, Lazim Destaani  i ka bërë thirrje mërgimtarëve nga Maqedonia e Veriut që të regjistrohen.

    Linku në të cilën qytetarët online mund të regjistrohen është si në vijim: 

    https://census.stat.gov.mk/al/.

    “Si anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës sonë, Ju bëj thirrje të gjithëve kudo që ndodheni jashtë vendit, me punë e aktivitete anekënd botës. Siç jeni në dijeni, tashmë gati dy dekada pas regjistrimit të fundit, nga data 1 mars ka nisur regjistrimi i popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa përfundon më 21 prill”, ka shkruar ai në facebook.

    Destani ka përmendur edhe rëndësinë e regjistrimit të mërgatës në Maqedoninë e Veriut.

    “Regjistrimi i popullatës së një vendi vërtet është një akt me karakter statistikor por bazuar në sistemin juridik e kushtetues që ka Maqedonia e Veriut, regjistrimi është shumë më shumë se thjesht statistikë. Sipas këtij sistemi, rezultatet e regjistrimit e përcaktojnë edhe bazën juridiko-kushtetuese për gjithçka që na takon si etni në këtë vend”, ka shkruar ai.

    Në janar të këtij viti Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi Ligjin për regjistrimin e popullsisë.

    Sipas Ligjit, regjistrimi i popullsisë do të realizohet në prill të këtij viti – 19 vjet nga regjistrimi i fundit, i realizuar në vitin 2002.

    Miratimit të Ligjit i parapriu debat i ashpër mes partive në pushtet dhe partisë opozitare maqedonase VMRO DPMNE, e cila pretendon se regjistrimi nuk do të tregojë numrin real të popullsisë, në veçanti përqindjen e shqiptarëve në shtet.

    Në bazë të regjistrimit të fundit, shqiptarët përbëjnë 25.17 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë dymilionëshe të Maqedonisë së Veriut.

  • Numërohen mbi 14 mijë vota nga diaspora, VV prin bindshëm

    Numërohen mbi 14 mijë vota nga diaspora, VV prin bindshëm

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me postë apo votave nga diaspora.

    Deri më tani janë numëruar 14 mijë e 133 vota nga rreth 56 mijë e 910 vota të aprovuara nga diaspora.

    Sipas të dhënave nga QNR (tabela e përditësuar rreth orës 17:30) rezultatet deri më tani janë si më poshtë:

    LVV – 10,322 vota

    LDK – 1,271 vota

    PDK – 1,241 vota

    AAK – 674 vota

    NISMA – 62 vota

    QNR po ashtu sot ka përfunduar numërimin 29 mijë e 940 votave me kusht.

  • Çfarë po ndodhë me KQZ-në? Refuzohen numër i madh i votave të diasporës

    Çfarë po ndodhë me KQZ-në? Refuzohen numër i madh i votave të diasporës

    Zëdhënësi e KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se deri më tani janë refuzuar mbi 20 mijë zarfe me fletëvotime nga jashtë, raporton GazetaBlic.

    Ai në një prononcim për gazetarë është shprehur se tani për tani janë duke u rinumëruar disa vendvotime, për të cilat ka vendosur KQZ, teksa ka shtuar se së shpejti pritet të nis edhe numërimi i votave me kush dhe ato nga jashtë.

    “Deri më tani janë rinumëruar rreth 88% e vendvotime nga 552 sa është numri i përgjithshëm i tyre. Sipas të dhënave preliminare, janë aprovuar rreth 53 mijë e 600 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar 20 mijë e 400 zarfe. Këto janë vetëm të dhëna preliminare, sepse shërbimi votues është duke rishikuar bazën e të dhënave nga ku do të kemi të shifra e sakta dhe përfundimtare të numrit të fletëvotime nga jashtë vendit të cilat do të numërohen këtu në QNR”, ka thënë Elezi./GazetaBlic

  • Kurteshi nga LVV: Kemi informata se në postat e Kosovës ka pako me vota nga diaspora, KQZ duhet t’i marr

    Kurteshi nga LVV: Kemi informata se në postat e Kosovës ka pako me vota nga diaspora, KQZ duhet t’i marr

    Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje kërkoi sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve sqarim rreth asaj se a ka ende në postat e Kosovës pako të supozuara me vota nga diaspora, në emër të KQZ.

    Ai tha se si është e mundur që këto pako nuk janë në KQZ, por në postat e Kosovës.

    “Nëse ka pako që ka ardh në emër të KQZ në postat e Kosovës, KQZ duhet t’i marr. A numërohen a jo ajo është çështje tjetër. Nuk është posta pronare, por KQZ është pronare e atyre pakove”.

    Kurteshi kërkoi të dijë pse KQZ nuk është e informuar për këtë çështje. Ne kemi marrë informata jashtë KQZ”, tha ai.

  • Masat e reja: Kushdo që vjen nga jashtë në Kosovë për të votuar duhet të ketë testin PCR

    Masat e reja: Kushdo që vjen nga jashtë në Kosovë për të votuar duhet të ketë testin PCR

    Shtetasit e Kosovës që jetojnë në vendet evropiane, e që cilësohen si vende me rrezik të lartë për përhapjen e COVID-19, dhe që tashmë janë nisur për të ardhur në vendlindje për të votuar për zgjedhjet e 14 shkurtit do t’u kërkohet testi PCR negativ për COVID-19 i bërë në 72 orët e fundit.

    Bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës, të marrë të enjten tri ditë para zgjedhjeve, përjashtim nga ky vendim bëjnë qytetarët që zotohen se do të largohen nga Kosova për tri orë. Po ashtu përjashtim bëjnë qytetarët e huaj si transportues profesionistë dhe ata që shfrytëzojnë Kosovën për rrugë transit.

    Ata që hyjnë në Kosovë e që nuk kanë testin COVID-19, duhet të vetizolohen për shtatë ditë. Përjashtim këtu bëjnë qytetarët që kanë dalë nga Kosova në 24 orët e fundit.

    Dje dhe sot janë publikuar video të shumta të mërgimtarëve që shihen duke udhëtuar drejt Kosovës për të dhënë votën për zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Masat e reja:

    Hyrjet e qytetarëve të huaj dhe vendorë në Kosovë

    Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.

    Përjashtim nga pika 1 më lartë bëjnë:

    Nëse qytetari i huaj hynë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohet nga Kosova brenda 3 ore përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda 3 ore;

    Qytetarët e huaj që punojnë si transportues profesionistë (vozitësit), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga Covid-19;

    Qytetarët e huaj që kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda 5 orësh;

    Diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familjarët e tyre;

    Të gjithë qytetarët e Kosovës (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër), gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë, në të kundërtën duhet të vetë-izolohen për 7 ditë.

    Përjashtim nga pika 3 më lartë bëjnë qytetarët e Kosovës (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër) që kanë dalë jashtë Kosovës në 24 orët e fundit.

  • Mediumi gjerman: Votat e diasporës në rrezik, KQZ me vendim tjetër kontravers

    Mediumi gjerman: Votat e diasporës në rrezik, KQZ me vendim tjetër kontravers

    Zgjedhjet parlamentare në Kosovë në 14 Shkurt qëndrojnë nën shenja të këqija. Komisioni Qëndror Zgjedhor me sa duket nuk dëshiron të lejojë tre lista partie të votohen, sepse dhjetëra anëtarë janë dënuar nga gjykatat për vepra të ndryshme në të kaluarën. Midis tyre është ish-Kryeministri Albin Kurti i partisë së majtë Vetëvendosje, i cili hodhi një gaz lotsjellës në parlament në vitin 2018, shkruan mediumi gjerman “taz.de”.

    Komisioni Zgjedhor mori një vendim tjetër kontravers në lidhje me regjistrimin e shtetasve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit. Atyre nuk iu duhet më vetëm të plotësojnë një formular regjistrimi brenda dhjetë ditësh dhe të verifikonin identitetin e tyre me dokumente – një sfidë vetëm për një kohë të shkurtër , por ata gjithashtu duhej të prisnin me durim për një telefonatë nga autoritetet, për t’u verifikuar.

    Kryetarja e Komisionit Zgjedhor, Valdete Daka foli për një maksimum prej tre telefonatash. Nëse e humbisni, ju humbni votën tuaj.

    Kjo rregullore e re ka krijuar konfuzion në diasporë. Si synojnë autoritetet e përhershme ta përballojnë një përpjekje të tillë për sa i përket personelit dhe teknologjisë? Si duhet të vazhdojnë thirrjet në zona të ndryshme kohore dhe pengesat e mundshme gjuhësore? Dhe a mund të telefononi përsëri? Presidentja e tanishme, Vjosa Osmani, gjithashtu kritikoi procedurën si një “shkelje flagrante” të së drejtës për të votuar, shkruan taz.de.

    Diaspora peshon

    Me vetëm 1.9 milion banorë në vend, afërsisht 800,000 shqiptarë të Kosovës jashtë vendit luajnë një rol kryesor në zgjedhje. Në zgjedhjet e vitit 2019, diaspora kryesisht votoi për Kurtin dhe Vetëvendosjen dhe e ndihmoi atë të fitonte. Në sondazhet e tanishme, partia është përpara, por ka të ngjarë të mbështetet në votat nga diaspora.

    Zgjedhjet e reja u caktuan sepse Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur qeverinë e vjetër të paligjshme. Kur Kurti u shkarkua gjatë votimit të mosbesimit, një prej deputetëve nuk kishte të drejtë të votojë për shkak të një dënimi të mëparshëm.

    Me gjithë këtë konfuzion tashmë është duke u bërë e qartë se humbësit në zgjedhje nuk do të njohin rezultatin dhe se Kosova, e cila po lufton për një udhëheqje të qëndrueshme që nga viti 2019, nuk do të kthehet në një situatë të rregullt politike së shpejti. Ka probleme të ngutshme me pandeminë korona, korrupsionin, papunësinë dhe emigracionin masiv./Taz.de

  • PZAP i kthen përgjigjje Lëvizjes Vetëvendosje, për votimin nga Diaspora

    PZAP i kthen përgjigjje Lëvizjes Vetëvendosje, për votimin nga Diaspora

    Paneli për Ankesa dhe Parashtresa ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, për mënyrën e votimit nga personat e regjistruar jashtë Kosovës, shkruan Gazeta Blic.

  • Ekskluzive/ KQZ me rregulla të reja për Diasporën: Secili mërgimtar që nuk përgjigjet në telefon, nuk i lejohet votimi

    Ekskluzive/ KQZ me rregulla të reja për Diasporën: Secili mërgimtar që nuk përgjigjet në telefon, nuk i lejohet votimi

    Komisioni Qendror Zgjedhor, ka marrë vendim për verifikimin e të gjithë votuesve nga Diaspora, që aplikojnë për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e 14 shkurtit, në Kosovë, shkruan Gazeta Blic.

    Në vendimin e KQZ-së, që ekskluzivisht e ka siguruar Gazeta Blic, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të kontaktojë prej telefonit të gjithë mërgimtarët që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues.

    Secili mërgimtar që nuk lajmërohet në telefon, atëherë ai nuk do të ketë të drejtë që të votojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Ky është vendimi i plotë KQZ-së: